Konferenca Islamike flet edhe për Shqipërinë mbi “Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit”

10 Dhjetor 2017, 20:56Sociale TEMA

Vendi i presidentit të ShBA Donald Trump dhe mandej Kongresit për të zhvendosur në Jeruzalem ambasadën amerikane në Izraal po shoqërohet me reagime globale të gjithanshme. Disa media kanë vënë në dukje se ShBA nuk është vetëm në këtë lëvizje kaq tensionuese. Sot Middle East Monitor, shkruante se Arabia Saudite dhe Egjipti janë dakordësuar paraprakisht me vendimin e ShBA, ndërkohë që në frontin e parë kundërshtues është shfaqur Turqia dhe Irani.

Në këtë kuadër, ka patur reagime edhe nga vendet ballkanike dhe BE. Klima e përgjithshme është se vendimi i ShBA është me pasoja serioze dhe në këtë kor janë bashkuar edhe përfaqësuesit e kishave të Lindjes mes të cilave ajo Orthodhokse e Jeruzalemit dhe Kisha Kopte e Egjiptit.

Si qëndron puna me Shqipërinë? Cili është qëndrimi i saj për këtë çështje? Pyetja ka rëndësi për shkak të gjeopolitikës fetare të kombit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe për shkak të detyrimeve komplekse që rrjedhin nga angazhimet e vendit tonë.

Deri më sot nuk ka një qëndrim zyrtar mbi këtë zhvillim dhe heshtja parimisht do kuptuar se Tirana zyrtare nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Aktualisht ambasada e Shqipërisë në Izrael rezulton me seli në Ramat Gan, një qytet në distriktin e Tel Avivit, pra kryeqytetit të deritanishëm.

Por heshtja e Tiranës zyrtare, e kthyer në një profesion të dytë për politikën e jashtme, ka disa probleme formale të cilat kërkojnë sqarime.

Në datën 7 dhjetor, Konferenca Islamike ka reaguar zyrtarisht për situatën e krijuar, teksa përmes një deklarate për shtyp e dënon vendimin e Trump.

“Konferenca e kundërshton vendimin si një dhunim të statusit politik, juridik dhe historik të Jeruzalemit, një thyerje e qartë e ligjeve dhe rezolutave ndërkombëtare, një ikje nga konsensusi ndërkombëtar…”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Konferenca shton më tej se ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të shteteve anëtare të Konferencës që do të mbahet më 12-13 dhjetor për të diskutuar, formuluar dhe unifikuar një “pozicion islamik për këtë përshkallëzim të rrezikshëm”.

Në faqen zyrtare të Konferencës, Shqipëria rezulton si vend anëtar i saj që nga viti 1992. Formalisht ftesa i shkon pra edhe presidentit aktual, Ilir Meta.

Në përgjithësi Shqipëria nuk ka qenë shumë aktive në këtë konferencë, por qëndrimi zyrtar i saj e përfaqëson edhe Shqiprinë, sa kohë nuk kemi një tjetër deklarim zyrtar për këtë çështje. (Respublica)

20 komente në “Konferenca Islamike flet edhe për Shqipërinë mbi “Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit””

  1. tfgs1 says:

    po c’gjeopolitike shqiptare”!!?? e pordhe me rigone,flisni hapur e mos e sterzgjatni e lustroni gjerat: sunitet shqipfoles [si gjithe arabet] ashtu si dhe turqit jane kunder amerikaneve dhe mbeshtesin birazeret e tyre palestineze……………

    1. Grekopordhus says:

      E ke fjalen per vete. Aq keq ta ka perdhunu trurin sulltani sa mendon greqisht, falesh si sunit dhe shkruan shqip.

      1. Fotaqi says:

        Poshte zionismi amerikan.ROFTE PALESTINA LIBERA.Populli greke eshte me ju!!

    2. Emigranti nga gjermania says:

      URGJENTISHT SHQIPETARET DUHET TE NGRIHEN MASIVISHT DHE TE KERKOJNE DALJEN E MENJEHERSHME TE SHQIPERISE NGA KONFERENCA KRIMINELE E ISLAMIKEVE TE PABESE:: SHQIPETARET E SHQIPERISE NUK JANE DHE NUK KANE QENE KURRE MUSLIMANE KJO TASHME DIHET BOTERISHT SE SI ERDHI FEJA E MALLKUAR ISLAMIKE NE SHQIPERI NE KOHEN E TEVEQELEVE TURKO-OSMANE: KRIMINELI BASTARDI FUNDERRINA VRASESI ANTISHQIPTARI ISLAMIKU s-hale berisha E FUTI SHQIPERINE NE KETE ORGANIZATE QENSH ARABE: QEVERIA E TANISHME DUHET TA HEQI URGJENTISHT SHQIPERINE NGA KJO ORGANIZATE ARABE : ESHTE TURP QE SHQIPETARET NJIHEN NE EUROPE SI MUSLIMANE !!!!!! SHQIPETARET JANE BIJTE E GJERGJ KASTRIOTIT KALORESIT TE KRISHTERIMIT QE LUFTOJ 25 VJET RESHT KUNDRA ISLAMIKEVE TURKO-ARABE:

      1. arbereshi says:

        ARBERESHI
        edhe ne arbereshe e arvanitas jemi duke deshmuar se shqiptaret rrenjesisht jane te krishtere. Ndoshta per kete na hyri krimbi i shkaterrimit edhe neve? Sa kujdeset per ne Shteti sqiptar dhe ay kosovar?

  2. Kuq e zi says:

    Shqiperia nuk duhet te njohe jeruzalemin kryeqytet te izraelit gjersa ky i fundit nuk njeh kosoven shtet te pamvarur
    Te tjerat jane dokrra

    1. genti says:

      Duhet ta njohin 56 Shtete Arabe njehere Kosoven, pastaj ti kerkojme Izraelit qe e ka ndihmuar shqiperine dhe kombin Shqiptar nepermjet lobit hebre ne Ameriken dhe kudo!!

    2. Fuck it says:

      Dakord me ty. Po kush do ta bej kete? Shqiperia ben si I thote Amerika. Iken koherat kur spirdhnim asnje. Ndonjehere mendoj se anetaresimi I Shqiperis ne konf- islamike eshte nje gje shume e mire per tu mbrojtur nga reziku Orthodoxe Russe Grek serbi. Ne rast konflikti me keta moterqira fqinje qe kemi te gjithe byrazerat extremist islamik te vine te na ndihmojn ti qime robt jevgo evgjiteve fqinj qe kemi.. Megjithese jam vete orthodoxe jam dakord me anetaresimin ?

  3. Islamiku Sali says:

    I vetmi qendrim eshte dalja nga Konferenca Islamike

    1. Wendy B says:

      Amin, dhe sa me pare !!!!

  4. Lexues says:

    Po hajvani qe ka shkruar kete paçavure, akoma nuk e di qe Tel Avivi nuk eshte kryeqyteti i deritanishem li Izraelit. Kryeqyteti aktual eshte jeruzalemi prej mbi 20 vjetesh eshte Jeruzalemi

  5. Shkullaku Uturaku says:

    Mja na cate trapin me kesi lajmesh. Sna kercet fare cbehet andej

  6. Klimax says:

    Ne Kushtetuten e Shqiperise thuhet:
    Neni 10
    1- Ne Republiken e Shqiperise nuk ka fe zyrtare.
    2-Shteti eshte asnjeanes ne ceshtjet e besimit dhe garanton ………
    Dhe Shqiperia pa fe zyrtare dhe me nje shtet asnjeanes per ceshtjet e besimit, pra ne kundershtim me cfare shkruhet ne kushtetuten e saj, eshte anetare e organizates se shteteve islamike dhe sigurisht si i vetmi vend europian ne kete organizate!!!!!!!!!
    Atehere perse ju duket cudi qe Konferenca Islamike “flet edhe per Shqiperine”???!!!!

  7. ***** says:

    Shqiperia duhet te jete nje nga vendet qe perkrah vendimin e SHBA-se. Qofte nese eshte edhe e vetmja. Lufta per interes eshte me e lehte dhe me perfituese se lufta per drejtesi

  8. Loran shehu says:

    Izraeli ta gezoj Jeruzalemin si kryeqytet po ramen se kemi degjuar akoma cthot

  9. Qytetari Analog says:

    Po si mund te jete “heshtja” profesion o idiot. E shumta mund te jete “mjet”, po ju “kazanaret” aq dini, keshtu qe nuk ju duhet vene re dhe aq.
    Nderkohe, c’lidhje ka politika e jashme shqiptare (e kesaj qeverie) me heshtjen. Aq sa ka folur kjo qeveri per ceshtje te politikes se jashtme, doktori nuk ka folur per te gjitha gjerat me te cilat eshte marre, sebashku,, perfshire edhe ato qe ka thene si personazh ne Portokalli apo Al Pazar.
    Kush e di se cfare pini qe e keni memorien kaq te shkurter. Nuk e ju kujtohen, vizitat ne Beograd dhe deklaratat e Rames per Kosoven? Po marredheniet me Greqine, a do ishin turbulluar prej “profesionit te dyte”? Po vleresimet negative per Trumpin gjate fushates ne SHBA, te heshtura ishin?

  10. Janullatos arxidoglyftis says:

    Po pederasti Janullatos çmendim ka per Ameriqinë !?
    Apo do dalin ne Athine te protestojne si kamikaze para ambasades amerikane ashtu siç e kane zakon…..

  11. Albani says:

    Shqiperia duhet te sillet dipllomatikisht(dinakerisht),Te flase per dialog dhe zgjidhje te pranueshme per te gjitha palet,POR NUK DUHET TA HUMBE RASTIN QE TU BEJE THIRRJE VENDEVE TE KONFERENCES,por dhe Izraelit,QE TA NJOHON DHE TE HAPIN PERFAQESITE E TYRE NE KOSOVE.
    Perderisa keto vende ngurrojne,deri atehere do te ngurrojme dhe ne per te dhene nje qendrim final.

  12. Lexues says:

    Përçarja e shqiptarëve në vija fetare si gjithmonë detyrë mbi detyra për Temën. Pyes veten kush i porosit këta artikuj të stisur.

  13. , says:

    Eshte momenti per te dalur nga kjo koferenc e ferrit sali.Per ne shqiptaret miku me i mire eshte SHBA.Ndersa koferenca e sterres nuk e njeh dardanin shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje