Dokumenti i rrallë: Ramiz Alia pranonte se komunistët ishin përçarës dhe shkatërrues të unitetit kombëtar

10 Dhjetor 2017, 18:40Dossier TEMA

Nga Kastriot Dervishi

1990/ Ramiz Alia pranonte se komunistët ishin përçarës dhe shkatërrues të unitetit kombëtar

“Opozita antikomuniste sjell rrezikun e pajtimit kombëtar”

Pranimin e pluralizmit politik, Ramiz Alia e konsideronte si fund të përçarjes kombëtare. Këtë e ka thënë në një takim të ngushtë, jo shumë të njohur të datës 23 korrik 1990. Pas ngjarjeve të ambasadave, në takim me dy sekretarët e KQ të PPSH-së, sekretarin e parë të rinisë dhe sekretarin e Komitetit të PPSH-së së Tiranës, Alia shpalos pikëpamjet e tij për demokracinë, pluralizmin, pronën, bën një analizë mbi gjendjen ku ndodhej vendi dhe mënyrat e veprimit. Pjesa më interesante e këtij bashkëbisedimi është pjesa ku Alia quan hall të madh nisjen e procesit të pajtimit kombëtar, duke pranuar se deri atë çast komunistët kishin shkaktuar përçarje dhe shkatërrim të unitetit kombëtar. Ka qenë i ndërgjegjshëm që krimet komuniste 50 vjeçare kanë dëmtuar si unitetin kombëtar e po ashtu kanë gjymtuar kombin shqiptar në pjesë vitale dhe intelektuale të tij. Madje justifikon edhe vrasjet në kufi. Për Alinë, nëse në Shqipëri do të formohej një opozitë antikomuniste kjo do i shërbente pajtimit kombëtar.

Ekstrakt nga fjala e Ramiz Alisë

Desha të bisedoj sot me ju për situatat e ngjarjet që po kalojmë. Kurrë ndonjëherë imperialistët, reaksioni, tërë armiqtë e komunizmit nuk janë hedhur kundër tij me një sulm kaq të tërbuar sa tani. Ata synojnë të zhduket kudo fara e socializmit dhe e komunizmit. Duhet të jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se Shqipëria ndodhet në qendër të këtij sulmi: synohet të përmbyset pushteti ynë popullor, të shuhet socializmi. ..

Njerëzve tanë duhet t’ua bëjmë shumë të qarta synimet e armiqve. Të bisedohet shtruar me të gjitha kategoritë: punëtorë, fshatarë, shkrimtarë, artistë, etj. T’u thuhet që shtrohet çështja për të mbrojtur pushtetin tonë, Shqipërinë, socializmin. A jeni ju për t’i mbrojtur këto, çka kemi më të vyerat, apo kërkoni t’u nënshtrohemi tekave e kërkesave të borgjezisë, imperializmit e reaksionit? Duhet t’u bëhet e qartë gjithashtu se në ç’rrugë kërkon reaksioni këto synime. Veçantia e situatës së sotme është se armiqtë përpiqen t’i realizojnë synimet e tyre jo në rrugë violente, ushtarake, me okupacion, por në rrugë paqësore dhe për këtë qëllim po përdorin tri armë të forta:

-E para, kërkohet demokraci, por në kuptimin që i jep këtij termi borgjezia: demokraci për borgjezët, për reaksionin, për antikomunizmin. Kjo demokraci, synon t’u hapen rrugë e mundësi çdo qëndrimi e veprimi antikomunist dhe të përpunohet opinioni sipas interesave të borgjezisë.

-E dyta, kërkohet pluralizëm. Disa njerëz nuk e kuptojnë se ku synon pluralizmi që pretendon e inkurajon borgjezia dhe mendojnë me mendjelehtësi se nuk ka ndonjë gjë të keqe të ketë edhe te ne dy-tri parti. Por kjo do të thotë të krijohet një opozitë e fortë kundër partisë sonë, e cila nuk do të ishte thjeshtë luajale, po një armë në duart e reaksionit për të përmbysur pushtetin popullor.

Në Shqipërinë e sotme, nuk mund të krijohet asnjë lloj opozite serioze kundër Partisë së Punës së Shqipërisë, sepse askush nuk ka influencë t’i kundërvihet terrenit në të cilën ka qenë e ka luftuar deri dje. Cilido punonjës, intelektual, shkrimtar apo shkencëtar i kësaj toke dhe i socializmit nga gjiri i të cilit ka dalë, është bashkudhëtar i tij dhe nuk mund të dalë kundër. Por reaksionit i duhet një njeri i tillë, i duhet një parti që të jetë antisocialiste, antikomuniste. Kështu e kërkoi dhe e gjeti në Çekosllovaki një Havel, se nuk i hynte më në punë Dubçeku ngaqë ishte i komprometuar me komunizmin. E kërkoi dhe e gjeti një të tillë në Hungari. Dhe ja së fundi tani në Bullgari po ndodh e njëjta gjë.

Njerëzit nuk e kuptojnë se krijimi i një opozite antikomuniste në Shqipëri do të thotë t’i hapet rrugë pajtimit kombëtar, t’u hapet rrugë disa emigrantëve të shitur të vijnë e të krijojnë këtu parti, shkurt, të vijë dollarët amerikanë dhe të blejnë votat e popullit tonë. Ajo nuk mund të jetë kurrë një opozitë politike në kuptimin demokratik të fjalës, por një partie e formuar nga njerëz “të hurit e të litarit” që s’kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e me atdheun, pas nocioneve të të cilave fshihen. Këta njerëz mund t’i pasojnë edhe elementë të tjerë brenda vendit, qofshin vagabondë, të rinj të fantaksur apo edhe ndonjë intelektual që përtej “demokracisë” mendon se “zbulon Amerikën”…

-E treta, armë që përdor reaksioni e borgjezia është tregu i lirë, nëpërmjet të cilit ajo synon që në vendet ish socialiste t’i bëjë restaurim pronës private, sidomos asaj të madhe. Kështu pluralizmi politik gjen mbështetjen e vet te pluralizmi ekonomik, me të cilin prona shtetërore socialiste shkatërrohet në pronë private. Dihet që çdo parti shpreh interesat e një shtrese të caktuar, ose të përfaqësuesve të një lloji të caktuar prone. Një parti agrare ta zëmë nuk mund të shprehë kurrë interesat e fshatarësisë kooperativiste, sepse ajo do ishte për mbrojtjen e interesave agrare që toka të jetë pronë private e fshatarit. Vetëm Partia Komuniste shpreh interesat e pronës shoqërore. Pra, pluralizëm politik dhe ekonomik do të thotë vdekje e pushtetit popullor ose kundërvënie legale ndaj tij…

Duhet të jetë i qartë për komunistët, rininë, patriotët e mbarë njerëzit tanë ky kuadër ngjarjesh, synimesh e sulmesh armiqësore që i kanosen Shqipërisë. Këtej del konkluzioni se detyra për të mbrojtur pushtetin popullor, socializmin e fitoret tona. Kjo është njëra anë e problemit. Ana e dytë është se, për të realizuar synimet e tyre, armiqtë përpiqen të shfrytëzojnë dobësitë e të metat tona, vështirësitë dhe mungesat në ekonomi, faktorë objektivë që mund të çojë ujë në mullirin e tyre.

Në këto situata është e domosdoshme të luftohen me këmbëngulje të metat e gabimet e njerëzve tanë, të distancohemi nga ato të cilat nuk pajtohemi dhe që armiku mund t’i shfrytëzojë. Nuk duhet të marrim në mbrojtje veprime e qëndrime të padrejta. Në qoftë se polici për shembull, për një shkak të parëndësishëm, përdor dhunën ndaj qytetarëve, duke dalë jashtë kompetencave të tij, duhet thënën se ky veprim është i gabuar dhe duhet ta dënojmë. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kufitarin që në krye të detyrës, qëllon me armë dikë që tenton të kalojë kufirin…

24 komente në “Dokumenti i rrallë: Ramiz Alia pranonte se komunistët ishin përçarës dhe shkatërrues të unitetit kombëtar”

  1. Shqiptar says:

    Nuk e marr vesh per cfare e botoni kete langaraqin qe vodhi arkiven e MPB dhe ben sikur i ka zbuluar me qiri dokumentet???

    Ca ka thene gabim Ramizi? Qe do blehen votat ne pluralizem? Apo qe ne PD do hyjne horrat? Tamam pra ka thene: Partite do krijohen nga njerez me qellime anti-kombetare. A nuk po vidhet Shqiperia prej 27 vitesh nga keto parti? A nuk jane vrare shqiptare nga keto qeveri? Ku eshte percarja ketu?

    1. shvejku says:

      Lexoi edhe nje here cfare ka thene Ramiz Alia,o KAR-striot DERR-visdhi!
      Paske qene gomar zotrote,qe i jep fjaleve kuptim tjeter sic u intereson padroneve te tu antishqiptare!
      Po sot e 27 vjet,ne kete shkerdhatokracine tende,a di gje ti,more kellire se si eshte uniteti i popullit?
      Kurre nuki ka qene populli shqiptar me i mpercare se keto vite!
      Shqiptaret jo vetem jane te percare,por jane gati ta hane njeri tjetrin,o gomar Malinati!

    2. armand says:

      Ku eshte uniteti qe na solli pluralizmi?

    3. Bari says:

      Jane ish-sigurimasta dhe ish-komunistat qe vazhdojne te vledhin votat dhe perçajne bashkimin kombtar.

  2. Haka Tekizoti says:

    E ka thënë saktë; tani mund të quhemi me një unitet të çeliktë qensh që hahen për pronësinë e kazanëve të plehrave.

  3. Moisi Golemi says:

    Qe kur shkruhet ne fillim te artikullit “Nga Kastriot Dervishi”, eshte per t’i hedhur qyrret.

    Ky Kac palla, nuk kap psh pjesen ku flitet per blerje votash, pushtetare te hurit e te litarit, vagabonde, interesat e ngushta, etj. Por kap vetem pjesen qe i intereson. Qe na e kapte me dhembe, na e kapte!

  4. Epo kjo pune! says:

    Vetem duke e pare si titull si fjala dokument me shkoi mendje tek urithi i letrave qe me sa duket ka bere duplikate gjithe arkivin. Ore ka prokurori brenda asaj godines se ky e ka bere mullar me kohe. Keto dokumenta ka te drejte ti zbardhe kushdo por ama ne rruge zyrtare dhe jo si njeri kulisash . Se te serviresh dokumenta jashte konteksti si te te doje xhani eshte thjesht propagande dhe sigurisht paligjshmeri se merrte cdokush zyren ne shtepi pasi e heqin nga puna, do ishte thjesht shperdorim dhe vjedhje. Nuk ia vlen fare te lexosh se gjerat i kemi perjetuar vete dhe koha ka treguarr nese u bene ca gjera mire apo keq. Ketij sekuestroni keto letrat dhe nje gjobe te majme qe te mbushet akoma buxheti se po vjen viti dhe ri dhe ca para duhen dhene pensionisteve per gjeldeti se keta urithet kane plot.

    1. ====== says:

      Me demek e keni hallin te Kastrioti qe ka marre dokumentat,
      ju anonimet qe su pelqen te hapen lakrat, e keni hallin se shume shpejt do
      ju nxjerri dhe emrat e vertete,burderone qe keni firmosur,spiunlliqet……

  5. Moisi Golemi says:

    Qe kur shkruhet ne fillim te artikullit “Nga Kastriot Dervishi”, eshte per t’i hedhur qyrret.

    Ky Kac palla, nuk kap psh pjesen ku flitet per blerje votash, pushtetare te hurit e te litarit, vagabonde, interesat e ngushta, etj. Por kap vetem pjesen qe i intereson. Qe na e kapsh me dhembe, na e kapsh, o Kac!

  6. I says:

    Ramizi nuk e dinte ne cfare gjendjeje ishte populli. Nje njeri qe i merr pronen, I heq kulturen dhe e orienton here nga BRPS here nga Kina. Nje njeri qe i heq te drejten e fjales, e burgos kur te duash edhe per nji fjale. Nje njeri qe i heq fene besimin , muziken , veshjet, modelin e flokeve, ne fund edhe buken sepse nga fundi as buke nuk kishte neper dyqane. Cfare donte ti shpjegonte Ramizi atij popull. Por u tregua kopil, sepse infiltroj komunistin Berisha ne PD dhe kaluan lumin pa u lagur. Ata duheshin varur te gjithe nga ai popull qe e zhveshen nga cdo gje qe kishte.

  7. Fabio says:

    Me renien e komunzmit u cliru dhe Kosova. Per kete qen qe ka pasur gisht ne masakren e Tivarit. Si vegel e UDB-se qe ishte.Bashkimi kombetar e shqetesonte jashte mase. Sa per blerjen e votave me dollar amerikan ja ka fut kot. Sepse shqipatrin komunizmi e shkaterroj aq shume.Sa pasojat e tij i vujme dhe sot. Me keta intelektuale te mjere qe kane dale nga shkollat komuniste. Dhe kane marre pushtetin dhe e kane lene akoma Shqiperine ne batakun e fukarallikut komunist. Dhe me popull qe shitet per nje thes miell.

  8. uskania says:

    Këtu del edhe njëherë fytyra e R Alisë së një komunist i fëlliqur.

    1. Militanti says:

      “Nga fjala e Ramiz Alise” Nuk e ka permendur Rumanine, i bie anash,Cekia,Hungaria Bullgaria
      Nuk e permend qofte largun, Causheskun, Jagua i partise

  9. pas dimrit, vjen pranvera says:

    O Mero, ky Kastriot Dervishi ka linde dhe eshte rritur idiot, por idiot fare. Na thote se komunistet ishin perçares dhe shktaerrues te unitetit kombtar! Apo e thua ti Mero kete, se gjekundi s’e lexova. Ajo qe lexova une, ne qoftese eshte ajo, eshte se ka thene “Njerezit tane nuk e kuptojne se krijimi, i nje opozite antikomuniste ne Shqiperi, do te thote ti hapet rruge pajtimit kombtar, tu hapet rruge disa emigranteve te shitur te vijne e te ndertojne ketu parti, shkurt, te vijne dollaret amerikane dhe te blejne votat e popullit tone……” Une nuk e kuptoj se ku eshte shprehur se komunistet kane perçare kombin. Ajo qe thote Ramiz Alia per pajtim kombtar ka pasur si qellim qe do te vijne te arratisurit, bashkepuntoret e fashizmit e nazizmit ….dhe pastaj ata do bejne si u do qejfi; ate qe s’e ben dot dikur e realizojne sot. Kastriot Dervishi duhet te jete nje vemje elezbiberase nga ato qe permend Ramizi. Une mendoj se ti Mero e ndjek mire ekonomine e tregut: i boton shkrimie injorante ijnorantit, per te pasur klikime ne gazete. Dhe mire bene; sot per parane, vret dhe t’ane, thoshte shekuj me pare Hasan Zyko Kamberi nga Frakulla e Madhe.

  10. vaso says:

    Prandaj vemi per dreq.Vazhdojme me terma,borgjez,reaksion,armik i popullit,i shitur tek te huait,vagabont pse je kunder Ramizit,etj.

  11. everest says:

    Ramiz Alia ne kete bisede ka dashur te tatoje pulsin e bashkepuntoreve tij me te afert,qe pastaj gradualisht e coi situaten deri ne degradim total!
    Ramiz Alia ka qene nje agjent i te huajve,qe shkaterroi PPSH-ne,ekonomine, kur lejoi qe te mos punohej dhe te merrnin njerezit 80% te pages!
    Edhe te dhjeret e dhjetorit,ky tradhetar i organizoi me falangat e fshehta te Sigurimit,qwe ishin pro tij!
    Fakti qe asnje sigurims nuk eshte denoncuar per gjyq,nuk eshte akuzuar ne gjykate per gjoja krimet qe paska bere,verteton se Ramiz Alia e ka bere vete kete loje te ndyre me spiunin Sali Berisha!
    Dhe sot shqiptaret jetojne si ne mesjete!
    Jo cdo gje qe shkelqen eshte AR,ka thene populli.
    Edhe sot socialistet ne pushtet te njejten gje po bejne:
    -Po zbukuropjne qendrat e qyteteve,sepse ato bien me shume ne sy,ndersa ne brendesi eshte mesjete!
    Askush sot nuk merret me ankesat e qytetareve,nga drejtoret e deri tek kryeministri!
    Beri Rama ca show me qytetaret neper rrethe,shkarkoi per reklame ca pushtetare,por me pas asgje nuk ndryshoi ne administrate!
    Spot nuk ke nje vend ku te ankohesh pervec FIKS FARE dhe STOP-it!
    Shteti ka marre fund se merren me tenderat e komcesionet!
    Shikoni si vrapon kryebashkiaku Veliaj,sa ne njerin kend lojrash ne tjetrin dhe nuk gjen kohe te lexoje letrat e qytetareve qe ankohen per nje administrate te kalbur qe shkel ligjet dhe ben padrejtesi!
    Edhe Enver Hoxha thoshte se e fillon diten e punes me letrat e popullit,kurse keta derdimene as qe duan t’ia dine se cfare hallesh ka populli dhe se si i zgjidh administrata!
    Mjere ne per kete administrate qe kemi!

  12. ALPINI.
    Po ku ke qene deri tani o Kastriot trimi.Ne paskemi shkuar dem.duke vdekur injorant pa ditur gje per keto komunista.Fale teje po i mesojme te gjitha bemat negative te ketyre udheheqeseve te te sistemit komunist.Por mos harro se po tradheton veten.duke na treguar se te gjithe dosjet e MPB i paske meshefur ti dhe tani e nxjerr veten si shpetimtarin e vendit tone.Bravo te qofte.

  13. shkodra says:

    Artikullshkruesi eshte jo vetem hajdut e manipulator arkivash, por edhe krejt i pazoti per te analizuar ndodhite ne kohe e hapesire. Ka marre poziten e ideologut per te vleresuar kohen komuniste, por eshte eklektik me shume nga qellimi sesa nga padija. Duket qarte se ka ndermarre nje mision qe te perdhunoje cdo gje qe eshte bere ne ate kohe, me qellim qe ky Dervishi dhe sorollopi i tij te cilet u kane shtruar grate gjermaneve dhe italianeve e po te duash edhe te qejfllinjve te kohes komuniste, vetem e vetem qe te ndryshojne koherat e keta Dervishajt te behen pushtetare te vetem. Dervishi pra eshte ne sulm per te ndertuar nje klime urrejtjeje ndaj shumices se popullit shqiptar qe perkrahu Luften por edhe ndaj shumices se popullit shqiptar qe punoi e prodhoi, sidoqofte, vlera ne ate kohe.

  14. Shkullaku Uturaku says:

    Prokuroria te fuse ne burg Kastriot Dervishin per grabitje arkivash. Ne burg qelbashi

  15. fshatari pafshat says:

    Nje produkt “Fake News”. Jo se Ramizi ishte nje borgjes – kapitalist. Kastrioti = Fake Myftar.

  16. fshatari pafshat says:

    Nje produkt “Fake News”. Jo se Ramizi ishte nje borgjes – kapitalist. Kastrioti = Fake Dervish.

  17. Para Laci says:

    Ne paragrafin e fundit del se Ramizi donte te ndertonte nje “democraci” te vogel nen catine e komunizmit duke denuar policin qe mund te te dhunonte padrejtesisht (democraci) por ama te vriste po kalove kufirin ilegalisht (diktature). Pas 90-tes ndodhi e kunderta… ne nje shqiperi te hapur, pushtetaret ndertuan nje komunizem te vogel te tyrin nen catine e demokracise, ku ishe I lire ta lije shqiperine por nqs nje polic te godiste per vdekje ne rruge, mund te hyje ne gjak, por shteti ama nuk mbante pergjegjesi per vrasjen.
    .

    Sidoqofte, duket se si komunizmi dhe demokracia Jane dy ideologji sa te ndryshme aq te njejta qe perdoren per te kontrolluar popullin. Dikush perdor litarin dikush tjeter perdor hunin. Por objektivi eshte I njejte.

  18. shqip says:

    Ne frazat e R Alise nuk vihet ne dyshim antikombetarizimi Biberist – Berishist . Sa per plu(hu)r-alizmin paska patur te drejte . Jo dy , tre parti , Po 70te te tilla qe ushqehen me para publike . Parti fantazem . Klane , organizata qe fshehin aktivitete te dyshimta . Partiçka fetare , familiare , e gjithefare . Po per çfare pluralizmi behet fjale ? Eshte paradoks i gjalle . Republikane qe flirtojne me monarke . Veterane si Nasip Naço me Luan Ramen , qe behen njesh me Sali gerdallen . Qe vete njohin dt29 , ndersa ( h )alea-ti njeh 28n si dt çlirimi . Per ke pluralizem me flisni ? Per Agraret qe behen bashke me ish latifondiste ? . Per deputet Çam qe pranojne programin e Vangjel Dules ? Ore guak artikullshkrues ! Ata komunistet qe thua ti o idiot , nuk shiten asnje pellembe det apo toke . Ata komunistet qe thua ti bastard i lindur ferrave , i dhane drite ketij populli . Personalisht , po besoj edhe nje mase e madhe , ngelem pa energji ne kohen e qoftelargut sadist , Sali Rom Birishes . Budalla ! Sa per unitet , komunistet perçuan ura lidhese me arbereshet , arvanitasit . Me kosovaret Duke deguar sinjale te qarta per revoltat e 81it . Ne planin e brendshem u mundesuan vepra , hekurudha , universitete . Sa mt shina ka shtruar pluralizmi ” yt ” ? Komunistet i mblodhen armet qe shqipot mos vriteshin si sot . U bonifikoi tokat , se vdisnin 40 vjeç mesatarja . I grinte malarja e tuberkolozi . Te jesh kaq idiot or gaze(p)tar ? Ne kohen e komunisteve nuk kishte minister grek qe te bente karshillek . Se Enveri kishte k… , ja kendonte Marinelen . Nuk ishte si ushtria me barkederre e Sali fantaksit . Sot Po marrim miliona ndihma , e nuk po bejne nje veper tamam . O do rreshkase dheu . O do kriset ura , o do … .i moret fabrikat , jo vetem qe nuk i vute ne pune , po i bete skrap per ” jevgjitet ” . Me ben pershtypje gazeta . Ne vend qe te analizoje gjerat ne konteksin e kohes , e merr shkrimin shabllon . Pa bere asnje replike . Vetem qe te mbushe faqet me gomarlleqe qe as njeriu me i pa kenduar , nuk i ha keto historira .

  19. tomorri dr says:

    Jo kastrioti pasqron ashtu sic eshte verteta .ramizi gjate lufted ka qene I RI, pas lufted bytoista Ishii m.shehu,m.miftiu,rrita mako
    ,idjote,goog nushi punter, xha Pili mire KOS mire qumshte,xha bequa,mafiozi kadiu e garda evre l.cuko,,b.beteshi,v.cirrave,ll.gegprifti,s.stefani .a
    Q.mihalin,a.carcani gjirookastrioti.
    Ramizi e kishte veshtire me luftuare kunder dy. Gardave ,garda e vjeter qe Ishte Besnice e krehure dhe garden e re qe e Mori nga b a l t a.
    realize nuke monde te bene ate qeevu be ne dhjetore te 90sepse ne 90 veproj teeter kosh ne vitin 90,qe e shpartalloj monizmin.
    kana Kildare 27 vjetbtash lese Viet u kthye komunizmi,me keww se enteric,
    Po Luan me p.opozitare Si macja me muine.
    Ju patriotetve brushes I keno fajetbtamizinpregatiti lush do Ta merrte fuqin ju berishistetve hardware,nukpregatite zevendesusitebprandaj e psuate.kali ka ngele zbathure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje