FOTOT e rralla: Rivarrimi i Naim Frashërit nga italianët

14 Dhjetor 2017, 11:03Dossier TEMA
FOTOT e rralla: Rivarrimi i Naim Frashërit nga italianët

Një nga disa prej ceremonive të rivarrimit të poetit kombëtar Naim Frashëri!

Fotot e arkivit italian “Luce” dëshmojnë ceremoninë e rivarrimit të Frashërit në Tiranë në vitin 1940.

Pas ceremonisë së zhvilluar në vitin 1937 kur eshtrat e poetit u sollën nga Stambolli për t’u rivarrosur në Tiranë, italianët vendosin vendosin t’i ndërtojnë një varr monumental e si rrjedhojë i riorganizojnë një ceremoni tjetër në 1940 që dëshmohet nga këto foto.

Të njëjtën praktikë do të ndiqnin edhe komunistët të cilët do të organizonin edhe dy ceremoni të tjera rivarrimi; herën e parë për ta vendosur në lulishten pranë kryeministrisë e herën e dytë për ta vendosur pranë dy vëllezërve të tij.

1 komente në “FOTOT e rralla: Rivarrimi i Naim Frashërit nga italianët”

  1. Klimax says:

    I shkreti Naim, nuk i paskan zene kockat “rehat”!!! E varrosen osmanet ne Stamboll, i ri varrosi mbreti Zog ne Tirane, e rivarrosen fashistet italo-shqiptare, e rivarrosen “komunistet” (a thua se komunistet ishin alien dhe jo shqiptare, shteti dhe qeveria e tyre) dhe perseri e rivarrosen “komunistet”!!!!
    Nuk e di, por mos u ka ngelur hatri “demokrateve”, “rilindasve” apo camokeve per te bere dhe nja dy apo tre rivarrosje te tjera?
    Kurajo, Naim, kurajo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje