SHKRESA/ Lindita Nikolla i jep të drejtë dekanit të Historisë: U zgjodh në mënyrë të ligjshme

12 Dhjetor 2017, 11:11Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Lindita Nikolla i është përgjigjur menjëherë shqetësimit të kandidatit fitues për dekan të Fakultetit të Historisë, Sabri Laçi, duke njohur të ligjshme zgjedhjet e zhvilluara para pak ditësh.

Në një shkresë drejtuar Malinda Ketës, kryetares të Komitetit Institucional të Zgjedhjeve, ministrja Lindita Nikolla thekson se rezultati i zgjedhjeve në Fakultetin e Histori- Filologjisë është në përputhje me rregulloren dhe është i ligjshëm.

Me këtë shkresë të siguruar nga TemA, njihet fitorja e pedagogut Sabri Laçi për dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Profesor Laçi, në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla, akuzon organizatorët e zgjedhjeve në fakultet se po tentojnë të përmbysin rezultatin, duke rinumëruar votat dhe kryer përllogaritjen kundër ligjit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje