Rama i "shtrin dorën" sërish Bashës, për një pakt kombëtar

11 Dhjetor 2017, 09:39Politika TEMA
Rama i "shtrin dorën" sërish Bashës, për një

Kryeministri Edi Rama, i ka shtrirë sërish dorën e bashkëpunimit opozitës, për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Rama ka thënë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, se ata i kanë votat për ta zgjedhur të vetëm kryeprokurorin e përkohshëm, por duan që të përfshijnë në këtë process edhe opozitës.

Ai tha se mazhoranca kërkon një pakt me opozitën edhe për çeljen e negociatave me BE-në, dhe zgjedhja e një kryeprokurori me konsensus do ishte një shtysë e fortë në këtë drejtim.

Baza ligjore për kryeprokurorin është e qartë, por për fat të keq ka krijuar sërish një situatë moskuptimi me opozitën, ose nga ana e opozitës, të cilës unë përfitoj nga rasti t’i drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar të prokurorit të përkohshëm.

Ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu siç kishim mundësinë dhe të drejtën që të hynim në zgjedhje pa i shtrrirë dorën në mënyrë të vazhdueshme opozitës.

Nuk e shfrytëzuam atë mundësi në emër të diçkaje më të madhe, që është interesi kombëtar dhe interesi publik.

Sot, përsëri jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentit, jo me qëllime të tjera, përpos qëllimit strategjik të vendit tone, që është në radhë të parë i materializuar në çeljen e negociatave me BE.

Ky është një moment kur nëse ka vullnet, largpamësi, jo vetëm nga ne por edhe nga opozita, ne mund ta shfrytëzojmë si një pikënisje të një procesi bashkëpunimi për të garantuar se Shqipëria, përfaqësuesit e popullit shqiptar, në shumicë dhe opozitë, do bëjnë për Shqipërinë gjithçka kanë në dorë për çeljen e negociatave me BE.

Jemi më afër se asnjëherë çeljes së negociatave për anëtarësim”, u shpreh Rama.

Kryeministri ndërkohë informoi deputetët dhe për takimet që pati në Bruksel.

6-mujori i parë i vitit që po hyn do të jetë vendimtar për këtë vendim historik që i jep vendit tonë mundësinë të futet në një korsi të re në rrugën e anëtarësimit në BE.

Ne morëm vlerësime shumë inkurajuese, lidhur me ecurinë e vendit tonë në të pesë drejtimet e përcaktuara nga Komisioni Europian si prioritete kyçe për Shqipërinë.

Pa diskutim që edhe fillimi i procesit të vettingut me krijimin e institucioneve që do të kryejnë vettingun dhe nisja e zbatimit të ligjit të vettingut, janë një kusht tanimë i plotësuar, që në ecurinë e muajve në vijim do japin pa dyshim rezultatet e para të nevojshme për të shtyrë jo vetëm zbatimin e reformës historike në drejtësi, po dhe vendeve anëtarë të BE drejt një vendimmarrje pozitive”, tha Rama. (TemA)

16 komente në “Rama i “shtrin dorën” sërish Bashës, për një pakt kombëtar”

  1. ela says:

    o i paafte ,patjetr duhet te besh kompromis ne kuriz te socialisteve per kariken tende/ o beje punen o ik

    1. Kujtim Pushka says:

      RAMES I DUHET tjashtrij Doren edhenjehere dhe pastaj tabej vet
      PD kjoeshte

  2. Don says:

    Rama mos e dridh tani sepse opozita nuk e do reformen ne drejtesi sepse eshte e zhytur keq ne vjedhje dhe vrasje. Ne se ti kerkon sebepe per ta shtyre kete proces tani qe i ke votat, populli do te japi nje shqelm te madh qe do perfundosh ne gropen e Saliut bashke me Lulin. Ne shyqyr na erdhi kjo dite ti japim shtyse drejtesise ti kerkon ta sabotosh tash kur e mbeshtet BE dhe USA.

  3. ? says:

    Edo nuk ta dham votën që të bosh pazare me Lulen Po luje sumën ne jepi drjetim muhabetit se i ke të gjitha kushtet

  4. Samiu says:

    O Rama o intrigant po nderkombetaret i vune vulen dhe te thane qe zgjidh k/prokurorin e perkohshem me shumice te thjeshte. Ketu nuk eshte se mungon ligji apo arsyeja por sepse opozita e hajduteve dhe krimineleve nuk e do absolutisht kete reforme. E fute dallaverin tani qe gjithshka eshte e qarte dhe e mbaruar. BE dhe USA nuk e duan voten e opozites sepse u lodhen dhe u fyen nga Saliu dhe Luli.

  5. Shpati says:

    zoti, kryeminister.Te kuptoj perpjekjen tende, per ti shtrire doren opozites,,ne emer te stabilitetit vendit dhe per tu afruar, me Europen,por, kjo oferte i behet, nje opozitenkombetare, dhe jo antikomtare..E bete nje gabim trashanik, kur aprovuat ligjet kushtetuese, per drejtesine, duke i dhene akses te barabarte, ne vendimarje opozites.Do ta shikoni, sec pasoja do keni per kete gabim..Zbatoni ligjet qe te afron kushtetuta i dashur,e mos na u hiq, si lider,i math ne syte e Europes..Apo keni qef akoma te te ncjerin bojen ne sallen e Parlamentit, Berisha Luli e Mona..
    Po i ngjan Nanos.qe e rasi ne burk Berisha, e kur doli i lepiu bythen..
    Ka te trejte NGjela kur thote, se Rama ben sikur seshte me Saline, dhe te ve ne krye ty si i koruptuar..Nese ti mendon qe prokiuroret dhe gjykatesit, jane te koruptuar,dhe jane vendosur Nga sala dhe Iliri, atehere, cpret,?Mos do qe edhe kete here ta zgjedhin ata, por me kusht qe te quhet, Adriatik 2..Populli nuk i kupton politikat e medhaja qe ke ne mendje ti..Ata duan qe te luftosh korupsionin.Timonin e ke vete, pse dashke ta drejtosh me Salen dhe Ilirin prapr..

  6. sina says:

    Rama,mos e dridh!
    Vazhdo, ose NOSH!?

  7. mmoisiu says:

    Po cfare bashkpunimi kerkon ti nga opozita ,po kush te ka kushtuar vemendje ty a ishe dakort apo nuk ishe kur i zgjidhte vete Sali qenefi kryeprokuroret ? Po ti kerkon te fshihesh pas Lulushes qe te zgjidhni nje pleh tjeter si Llall dhe te thuash per kete ishte dakort Luli ,per tjeter nuk pranonte, more Ed qelbesira sic te theret Sala se si duket e meritonke kete epitet !

  8. Alban Hamzai says:

    Rama I shtrin doren opozites per te dale perseri me ndihmen e opozites nga bataku ku eshte zhytur .Doren qe I dha opozita per zgjedhjet e 21 qershorit ,Rama e kafshoi duke blere mbi 20%te votave me parate e droges .Keshtu do te beje edhe kesaj here ,te dale nga bataku me ndihmen e opozites dhe pastaj te kafshoje perseri doren qe e ndihmon . Ju lutem botoni komentin tim!

    1. Admin TEMA says:

      @Alban Hamzai….
      Nuk eshte e nevojshme qe pas cdo komenti te shtoni : “Ju lutem botoni komentin tim” . Mjafton t´i permbaheni temes se artikullit per te cilen komentoni dhe te zbatoni rregullat e etikes. Beqireve filogreke, nder te cilet beni pjese edhe ju, thjesht nuk do u botohen kementet.
      Faleminderit per mirekuptimin.
      Admin TEMA

  9. lola says:

    Edi Rama, tani që e ka “të gjithë tepsinë”, po na del frikacak e “sum-kapuç”, apo… këtu “luan” “diçka” tjetër…???!!!

  10. shqiptari nga Shqiperia says:

    Nuk eshte pakt kombetar , por deshifrohet si ndihme indirekte qe do ti japi Lulit perpara se te filloje uragani qe quhet vetting , te tille pakt beri dhe me Ilir Meten , Lili e kuptoi dhe e pranoi direkt dhe pa u menduar dy here . Kurse Luli nguroka , mesa duket Luli ka IQ te ulet dhe nuk e kupton qe po i shkel syrin Edi , dhe mos me thone te kunderten , kuptohet fare thjeshte dhe ashiqare qe kryeministri ben ceshte e mundur te pengoje vettingun .Po te qe Sali Berisha ne vend te tije , Edi do qe brenda me kohe ……… po te qe themi …..”.kurse Luli eshte pak tifoz i te menduarit ngadale , i punon truri ne minimum , dhe jo ne xhiro te shpejta “duhet tje thuash nje gje shume here …… si ai nxenesi i dobet , qe sado ia shpjegonte mesuesja , ai nuk e kuptonte , i thosh gjithe bota : dil nga cadra se le nam , po jo Luli atje si gipsy……..ne mes te cadres , cte thuash , pastaj ka pretendime te jete kryetar shteti ………jepi Luli mire e ke ………

  11. Jimi says:

    Eshte nje oferte shume e sinqerte dhe shume e deshirushme, e cile eshte e deshirushme jo vetem nga shqiptaret por edhe nga nderkombetaret, si edhe nje kusht i cili do ti jape nje impuls te ri politikes shqiptare. Dialogu ndermjet paleve eshte domosdoshmeri jetike dhe jo politika e konfrontimit, te cilen ne menyre sistematike qoftelargu e implementoj ne kete vend per t’na percare qe te sundonte lehtesisht dhe ja pame sherrin, prej 27 vitesh ai sundoi duke i ber gjemen ketij vendi. Ulja e paleve ne tavolinen e dialogut nuk do te thote koncension politike ne dem te interesave te vendit, por pershpejtim dhe zgjidhje optimale e problemeve te ngritura nga palet.

  12. drini says:

    dukesh me keto levizie qe ben te ka hyr frika ne palc se nuk shpegohet ndryshe . te githa levizjet e tua dhe ne vazhdim , ndarkombetaret I kan te parashikuar me pare ( as mos e vrit mendien per kete ) nje gje duhet te dij ky idjot (vendin gjeo-strategjik qe ne kemi) se nato dhe perendin nuk mund te disllokohen ne pasha liman karaborun e sazan pa pastruar kete vend mire , kete ky idioti e di mire se sa I domozdoshem eshte per rusin ky vend perball perendimit te disllokoj raketat me reze te ulet veprimi . e ke te kot o ram ziu vetingu do brhet sich esht parashikuar nga Europa sa me shum ta vonojn me keq do ta kene, Te tjeret qe do vijne me vone do meren qe nga shkolla skenderbey si dikur kur mereshin dhe beheshin oficera ,te fala nga fshati qivrym

  13. tonia says:

    Nuk duhet nxituar ne nxjerrjen e konkluzioneve radikale .Normalisht,kerkesa per opoziten qe te bashkepunoje per emerimin e Prokurorit te ri eshte krejte normale”.Topi” eshte tashti ne fushen e opozites.Nga qendrimi I saj per kete oferte (mendoj se do te jete nje budallallek I radhes) do te percaktohet qendrimi I metejshem I Qeverise,per te bere ate qe kerkohet e ashtu si duhet.Edi nuk e ka keq e nuk e ben kete se ka “frike”,;por per te treguar se opozita nuk eshte “armik” por jane vellezer shqiptare qe mendojne ndryshe per zgjidhjen e problemeve politike,ekonomike,sociale,kulturore etj te vendit.Si te tille ata nuk duhen “perjashtuar” nga e drejta e tyre.Nga menyra se si do t’a trajtoje kete problem opozita,varet edhe fati I saj si force politike ne syte e popullit shqiptar dhe te gjithe botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje