Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, i cili ishte kandidat për postin e dekanit të fakultetit dhe u shpall fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga Komisioni i Zgjedhjeve në FHF, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikolla, me një letër ku thuhet se duhet të vihen në dijeni “të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, të cilat mendoj se kanë rëndësi jo vetëm për fakultetin tonë, por për gjithë sistemin universitar”.
Duhet thënë se Laçi është përballur me një garë të egër, ku përfshihen edhe interesa politike.
Ai u luftua nga Dhori Kule, Valentina Duka, të cilët duan të kenë përjetësisht monopolin në Universitetin e Tiranës.
Kandidatja humbëse përballë Laçit, është një shërbëtore e tyre, Luçiano Boçit, Albana Vokshit dhe familjes Malltezi.
Laçi nuk përmend emra, por këto bëhen me dije nga pranë gazetës TemA.
Më poshtë është letra e plotë e Laçit:
Letër drejtuar Ministres së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë
Znj. Lindita Nikolla
Për dijeni zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
E nderuar Zonja Ministre,
Unë që po ju shkruaj jam Sabri Laçi, profesor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, kandidat për postin e dekanit të fakultetit, i shpallur fitues pas përmbylljes së numërimit të votave nga KZF (Komisioni i Zgjedhjeve në FHF).
Po Ju drejtohem për t’ju vënë në dijeni të disa ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë këtij procesi, të cilat mendoj se kanë rëndësi jo vetëm për fakultetin tonë, por për gjithë sistemin universitar.
Kur vendosa të futem në garë, mendova se po hyj në një proces të ndershëm zgjedhor universitar, i bindur se pedagogët dhe studentët meritojnë standarde zgjedhore të larta dhe një proces që do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen e institucionet tonë arsimor. Bëra një garë të ndershme i bindur se institucionet që garantojnë zgjedhjet do të ishin garanci për ruajtjen e standardeve të zgjedhjeve.
Fatkeqësisht këto institucione nuk e bënë një gjë të tillë. Si KZF ashtu edhe KIZ (Komisioni Institucional zgjedhor) u përfshinë në tentativën për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve që pa nisur procesi. KIZ përjashtoi në mënyrë arbitrare në kundërshtim me ligjin një pedagog, personel akademik me kohë të plotë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Gjatë zgjedhjeve përfaqësues të KIZ u kanë bërë presione studentëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje, duke krijuar tension. Ndërkohë, që me fillimin e procesit u verifikua se KZF u ka dhënë pedagogëve fletë studentësh për të votuar, duke i shpallur më pas vota të tilla si të pavlefshme. I njëjti komision largoi në kundërshtim me ligjin vëzhguesit nga procedura e numërimit të votave dhe më pas, kur e panë që rezultati ishte në favorin tim, bllokuan procesin, i cili u zhbllokua pas angazhimit të përfaqësuesve të Forumit për Autonominë Universitare dhe Liritë Akadamike, të cilët e gdhinë natën në fakultet në mbrotje të votës së kolegëve dhe studentëve.
Pasi dështoi tentativa për manipulimin e procesit zgjedhor në KZF, KIZ si gjithnjë konseguente në përjekjet për deformimin e procesit zgjedhor, është mbledhur pa dijeninë e kandidatëve dhe të përfaqësuesve të tyre si vëzhgues dhe po tenton të vejë në diskutim mandatin, fillimisht përmes rinumërimit, i cili ka konfirmuar saktësisht kandidatin fitues. Tani po kërkojnë të venë në diskutim formulën e llogaritjes së votave të studentëve, e cila është përcaktuar saktësisht në Rregulloren e Zgjedhjeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, e zbatuar në zgjedhjet e mëparshme.
E nderuara ministre. Duke besuar plotësisht në ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë Tuaj në garantimin e votës së lirë të pedagogëve dhe studentëve, Ju lutem ndërhyni që të paktën në univeristet të mos përhapet dukuria e shkatërrimit të procesit zgjedhor.
Me konsideratën më të lartë
Prof. Dr. Sabri Laçi
(TemA)
Ku nuk i gjejmë rrënjët e tua Sali
Si metastazat e kancerit rrënjosur Shqip(t)erisë
Që mbolli genocidi i hapur dhe i heshtur i Serbisë
dhe polli Gopi i Sheqeres dhe Gopi i Lirisë!
…
… Qe e ka perafersisht’ sa grop’ e Sejdis!…
Profesor, letra nuk do bjere ne duart e Lindites por te Ervin Demo-s, zv.ministrit te arsimit , i cili ka qene zv.rektor i UT-se ne kohen kur e kaleronte Dhori Kule si rektor.
Aq skuth djale eshte sa ne faqen e ministrise se arsimit nuk ka as foto e as cv si koleget e tjere.
Ja ku e keni per ta pare ate qe them: https://arsimi.gov.al/al/ministria/zevendesministrat
Zotëri, 44 = 44. Na e shpjegoni sesi 44=44 jep 50,14% të votave për zotërinë dhe 49,8 % për zonjën?!!!
Kjo është çështja. Tani ju mund të kërkoni që t’iu zgjedhë partia. Është turp i madh kjo ngjarje. O ndiqni parimet demokratike ose mos na merrni për budallenj. Jeni duke bërë një propagandë të egër fyese ndaj një profesoreshe të nderuar.
Jeni duke fshehur lajmet e numrit të votave. Jeni duke emëruar me zor dikë që nuk ka fituar. Kur kjo bëhet për në universitet, çfarë duhet të mendojmë pastaj për zgjedhjet e përgjithshme?
Dhori Kule dhe Valentin Duka dy bastard njerez qe po e dredhin si u do qejfi. eshte koha e maskarenjeve!
O mero po pse genjen!
Kam respekt per ty por mos genje.
Une e kam pare nga afer situaten dhe seshte sikur e shpreh…sabriu kannga mbas mark markun dmth opoziten,dhe vali e kupton vet ti ku eshte e rreshtuar.
Sa per dhorin?
Mero ti genjen hapur sepse sabriu ka perkrahjen e mynyrit,dhe vjedhjet dhe matrapazlleqet i kane bere ata te dy.hajduti thote kapeni hajdutin…kjo zonja tjeter eshte femer por me ckuptova as ajo nuk eshte per dekane persa kohe seshte e zonja tr mbroje vitat r saj…Per binomin me larte mendo qe kane emeruar nje pedagog pa kritere vetem e vetem per te fituar me pedagoget…sa per dhorin di te them qe ne ketr rast po e permendni vetem per diversion perballe km.
Turp mero,
Turp.
E nese Z. Nikolla do ta lejoje kandidaten tjeter, nje totalisht injorante delirante, te shpallet kandidate e atij fakulteti te respektuar, do te jete nje turp i madh. Po kur personi qe permendet ne komentin e dyte, emerohet zv minister i Arsimit, si mund te ekzistoje koncepti i turpit per ate institucion!
Une kam mendimin qe si specialist te thirret Jorgaq Kaqani nga Politekniku. Osht ma i ndershmi dhe ma i drejti per ksi punesh . I rregullo ai te tana. Vec si sekretare don me pas njat Stelen se i jep energji pozitive. Amin o Lindida shpjere Jorgaqin ti rregulloj njato pune se kam morr vesht se osht tu na e rremby njai kopuku Kim Jong Uni per vlerat e modha akademike qe ka. Vraponi ene do bini rehat pasandaj.