Gjykata e Krimeve të Rënda “bllokon” Saimir Tahirin

12 Dhjetor 2017, 10:45Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndaluar Saimir Tahirin që të dalë jashtë Shqipërisë.

Ajo ka vendosur masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin e Brendshëm.

Kërkesa është bërë më herët nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është pranuar nga organi i gjykimit.

Masa e sigurimit për ndalimin e daljes jashtë vendit për Tahirin, është marrë në kuadër të hetimit për ish ministrin e Brendshëm.

Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i druheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave.

Por më pas në Gjykatë, prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë të lirë deputetin të lëvizë sipas dëshirës.

Ndërsa tani me sa duket kanë ndryshuar mendim!(TemA)

1 komente në “Gjykata e Krimeve të Rënda “bllokon” Saimir Tahirin”

  1. xx says:

    Na bere corbe.Tani,si eshte e verteta; E ndaluan te dali apo se ndaluan ,se titulli nuk sqaron.Edhe fjalen “”bllokon “”e ka vene ne thonjeza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje