Kryeprokurori i ri, zyrtarizohen dy kandidatura të tjera, ja 6 emrat që garojnë

12 Dhjetor 2017, 15:35Kronika TEMA

Teksa kanë mbetur edhe pak nga mbyllja e aplikimeve për Kryeprokurorin e përkohshëm, janë zyrtarizuar edhe dy kandidatura të tjera.

Personat e fundit  që kanë dorëzuar kandidaturën janë Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda, Granit Shahu, Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë dhe Ermira Tafan që aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit.

Ata kanë dorëzuar pak çaste më parë aplikimin e tyre në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë kanë zyrtarizuar kandidaturën për Kryeprokuror të përkohshëm, Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku.

Aplikimet për Prokuror të përkohshëm mbyllen sot në orën 18:00. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje