Kriteret për juristin e KLP-së nga shoqëria civile, shumë të vështira për t'u përmbushur

10 Dhjetor 2017, 19:22Sociale TEMA

Bllokimi i konstituimit  të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkak të mungesës së kandidaturave nag shoqëria civile, duket se vjen edhe si pasojë e kritereve të forta të vendosura.

Sipas drejtueses ekzekutive të Komitetit të Helsinkit, Erida Skëndaj, kërkesat për jurist që janë vendosur në këtë drejtim janë shumë vështirë që të arrihen nga kandidatët.

Sipas saj një pjesë e mirë e kërkesave të vendosura janë përmbushur, por nuk është arritur p.sh përfshirja për pesë vite në shoqërinë civile.

Kjo ka ndodhur në katër raundet e zhvilluara në disa qytete të ndryshme, ndonëse sipas Skëndajt ka patur interes.

“Janë bërë sesione të shumta informimi…Më e mira do të ishte që kur këto kritere u vendosën në ligj të bëhej një studim dhe të shikohej nëse kishte realisht kontigjent të mjaftueshëm në shoqërinë civile që plotësonin në mënyrë kumulative ato kritere që diskutoheshin gjatë procesit draftues”, thotë ajo në një prononcim për TemA TV.

4 komente në “Kriteret për juristin e KLP-së nga shoqëria civile, shumë të vështira për t’u përmbushur”

  1. vaso says:

    Si gjithmone, qiqra ne hell.

  2. I papami says:

    Perse duhen keto kritere kaq te veshtira? Edi Rama sdi te beje asgje dhe eshte kryeminister

  3. Lili says:

    Po pikerisht per qete qillim vendosen keto kriter qe vetem njerezet e tyre te zgedhen e pikerisht askkush nga shoqeria civile…

  4. arberidr. says:

    Dikuj ja kerkojn.
    Per dike thon I plotion kriteret
    Tituj. E grad shkencore beharberien per pes minute.
    Arberi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje