FOTOT/ 7 urat e pazakonshme të Rrugës së Atlantikut në Norvegji

14 Dhjetor 2017, 16:46Lifestyle TEMA
FOTOT/ 7 urat e pazakonshme të Rrugës së Atlantikut në

Rruga e Atlantikut në Norvegji padyshim se është një nga rrugët më magjepsëse për shkak të  shtatë urave të pazakonta, të cilat e kanë shndërruar këtë rrugë në një atraksion turistik.

Ajo ngrihet mbi “dallgët e tërbuara”  të detit të Norvegjisë, të cilat përplasen gjatë stuhive mjaft të shpeshta.

Ky segment, i njohur si Rruga 64, përbëhet nga disa diga, shtatë ura dhe katër stacione  për ndalim  të cilat përdoren për relaksim dhe për të shijuar pamjet e pabesueshme që shtrihen përpara.

Rruga është ndërtuar para se gjithash për t’i lidhur komunat Etudes dhe Averoy.

Përgjatë kësaj rruge janë ndërtuar edhe vende të veçanta për peshkim (madje një urë është e projektuar enkas për këtë qëllim), në të cilat turistët dhe banorët lokalë vijnë shpesh për të peshkuar merluc të freskët. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje