27 vjet PD, Berisha nostalgjik për të shkuarën: Ja çfarë të mirash kam bërë unë për Shqipërinë, Edvin Rama i ka bërë vendit gjëmën

11 Dhjetor 2017, 14:36Politika TEMA

Sali Berisha ka kujtuar 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha rendit të gjitha punët pozitive që sipas tij ka bërë gjatë qeverisjes.

Në këtë bilanc 27 vjeçar, Berisha “çuditërisht” ka harruar të përfshijë firmat piramidale, përplasjen civile në vitin 1997, tragjedinë e Gërdecit, 21 janari e të tjera ngjarje të kobshme për të cilat nuk është pyetur kurrë nga drejtësia shqiptare. Mbase ai i ka harruar, por Shqipëria jo.

Postimi i plotë

27 vjetori i themelimit te Partise Demokratike te Shqiperise!

Si sot 27 vite me pare, studentet e universiteteve te Tiranes, te udhehequr nga tribuni i lirise se shqiptareve Azem Hajdari se bashku me intelektuale te kryeqytetit dhe punetore e punonjes te sipermarrjeve te Tiranes, themeluan ne darke vone njeherazi pluralizmin politik dhe Partine Demokratik te Shqiperise, si partine e pare te vertet opozitare ne historine e vendit, bije direkte e levizjes studentore, revolucionit demokratik te dhjetorit 1990.

Partia Demokratike u themelua ne vendin e diktatures staliniste me te eger te Europes, regjimit te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, vendin e ndalimit me Kushtetute te lirive dhe te drejtave njerezore dhe te mbushur ne te kater anet me kampe shfarrosese dhe burgje vdejke, ne vendin e kulteve satanike te Enver Hoxhes, Stalinit dhe Leninit, ne vendin me te izoluar te botes, ne te cilin vetem gjate vitit 1990 u ekzekutuan ne kufij qindra te rinj, kufomat e te cileve te bera shoshe nga plumbat u zvarriten ne dhjetra raste ne sheshet dhe rruget e Shkodres, Sarandes, Gjirokastres, Korçes.

Partia Demokratike u themelua ne vendin e hiperkolektivizmit total, skllaverise shteterore dhe mjerimit me ekstrem. Vetem 204$ ishin te ardhurat vjetore per fryme te shqiptareve. Ajo u themelua ne vendin ne te cilin PPSH, partia shtet qe lindi ne vitin 1941 si parti dhe levizje serbe, jugosllave ne Tirane, kishte tradhetuar çeshtjen e kombit shqiptar te coptuar ne pese shtete ne aktin e padrejtesise me te madhe te Europes te shekullin te kaluar.

Misioni i PD, qe ne diten e themelimit te saj ishte permbysja e diktatures hoxhiste ne Shqiperi, mbrojtja e vendosur e interesit kombetar, vokacionit perendimor te kombit tone dhe integrimit europian te vendit, ndertimi i shtetit ligjor dhe garantimi i lirive dhe te drejtave te mohuara dhe ndaluara me Kushtetute, e te ardhmes se shqiptareve ne liri e prosperitet.

PD, ne permbushje te misionit te saj eshte partia qe permbysi diktaturen me te eger ne Europe. Me permbysjen e diktatures komuniste, PD hapi dyert e lirise per shqiptaret.

Qe ne javen e pare te themelimit te saj, PD shpalli para shqiptareve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, deri atehere te tradhetuara, si yllin e saj polar. Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira.

PD mbeshteti fuqishem dhe nderkombetarizoi ne samite te OSBE dhe OKB, ne bashkepunim me Lidhjen Demokratike dhe Presidentin Rugova, ceshtjen e Kosoves por edhe te shqiptareve te Maqedonise, Malit te Zi dhe kudo ne bote. Ajo ia doli te konfirmoje ne rezoluta te votuara me 2/3 ne OKB te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje. PD anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes.

Ajo hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, shtetit ligjor, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat, pronare te fermave te tyre.

Ajo gaboi me lejimin dhe mori te gjitha pergjegjesite per skemat piramidale dhe doli ne vitin 1997 ne opozite. Ne vitet 1997-2005, Partia Demokratike ndonese ne opozite por ia doli t’i jepte tonin jetes politike te vendit.

Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005, ne nje rast unik ne histori perzuri nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, firmosi dhe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, anetaresoi vendin ne NATO.

PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane me te famshmen “time is now”, Presidenti George W Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Qeveria e PD dha kontribut thelbesor ne njohjet nderkombetare te Kosoves.

Me reforma serioze e te gjithaneshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe u mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013, rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama.

PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit, ne 18 muaj, mbi nje mije bos dhe anetar te bandave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurt. Luftoi me vendosmeri korrupsionin duke u bere vendi i pare ne bote me prokurime dixhitale.

Ajo ndermorri reforma te thella ekonomike te suksesshme, si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %, ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10, pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per punedhenesin, ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1%.

Ne kuadrin e ketyre reformave u krijua “one stop shop” per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dite dhe 4 mije euro, ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro. U krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre. Te gjitha keto reforma, siç pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion.

Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%, numri i bizneseve u dy dhe tre-fishua. Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%. Gjate viteve 2008-2013 investimet e huaja arriten nga ne 1deri ne 1.4 miliard dollare. Te ardhurat buxhetore u dyfishuan. Kredite per ekonomine u rriten 6 here. Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi. Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lene mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.

Qeveria e PD rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulta. Ne projektin e saj “Per nje Shqiperi te zhvilluar”, qeveria e koaliciont te PD arriti te shkepuse Shqiperine nga grupi i vendeve me te ardhura te ulta dhe ta vendose ate ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta.

Te ndertoje dhe rindertoje ne mbare vendin mbi 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni. Ajo ndertoi Rrugen e Kombit, autostraden Tirane – Elbasan, ne te cilat vetem tunele jane 16 km, dhe dhjetra kilometra ura ne te gjithe vendin. Me kete infrastrukture moderne distanca kohore pothuaj e te gjitha zonave te vendit u shkurtua 2-3 here.

Te ndertoje dhe rindertoje 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh, 10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shendetesore dhe spitale.

U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores, Shengjinit. U ndertua terminali i aeroportit, dhe u dyfishua e u ndertua terminali i portit te Durresit si dhe u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha deri ne 50 mije ton.

Ne vitet 2005-2013 krahas infrastruktures, energjia ishte nje perparesi tjeter madhore e PD. “Shqiperia superfuqi e vogel e energjise se rinovueshme ne rajon” nga fundi i vitit 2007, e ne vazhdim, beri te mundur marrjen fund te nderprerjeve te energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite. Per here te pare pas 30 vitesh nderpreje, nisi ne Shqiperi ndertimi i hidrocentraleve te reja.

Ne kuadrin e kesaj strategjie qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, qe arrinin nje investim total prej mbi 5 miliard euo. Nga keto kontrata te nenshkruara kane perfunduar se ndertuari 110 HEC-e te reja, te cilat sot japin mbi 33% te konsumit vjetor te energjise, 77 te tjera jane ne ndertim e siper.

Po ne fushen e energjise ujore u arrit kontrata per ndertimin e Kaskades se Devollit, nje investim prej 800 milion euro nga kompania Statkraft, njeshi boteror ne kete fushe. Ky eshte investimi me i madh ne fushen e energjise ne vendin tone. Hec-i i Banjes ka perfunduar dhe punimet per te tjerat vazhdojne.

Ne kuadrin e startegjise energjitike, Shqiperia luajti nje rol qenesor ne realizimin e projektit, aktualisht me te madh energjitik te Europes, Gazsjellesit Trans – Adriatik, ndertimi i te cilit perfundon ne dy vitet e ardhshme. Shqiperia merr nje vend kyç ne fushen e energjise per rajonin dhe Europen.

Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD. Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe me politikat nxitese dhe reformat e thella u rrit ne 63% ne vitin 2012. Interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle, u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin, u ulen 3-5 here çmimiet e bisedave me celular, u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G.

Numri i studenteve u rrit nga 12 ne 50 per 1000 banore, 70% e maturanteve hynin ne Universitet. Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69% ne 86%. Ne zonat rurale u ndertuan rreth 8 mije km rruge, mbi 1 mije shkolla e kopshte, 630 ujsjellesa dhe kanalizime, qindra km kanale vaditese dhe kulluese. Qeveria ne 5 vitet e fundit subvencionoi 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor. Prodhimet bujqesore ne teresi u mbrojten, u ulen ndjeshem importet, u mbi dyfishua toka e punuar, eksportet bujqesore u rriten 2-3 here.

Numri i turisteve dhe vizitoreve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004, u rrit ne 4.7 milion ne vitin 2012.

Shqiperia ende nuk eshte vend i zhvilluar por ajo le mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine ametare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore.

Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen poshte kontraten me Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter. Respektova plotesisht vendimin e tyre dhe pa ndonje keqardhje te vecante mora vendimet e duhura.

Ne kater vite Edvin Kristaq Rama nuk ka mbajtur asnje premetim elektoral, nuk ka ulur por ka rritur taksat per 95% te shqiptareve, ngriu per tre vite rrogat e tyre, jo qe nuk krijoi 300 mije vende pune por largoi nga Shqiperia mbi 300 mije shqiptare, nga vetem 432 vete qe kerkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te marra se bashku.

Ne keto kater vite Edvin Kristaq Rama, pervec statusit te vendit kandidat, qe ishte rekomanduar dy vite me rradhe por qe e kishte bllokuar vet ai, vendi mbeti i bllokuar per hapjen e negociatave. Ai ne kater vite ne pushtet i ka bere vendit gjemen me te madhe pas Enver Hoxhes, duke e kthyer ne Kanabistan dhe protektorat krimi.

Ai ndertoi narko-shtetin dhe vendosi krimin ne te gjitha nivelet e pushtetit. Ne kater vite ka rritur borxhin ne 85% me 6.6 miliard euro investime, nuk ka ndertuar asnje km rruge te re, shkolle apo spital te ri por vetem zyra, fasada, pllaka ne sheshe dhe palma. Vetem ne tendera, dogana dhe tatime nga qeveritaret jane vjedhur mbi 1.2 miliard euro.

Ne keto vite tejet te renda, Partia Demokratike u angazhua me te gjithe potencialin e saj ne denoncimin para shqiptareve dhe botes te regjimit te narko-shtetit te vendosur ne Tirane. Ne garen e fundit elektorale, ne kushte tejet te pabarabarta, PD humbi zgjedhjet dhe pesoi nje tronditje te thelle dhe te pamerituar. Ajo sot qendron me e vendosur se kurre ne vazhdimin e misionit te saj te madh: permbysjen e narko-shtetit ne Shqiperi.

Me kete rast, dua te shpreh nderimin tim me te madh per te gjithe ata student, punetore, intelektuale qe themeluan me 11 dhjetor te vitit 1990, PD-ne, atyre qindra mijra miliona anetareve, drejtuesve, simptizanteve te saj, qe me mbeshtetjen e tyre shnderruan Partine Demokratike ne lokomotiven e zhvillimit dhe integrimit te Shqiperise ne NATO dhe Bashkimin Europian.

Gezuar mbare shqiptareve diten e themelimit te pluralizmit politik, partise se pare opozitare ne Shqiperi. Gezuar!!(TemA)

 

12 komente në “27 vjet PD, Berisha nostalgjik për të shkuarën: Ja çfarë të mirash kam bërë unë për Shqipërinë, Edvin Rama i ka bërë vendit gjëmën”

  1. luani says:

    Per te qare e per te qeshur

    1. korçari says:

      O Saleh ben mire qe varrin t’a kesh ne Beograd perkrah Esat Pashe Toptanit si antishqiptari me i urryer dhe qe i shkaktoi popullit shqiptar deme te pallogaritshme,ti duhet te japesh llogari per shkaterimin e shtetit,te ekonomise,te drejtesise,per vjedhjen e pasurive te ketij populli se bashku me tet bir dhe tet bije .Mallkimi i ketij populli te zente dhe qofsh gjalle t’a shikosh dhe shijosh.Propozoj sqe emri Saleh te ndalohet ne Shqiperi ashtu si emri i Hitlerit.

  2. Loreta says:

    Edi Rama, kryeministri me me reputacion ne radhet e kombit shqiptar, personaliteti i vetem ne fushen e politikes shqiptare i vleresuar nga faktori nderkombetar, njerriu i vetem nga Shqiperia i vleresuar :kryebashkiaku me i sukseseshem i Globit”, i vetmi nga shqiptaret me titullin me te larte te Frances “Komandant i Legjionit te Nderit”, i vetmi politikan shqiptar me numurin me te madh te takimeve me personalitetet e Botes, i vetmi udheheqes politik shqiptar qe shetit lireshem, shpesh edhe vetem pa antiplumb, qe shkon per te psonisur vetem ne markete, qe nuk ka vrare njeri, i vetem bashke me Pandeli Majkon qe gezojne popullaritetin me te madh ne Kosove e Trojet Shqiptare. I vetmi politikan me prejardhje nga familje te qyteteruara patriote qytetare disa brezash, i pari dhe i vetmi qe i ka sikterisur matrapazet mediatike qe jane mesuar te rrembejne copa te majme per ta paraqitur te veshur mbretin lakuriq, i pari politikan mashkull potent dhe i paperballueshem ndaj kujtdo e ne cdo rrethane, e te tjera, e te tjera

  3. ILIRET says:

    Ah mor Sali, mor Sali. Ti je fatkeqesia e shqiptareve. Te mos kishe qene ti, sot Shqiperia do te ishte si Zvicra.
    – Ja cfare ke bere ti me urdher te UDB -se:
    1-U vure ne krye te PD-se si perfaqesues i serbeve dhe borgjezise komuniste.
    2- Shkaterrove ekonomine dhe ushtrine Shqiptare.
    3- Shkaterrove institucionin e zgjedhjeve te lira me zgjedhjet e maijt 1996
    3- Fute firmat piramidale dhe i shkretove shqiptaret.
    4- I mbyte shqiptaret ne detin Adriatik dhe Jon.
    5- Furnizove me nafte avionet dhe tanket serbe per te vrare sa me shume kosovare. ( e ke pranuar edhe vete).
    6- luftove kunder UCK duke e quajtur terroriste dhe marksiste-leniniste. Lexo gazeten RD te vitit 1997- 1999
    7- Ju the kosovareve te mos shkojne ne konferencen e Rambujese, ku u vendos clirimi dhe pavaresia e Kosoves.
    8 – Arrestove dhe dhe burgose dhjetra ushtare te UCK, midis te cileve edhe heroin Adem Jashari dhe Hashim Thacin.
    9- I spiunove tek miqte e tu serbe kosovaret qe sterviteshin ne teritorin shqiptar. Sapo u kthyen ne kosove toga qe stervitej ne teritorin shqiptar u vra e gjitha.
    10- Ishe kunder bombardimeve te NATO-s mbi Beograd, sepse vritej populli i pafajshem serb. Kosovaret ishin fajtore. Lexo RD vitit 1999.
    11- Hodhe ne ere nje fshat te tere dhe vrave 31 banore, gra e femije.
    12- Vrave te 4 pafajshem qe benin sehir ne protesten e janarit 2011.
    13- Vodhe prona, privatizove bregdetin duke ja dhene djalit tend dhe shokeve te tij.
    13- Vodhe me ane te korrupsionit miliona euro nga rruget, duke i ndertuar jashte standarteve europiane.
    -SHENIM I RENDESISHEM :
    – NATO dhe VIZAT nuk na i dhe ti apo PD. Kushdo te ishte ne pushte, Shqiperia do te ishte pranuar ne NATO dhe do te ishin hequr vizat. Mos ishe ti ne krye te Malit te zi dhe Maqedonise qe u pranuan ne NATO dhe ju hoqen vizat? Kjo ishte politike europiane dhe amerikane.

  4. emigranti says:

    o zoti sali bej efendi cfare te mirrash i beri ti shqiperise i fute drogen , krimin , vjedhjen, shkaterove demokracine e enderuar nga shqiptaret, prostucionin e ktheve vendin nga europian ne afrikan. O sali e mbane mend filmin oktapodi keshtu dhe kjo pune te gjithe keto qe rrenjose ti eshte veshtire te zhduken

  5. Luan says:

    TI JE NJE PERBINDESH!

  6. albaniafirst says:

    ILIRET-krimi me i madh qe ka bere Sali kafsha ishte shitja e detit tek greket. Sipas fakteve te dala se fundi, vjedhja e shekullit qe eshte bere me kontratat e skanimeve ne portet apo pikat kufitare shqiptare, eshte maja e aizbergut te krimeve e korrupsioneve qe ai dhe familja e tij ka bere kundrejt popullit dhe vendit tone.
    Lista e te keqijave qe ka bere Saliu eshte e pafund. Ai meriton te varet per gjuhe mu ne mes te sheshit Skenderbej

  7. Boris Lani says:

    Prsh Iliret.As un as nje tjeter nuk ka cthot me shum per kete ndyresire qe quhet Sali Berisha. Rsp ILIRET Ky esht realiteti i ketij maloku te ndyre.

  8. demok says:

    Sali Berisha do t`u kujtoje shqiptareve kohet historike kur popujt shpellare te Azise ju versulen Europes se qyteteruar.Sali Berisha ne krye te “”ceceneve” qe solli me vete ne Tirane do te kujtohet si Atila huni,si sulltan zaptuesi.

  9. Fatosi-kosove says:

    Ato qe ti i ke vendit i ka bere edeh millosheviqi dhe soji yt ne kosove por edeh en shqiperi,rpandaj eshte e vertet se ti do mbahesh mend gjate tek shqiptaret por jo per te mire,kurse do te nderohesh nga lazarati,drogerashat,kriminelet,vrasesit dhe kriminelet e sojit shkop noka,alibeaj,salijani,basha,fazlliqi,micotakisi,dule,gruevski,por edhe nga millosheviqi dhe pasardhesit e tij,si shesheli,vuqiqi,drashkoviqi,putini,asafi e disa mutkriminel te sojit tend.

  10. Alban Dega says:

    Mendime me fakte

    PESHQ TE MEDHENJ APO KUCEDRA TE KRIMIT !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dosje e dosje …. e dosje permbi dosje

    Saimir Tahiri dhe dosja e tij qe po krijohet, zgjerohet jane bere kryefjala e politikes dhe medias shqiptare.
    Jane me qindra e qindra dosje te tjera shume me te renda qe shkojne deri ne kufijte e Hages.
    Jane dosje te renda qe shkojne deri ne shkelje ligjesh e konventash nderkombetare perfshi edhe ate te Gjeneves, deri ne kontrabande armesh e nafte per regjime terrori shteteror e genocidi si ai i Milloshevicit dhe i Ruandes me mbi nje milione viktima te viteve 1994- 1996!
    Dosje urdherash per perdorim Lendesh Helmuese Luftarake, LHL, e zhdukjeje ne mase si Napalmi kunder popullisese civile ne 97 me mbi 10 mije viktima te pafajshme , dosje si ajo e Gerdecit me mbi 26 te vrare e qindra te plagosur !
    Dosje si e Otrantos me mbi 60 viktima perfshi edhe femije e gra shtatezena qe perfunduan ne fundin e detit te human trafikut po aq ne mos edhe me i rrezikshem se narkotrafiku!
    Dosje narkotrafiku qeveritar te vertetetuara nga Republika e Lazaratit!
    Dosja e tokave te helmatisura te Porto Palermos te Argita, Shkelzen e Sali Fazlicit me vlere prej mbi 100 milione dollaresh investim i munguar
    Dosje kusarie me vlere gjysem miliarde dollaresh te Autostrades se Kusariese se Kombit nga Sali Berisha, Lulezim Basha e banda e tyre e kusareve,
    Dosja e plackitjes se arit dhe thesarit te Shtetit Shqiptar dhe 700 mije euro vetem nje faqe blloku me ze e me figure qe e ka pare gjithe Bota te Like Floririt
    Dosja e tradhetise kombetare dhe Atdheshitjes se Sali Berishes, Lulezim Bashes, Arben Imamit… me vlere multimilardeshe gazi e nafte me vendim te pakonstestueshem e perfundimtar, me vendim unanim te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise qe nuk u hap kurre dhe nuk u hetua kurre nga drejetsia e kapur nga Slai Berisha.
    Te gjithe shqiptaret e nderkombetaret flasin per “peshq te medhenj” te krimit kur para syve tane si ne Shqiperi edhe ne Kosove, si ne Maqedoni edhe ne Mal i Zi, e deri edhe ne Luginen e Presheves shohim e degjojme per korrupsion e vjedhje masive te djerses e mundit te shqiptareve nga politikanet shqiptare.

    Vidh miliona behesh milioner !

    Behet fjale per balena , per kucedra e dinosaure kusarie me ze e me figure, me dugaja e me saraje , me kala e vila multimilioneshe ne Gjirin e Lalezit e ne Farke, ne Shengjin e ne Vlore, ne Sarande e ne Velipoje, ne Ulqin e ne Kodren e Trimave , ne Oher e deri ne Dubai….
    Cfare peshqish te medhenj!?
    Behet fjale per kucedra te pangime me gjak e djerse shqiptaresh, me plackitje e padrejtesi pa fund qe kane krijuar nje hendek sa kanionet e Drinit midis nje populli te tere dhe nje grushti kriminelash me kollare e kemisha blu por pa asnje skrupull e frike nga ligji, te cilit ia kane mbyllur syte para ,krimeve te tyre dhe vendosur lupen per nje rrenje kanabis apo qindarka te vjedhur.
    Kesaj i thone vjedh qindarka e perfundon ne burg.
    Vjedh nje shtet e popull te tere e behesh multimilioner, kuceder qe sa me shume djerse e gjak shqiptari thith aq me shume i shtohet oreksi.
    Eshte nje gare midis ketyre kucedrave se kush grabit e vjedh, kush vret e pret e me shume , duke vrare se pari atdheun e kombin e vet .
    Cfare jane Shullazet e Prengat, Roshet e Berishat, Ismailet e Altin Dardhat para Sali Berishes e Lulezim Bashes, Fatmir Mediut e Ilir Metes, para Genc Pollos e Genc Rulit, para Monikes dhe Argites, para Shkelzenit e Fullanit !?
    Cironka!? Sherbetore me ose pa pagese per qerim hesapesh midis kucedrave te krimit politik e juridik, mediatik e jetik.
    Pikerisht keto kucedra kryekusare e kryekriminele pikerisht keta kryehajdute me ne krye Il Capo dei Capi Sali Baben e Lulezim Bashen, Fatmir Mediun e Ridvan Boden, Aleksander Frangajn qe nga nje karrocier perfundoi ne Cifligarin e latifondistin me te madh te Golemit ne saje te sherbimeve dhe reklamave te Klanit te tij per politiken e korruptuar.
    Jane pikerisht keto kucedra qe tundin nate e dite e japin leksione per dekriminalizimin deri edhe ne Washington e Bruksel.

    Kur kryehajdutet cirren kapeni hajdutin!

    Kryekriminelet me ze e me figure faqe shqiptareve e mbare Botes na bejne predikuesin dhe mesuesin, lektorin e profesorin e dekriminalizimit.
    Nuk behet fjale as per kriminele e as per kryekriminele ordinere,
    Behet fjale per kryekriminele ne krye te politikes shqiptare tash e 27 vjet .
    Behet fjale per kryekriminele ala Luigj i 14-te “Ligji jam une”
    Te gjtihe flasin per gjyqtare e kryegjyqtare, prokurore e kryeprokurore, per police e kryepolice te korruptuar e sherbetore krimi.
    Po nga na erdhen e si erdhen ata ne ato pozita!?
    Kush i emeroi e si i emeroi ata ne kycet e drejtesise dhe ligjzbatimit te tij.
    Kush konkuroi dhe kush fitoi.
    Konkuruan shume, shume.
    Fituan ata qe paguan me shume.
    Ka fakte pa fund se shume prokurore e gjyqtare kane fituar vendet qe kane ne baze te parimit ” kush paguan me shume” Keshillit te Larte te Drejtesise” qe kryesohet nga Presidenti i Republikes.
    Po Presidentet si u zgjodhen !?
    Te pakten dy presidentet e parafundit jane zgjedhur me vota deputetesh te blera deri ne 250 000 euro secili, me vota te trafikuara !
    Te pakten 300 gjyqtare e prokurore jane emeruar e graduar kundrejt pagesave prej 50 000 deri ne 500 000 euro sipas peshes se karrikes.

    Kush paguan me shume !

    Kur shitet e blihet posti i Presidenti te Republikes, kur shitet e blihet, vidhet vota e deputetit e per pasoje edhe deri tek kryeministri qe u be mode sidomos pas 26 majit 1996 merreni me mend se cka ndodhe me cdo karrike te atij shteti qe nga pastruesi e deri tek ministri !
    Politika eshte bere rruga dhe mjeti kryesor i pasurimit te shpejte edhe me shpejt se me narkotrafik, se me human trafik se me asnje lloj krimi tjeter.
    E keshtu krimi pjell krimin
    Pse !?
    Ku i ka marre parat prokurori ose gjykatesi, ose mesuesi, ose infermieri, ose mjeku ose…. kushdo per paguar ato shuma!?
    Si do ti rifitoje ato harxhime marramendese !
    Sigurisht duke shitur ligjin, drejtesine, mesuesine, shendetesine… jeten e popullit.
    Keshtu eshte krijuar xhironi i kusarise dhe krimit !
    Ndaj cdo reforme ne cfareolloj fushe te jetes ne Shqiperi nuk do te jete as e plote, as efektive, as a sukseshme po nuk e keput ky xhiron kryekrimi e korrupsioni, duke filluar nga politika fillimisht.
    Asnje Veting, asnje reforme nuk do te jete as e zbatueshme e aq me pak e sukseseshme pa jetesuar se pari Vetingun ne politiken shqiptare.
    Aty jane kucedrat e krimit dhe korrupsionit!
    Te tjerat shkojne deri tek peshkaqeni ose tuna jo me tej !
    Populli sheh e ndjen ne kurrizin e shpirtin e vet pasojat e krimeve te tyre pa fund kur i vjen thika te palca.
    Por kriminelet nuk kane skrupuj, nuk kane moral, nuk kane shpirt.

    Ne emer te popullit…!?

    Gjithe diten e naten flasin ne emrin e popullit .
    Gjithe gjykatesit e japin vendimet ne emer te popullit !
    Te gjitha poshtersite kunder popullit behen ne emer te popullit perderisa ky apo cilido popull do te votoje e mbeshtese politikane te tille kriminele!
    Ne mbare boten demokratike vendimet merren e jepen ne emer te popullit e per popullin.
    Por edhe kryekriminelet vrasin e presin, drogojne e tregtojne, shperdorojne e gjakosin popullin ne emer te popullit
    A ka ku te shkoje me tej cinizmi dhe krimi. Krim ndaj popullit ne emer te popullit!
    Krimi ndaj Atdheut te vet duke rrenuar, shitur Atdheun e vet haptazi.
    Institucionii me i larte i Drejtesise ne Shqiperi eshte Gjykata Kushtetuese!
    Gjykata Kushtetuese jep vendim anonim kunder atdheshitjes nga kryeatdheshitesi Sali Berisha per ceshtjen e Otrantos.
    Cfare ndodhe !?
    Pas 8 vjetesh ish- kryeministri Sali Berisha merr guximin te akuzoje e shpife kunder Gjykates Kushtetuese te emeruar nga maxhoranca e vet ai per shitblerje te saj !?
    Kryeprokurori Adriatik Palla qe ka detyre paresore mbrojtjen e zbatimin e kushtetutes se Shqiperise jo vetem hesht , por ben telallin e tij e te Lulezim Bashes.

    Bashkejetesa perfekte politike- krim !

    Bashke me kamikazet e Berishes ala Besim Hajdarmataj dhe prokruroren e Matit qe mbyll dosjen e CEZ-it kunder emeruesve te tij me kontrate.
    Ne vend te beje kryeavokatin e Shtetit Shqiptar ben kryeavokatin e krimit dhe Garden Pretoriane te politikes kriminale e atdheshitese te Sali Floririt dhe bandes se tyre te gangsteresve.
    Sali Berisha ben publike videot e prokurorit dhe kryeprokurorit te Lalles, Hajdarmataj per nje operacion kunder narkotrafikut duke e deshtuar ate.
    Kryeprokuhori Adriatik Lalla eshte i zene me pergatitjen e deklaratave ala PD lidhur me Saimir Tahirin ne vend te urdheronte arrestimin e menjehershem te vartesve te tij dhe Sali Berishes per shperdorim detyre dhe sabotimin e aksionit te policise.
    Shihni simbiozen, bashkejetesn perfekte midis krimit politik dhe juridik deri ku ka arritur !?
    Ne vend te beje kryeprokurorin, kryeavokatin e shtetit qe e paguan dhe ruan ben kryeprokuhorin e krimit dhe Garden Pretoriane te Bandes se Gangstereve dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te Kucedres se Vicidolit dhe Balenave te megakrimit megakorrupsionit te tyre !

    Veting nje minute e me pare !

    Jo vetem kaq por menjehere mbas mbylljes se Dosjes se CEZ-it gradon dhe transferon me ngritje ne detyre nga Burreli ne Tirane te prokuhores se kesaj Mafia vrastare e kusare.
    A ka ku te shkoje me lidhja, bashkepunimi, bashkejetesa midis politikes, antidrejtesise dhe krimit flagrant me vlera multimlioneshe te Sali Berishes, Ilir Metes dhe bandes se tyre te gangstereve !?
    Gjithe kjo bande gangsteresh politike e juridike, mediatike e familjare, e gjithe kjo Mafia kucedrash krimi jo vetem sjhqiptare eshte kapluar nga tmerri dhe paniku i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi e kan kthyer ceshtjen Tahiri ne flamurin e reckosur , ne fijen e kashtes per te shpetuar cfare mund te shpetojne prej gjemise se tyre te krimit qe po e do te mbytet nga dallget e Uraganit Veting qe me ne fund filloi nga veprimi.
    Nuk dua aspak te bej avokatin e Saimir Tahirit dhe te askujt tjeter. Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar… Secili mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e tij.
    Por cdo person eshte dhe supozohet te jete i pafajshem derisa fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore. Kjo eshte drejtesia! Askush nuk ka te drejte te beje gjykatesin aq me pak krygjykatesin suprem per cilindo qofte. Aq me pak dikush si Sali Berisha qe permend ore e cast kusherinjte e tij te peste apo te dhjete, kur pjella e tij politike dhe biologjike jane perfolur dhe hetuar deri edhe nga Komisione Ligjore te Kuvendit te Shqiperise per afera korruptive multimiloneshe, aq me pak kryekusari i 250 milione eurove te Autostrades se Kombit Lulezim Basha, qe shpetoi nga burgu i garantuar me procedura e raporte mjekesore fallco …. !!!
    Ndaj vetingu eshte nje urgjence kombetare!
    Pa Vetingun dhe zbatimin e Reformes ne Drejtesi, nje minute e me pare, asnje reforme e veting tjeter nuk do te kete sukses.
    Veting nje minute e me pare!
    Vraponi burra e gra , shqiptare e nderkombetare!
    Nuk ka kohe me prite!
    Sot, neser eshte e mund te jete teper vone !
    Vraponi burra nuk me prit eshte edhe Kushtrimi i Himnit tone Kombetar!
    Eshte thirrja e Shqiperise dhe kombit per ti prere te gjtiha kokat kesaj kucedre qe ka pllakosur Shqiperine e shqiptaret ! Sot!

  11. Selimi says:

    1. Nuk njohe pronen. Me pasoja katastrofike
    2.Shkaterrove fabrika e uzina. Miliarda dollar humbje dhe papunesi te perhershme.
    3.Me ligjinkorruptiv te letrave me vlere vodhet pasurine kombetare.
    4.Krijove 100 Parti me fondet e ketyre partive formale rruget ne Shqiperi do kishin perfunduar me kohe.
    5.Firmat piramidale i krijove per te vjedhur popullin. Pasojat katastrofike.
    Furnizove serbine me nafte,luftove kunder UCK.
    6/ Gerdeci dhe 21 janari me pasoja tragjike.
    7. Shqiperia do ishte pranuar ne Europe qe me 1996.Fajtori jeni ju. JENI ME I KORRUPTUARI NE SHQIPERI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje