STUDIMI/ Çfarë po hamë? Mishi del me ngjyrues, gjalpi me vaj palme dhe qumështi me...

12 Dhjetor 2017, 13:37Sociale TEMA

Një studim i fundit i shoqatës Albanian Food Industry nxorri në pah se produktet që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona, në një pjesë të mirë të rasteve dështojnë në testet e sigurisë.

Të pakta janë ato ushqime të cilat nuk kanë shfaqur probleme dhe përmbushin standardet e kërkuara dhe kjo më shumë lidhet me frutat dhe lëngjet e tyre.

“Nga gjetjet rezulton se kategoria fruta-perime është 100% pa probleme dhe me parametra brenda normave europiane. Ky është një tregues pozitiv përsa i përket kësaj grup kategorie që tregon se fermerët apo kompanitë që merren me kultivimin e fruta perimeve janë të kujdesshëm në përdorimin e substancave gjatë mbjelljes, rritjes dhe kultivimit të tyre.

Përsa i përket kategorisë së lëngjeve të frutave, 100% e tyre rezultuan me nivelin e metaleve në përbërjen e tyre, brenda normave. Kjo tregon që prodhuesit janë të ndërgjegjshëm përsa i përket lëndëve të para, kushteve higjeno-sanitare në stabilimente, përbërësve dhe paketimit të kësaj kategorie” thuhet në studim

Mishi me ngjyrues

I njëjti studim mori në analizë produktet e kategorisë së mishit, ku të paktën 15 % e produkteve të analizuara rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale.

“Kjo tregon që kushtet higjeno sanitare në të cilin ruhet, transportohet apo përpunohet mishi nuk janë sipas parametrave të lejuar nga normat kombëtare dhe ndërkombëtare. 20% e tyre rezultoi me prezencë të mundshme të ngjyruesit E 120. Ky element shërben për ta bërë mishin të duket sa më i freskët” thuhet në studim.

Por pavarësisht elementëve të mësipërm duket se njëri nga kampionet e marrë për testim ka rezultuar pozitiv edhe ndaj salmonelës.

Vaj ulliri? Shitet si i tillë por nuk është në të vërtetë

“Përsa i përket vajrave të analizuar, parametrat e tyre rezultuan brenda normave për 80% të tyre. Për një nga vajrat e ullirit të testuar, rezultoi se parametrat e tij nuk përputhen me ato të vajit të ullirit, ekzaminimi spektrofotometrik dhe metilet e jashtme të acideve yndyrore rezultuan jashtë normave.

Përqindja e ulët e acidit oleik tregon se ky nuk është vaj ulliri. Kjo tregon që subjekti në kundërshtim me ligjin tregton një produkt që etiketa nuk përputhet me përmbajtjen” thuhet ne studim

Qumështi me aflatoksinë dhe gjalpi me vaj palme

Në analizë janë marrë qumështi dhe nënproduktet e tij ku nga 8 produkte dhe nënprodukte të dy prej tyre (25 %) rezultuan me aflatoksinë, (një nga produktet e qumështit të testuar dhe një nga produktet e kosit). “Alflatoksina M1 gjendet tek produktet e bulmetit dhe është një nga toksinat më të rrezikshme që ekzistojnë [10]. Ajo mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë dhe kancer që rezulton nga aktivizimi i P450 në epoksid i cili prek 28 ADN [9].

Ndërsa qumështi i fshatit i tregtuar në bidon 1.5 kg rezultoi me ngarkesë të lartë mikrobiale. Kjo tregon që procesi i mjeljes, transportit paketimit, dhe/ose ruajtjes nuk i respekton parametrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Një nga produktet e gjalpit me sasi të acidit oleic më të lartë se normat e lejuara ndërsa një nga produktet e djathit me sasi të acidit palmitic më të lartë se normat e lejuara. Kjo tregon që subjekti në kundërshtim me nenin 36 të ligjit të ushqimit nuk tregon përbërësin ‘vaj palme’ në etiketë. Produktet e tjera nuk paraqesin probleme” nënvizon studimi.

I njëjti publikim nënvizon rolin që kanë institucionet që kontrollojnë zinxhirin ushqimor i cili shfaq problematika që lidhen nga mbivendosja e kompetencave tek mangësitë ligjore si dhe njohuritë e cunguara të stafeve që vijnë si efekt i paqëndrueshmërisë së tyre në detyrë nga lëvizjet e shpeshta.

Në fund studimi rekomandon edhe disa masa që mund të merren për të përmirësuar sigurinë ushqimore. (Monitor)

12 komente në “STUDIMI/ Çfarë po hamë? Mishi del me ngjyrues, gjalpi me vaj palme dhe qumështi me…”

  1. Skënder says:

    Po ça prisni ju more shoqata të kazanit, kryetari ynë i ndritur ka vetëm 4 vjet e gjysëm në pushtet nuk mund të na sigurojë nga të tëra edhe spitalet pa ilaçe, kanabisi, përmbytjet,hajdutët e kocesioneve etj…tani doni dhe sigurinë ushqimore. Boll more ju dhe media e kazanit që ju publikon studimet e leshit.
    Pritni dhe nja 8 vite të tjera pastaj flisni more të pacipë.

    1. Edkari says:

      qeveria dale boje

  2. mirel says:

    Kanceri ne shitje per te gjithe. Populli blen.

  3. enter"" says:

    Atehere lexoni me kujdes:

    Ne ameriqine tuaj te dashur qe shkoni me kaq gezim duke aplikuar per llotari mishi ne supermerkato eshte me ngjyrues te kuq. Mishi I derrit permban nje substance e cila injektohet derrave qe mishi I tyre te jete me sa me pak dhjam. KJo substance eshte kategorikisht e ndaluar ne BE.
    Qumeshti ne supermerkato eshte I holluar me uje, dhe I pompuar artificialisht me vitamin A dhe D. PLus qe qumeshti permban shume hormone dhe antibiotike.
    Ne amerike 80% e vajit te ullirit eshte fallco ose I perzier me vajra te tjera. Ekziston nje marke Bertollucci e cila eshte e dalluar per shitje vaji ulliri jo original.
    Vaji I palmes eshte nje perberes qe e gjen ne shume produkte te embla qe shiten ne ameriqine tuaj te dashur.

    Ndaj mos u shokoni shume, ose mos beni sikur nuk I dinit

    1. Sit back and relaks says:

      You get what you pay

  4. Juli says:

    Po pse o derra !!? Edi i ngjyros me boje mishin apo ato hilet e tjera!!!!!!! Ju o derra me fytyrë njëriu i bani ato . Te gjithe jeni maskarenj qe ja fusin njëri tjetrit. Secili me mënyrën e vet . Dhe akuzoni shtetin.
    A ka nxjerr ligj gjë Edi , që ju ti ngjyrosni psh ?

  5. sapa says:

    Faktori kryesor Njeriu ka degraduar keto 27 vjet dhe nuk ekziston asnje shprese per tu bere ky vend.
    Respektohet vetem ai qe ben para(ska rendesi se ku eshte burimi)kurse njeriu qe punon me djerse nuk shikohet me sy.
    Hajduteria dhe korrupsjoni ka pushtuar jeten shqiptare qe nga presidenti i republikes e deri tek njeriu me i thjeshte.Cdo shqiptar kur ngrihet ne mengjes mendon vetem si te vjedhe dhe te shtoje pasurine me cdo mjet dhe menyre.Askush nuk duhet te cuditet qe nga kjo shoqeri shqiptare dalin te tilla produkte ushqimore sepse jane frutet e saj.

  6. hj says:

    Po si mund te plotesohet kerkesa boterore me mish nese vici nuk rritet Brenda 2 muajve . mbi 2 miliard njerez konsumojne te pakten 3 here ne jave mish, ka NGA ATA edhe me shume. Me pare haej mish 1 here ne jave apo edhe 1 here ne muaj ne disa vende. Vetem McDonald kushedi sa vica ther ne dite. Rritje e kerkeses zvogelim i cilesise.

  7. Jeta says:

    Dolen ripjerdhsat ne mbrojtje te Rame gomarit???? sa manalla qe jeni. Po Rama ishte loka more jeziter. ????

  8. Alo says:

    A e doni plot tavolinen? Tani na befshin mire.

  9. spartaku says:

    Dikur,fshatari e piqete buken e misrit ne furre,dhe kur e nxirte e hante te ngrohet, me gjalp e djathe perzier,qe te kenaqete shpirtin.Nuk semureshin njezit ne ate kohe,se nuk kishte te tilla maskarelleqe qe i bejne sot ushqimit.Ishte ç’do gje bio dhe shume e paster.Sot nuk imagjinohet.E ka mare ne dore boten djalli dhe po bene ç’te doje me ate.

  10. shvejku says:

    O popull!
    Doje kapitalizem,?
    Ta gezosh se keto ka kapitalizmi!
    Ti ha mish,por merr kancerin!
    Ti ha buke,por merr kancerin!
    Ti ha mut….ha ha ha ha haaaaaa!
    Me mire hani mut,se sa mish dhe buke kancerogjene!
    Shajeni sa te doni socializmin,por atehere kishte shtet prej verteti dhe ushqimet ishin BIO!
    Tani llapni sa te doni,por jo vetem nuk te degjon njeri,por te ushqen me kancer,qe te shkojme sa me pare ne varr duke qeshur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje