Ngel e bllokuar rruga Elbasan-Tiranë nga shkëmbinjtë, alarm për rrëshkitje të tjera

10 Dhjetor 2017, 14:39Sociale TEMA

Akoma nuk dihet fati i autostradës Elbasan-Tiranë e cila u bllokua mëngjesin e së shtunës nga rrëshkitja e një masivi të madh shkëmbor duke paralizuar qarkullimin rrugët.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro u shpreh se momentalisht se po shihet mundësia e krijimit të një “by pass”-i për të garantuar lëvizjen e përkohshme.

Ndërkohë, sipas tij është ende herët për të përcaktuar fajtorët dhe përgjegjësit e kësaj situate të krijuar.

Veç kësaj rrëshkitje, drejtori i rrugëve shtroi problematikën e një terreni jo fort të qëndrueshëm, duke pasur parasysh jo vetëm në këtë zonë, por edhe në zona të tjera problematike. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje