Kur ishte fëmijë, në qytetin e tij të Durrësit, i shihte me admirim makinat e udhëheqjes që rreshtoheshin para Vollgës.
Nuk mund t’u afrohej pasi nuk lejohej nga shoqëruesit dhe as nga shoferët, që i mbanin të pastra dhe përkujdeseshin që të shkëlqenin gjatë gjithë kohës.
Ndoshta aty lindi dëshira e parë për to, që më pas u kthye në hobi. 30 vjet më vonë Klodjan Kapiti është pronar i
disa makinave të tilla, që kanë historinë e tij të fëmijërisë, por dhe shumë histori të Shqipërisë.
Më “e çmuara” ndër to është një ‘Volvo 164’, prodhim i vitit 1964, që ishte në përdorim nga gruaja e Hoxhës, Nexhmija.
E njëjta makinë i është vënë në dispozicion edhe Nënë Terezës, kur vizitoi Shqipërinë në vitin 1989. (Politiko.al)
Vallahi kokelsionist qe i len makinat t i muloje pluhuri nuk kisha pa. Koleksionistat i mbajne automjetet njesoj si çunin e vetem
@Auto: Ma hoqe fjalen nga goja….
Paske blere nje grumbull hekurishtesh. Ai mercedesi SEL 500 eshte blere nga ambasadat e huaja ne Algjeri. Ne andej i merrnim makinat. duket qe ka edhe vendin ku vendosej flamuri. Volvo si ajo ne Shqiperi ka patur disa madje dhe drejtorat e disa ndermarrjeve ne qytete te ndryshme
Ky fshatari i Durresit se ka idene perse flet. Ajo eshte Volvo 164 dhe ka hyre ne prodhim 1969-1973 dhe jo e vitin 1964. Jane prodhuar 49.400 cope dhe jo 1000 sikunder thote ky bolja. Kaq