Prej disa ditësh, gazeta “Panorama” ka botuar disa intervista të Liliana Hoxhës, e cila ripërsërit akuzat, se Enver Hoxha është vrarë dhe nuk ka vdekur në mënyrë natyrore.
Sipas saj, ai është helmuar nga Nexhmije Hoxha, në bashkëpunim me Ramiz Alinë, por dhe me mjekun personal në Enverit, Isuf Kalo.
Ky i fundit i është përgjigjur shkurtimisht asaj nëpërmjet kësaj gazette.
“Zonjës që akuzon gjithë botën, unë i jam përgjigjur prej kohësh dhe nuk e kuptoj pse vazhdon që të përsërisë veten.
Zonja në fjalë njërin e bën agjent të UDB-së, tjetrin agjent të KGB-së, thua se këtu ka qenë qendra botërore e agjenturave.
A është për t’u besuar?!
Kjo është qesharake.
Ajo ka qenë një ndër pacientet e mia dhe unë i uroj shëndet të mirë mendor dhe fizik.
Por unë nuk mund t’u përgjigjem pacienteve të mia. Unë do t’ju sugjeroja juve që të pyesnit dhe bashkëshortin e saj, Sokolin, djalin e Enver Hoxhës.
A mendon edhe ai njëlloj si bashkëshortja e tij për nënën e tij?!”, tha ai.
“Unë kam mbajtur një detyrë zyrtare dhe shtetërore, të cilën e kam përmbushur me profesionalizëm e për të cilën unë kam marrë falenderime dhe dekorata shtetërore”, tha më tej Kalo.
“Isuf Kalo u dëbua nga Enver Hoxha kur rrezikoi jetën e Sokolit në ‘76 për arsye krejt banale, siç është apandesiti.
Rreth vitit ‘77 risillet me skemë shumë të çuditshme nga vetë Nexhmije Hoxha për të më ndjekur mua për një lodhje të vazhdueshme, pasojë e një sëmundjeje endokrine, që ata e dinin mirë, pa qenë në dijeni unë, Sokoli e Enveri.
Çka u fsheh në depresion kronik për të vajtur vazhdimisht në Paris për kurim të posaçëm. Kështu më nxirrnin jashtë loje praktikisht nëse qe e mundur, por sidomos ishte pistë për të injoruar zërin tim. Gradualisht, Kalo rikthehet tek Enver Hoxha si diabetologu më i specializuar në Paris.
Për preferencë të Nexhmijes dhe vullnet të tij, vetëquhet mjeku personal, pa dijeni të Enverit, i cili shprehej se nuk donte një të tillë dhe me vetë Kalon tallej për vanitet intelektualizmi. Enver Hoxha nuk e ka ditur skemën e mjekimit të tij të organizuar në sekret nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Isuf Kalo e Sulo Gradeci, gjoja në mbrojtje nga rreziku i Perëndimit, e jo t’i besonte shëndetin e tij Kalos”, tha Liliana Hoxha në intervistën e saj. (TemA)
Ceta e varkareve paska vendosur te luaje filmin e pleqnise,,,,dhe fshati qeshet,dhe bota tallet.
Liljanen une e besoj sepse bene nje analize te shkelqyer te ngjarjeve. Nuk eshte rastrsi qe ky Isufi shoke ingushte i Berishes. E Berish U.D.B.eluajti lojen shume bukur me Nezhmien ne gjyq me Liren.
Liliana tregon te verteten: ju dekoratate i moret jo nga populli, po nga Ramizi e Nexhmija pour services rendus…Se ju shume gjate nuk keni treguar popullit gjendjen reale te Enverit edhe keni lejuar ramizin e Nexhmijen me qeverise ne vend te Enverit ,me gjithe pasojet qe pate per shume komuniste kjo….
Sokoli nuk thot asgje se Sokoli e di se e ka pare nenen e vete me Ramizin, lidhet e vjetra me te para se ajo te njohe enverin,u « kurorezuan » fale semundjes se Enverit…Sokoli ia di kurvenite nenes se vete ma mire se ju.
Po te ishte liliana e parendsishme nuk i kishit kushtuar aq shume energji per ta eliminuar,qofte neper shpifjet per cmenduri, apo semundjet qe e bejne te flase kot,kur ajo tregon vetem pak nga te verteten e idhur te oborrit.
Mos te çuditet mjeku Kalo per “qendren agjenturore boterore ne Shqiperi” kur vete E. Hoxha akuzoi M. Shehun, pas vdekjes, si poliagjent. Apo genjente pacienti i Kalos?
Nuk mund t’i hyj dyshimeve per Isuf Kalon,por intervista e Liljana Hoxhes eshte nga me te pabesueshmet.Nexhmije Hoxha ka qene besnikja e Enver Hoxhes dhe kete nuk e luan topi.Prandaj akuzat e Lijanes jane shpifje per inat te vjerres.Por me çuditshmja ne kete histori te gjate,eshte qendrimi indiferent i Sokolit,qe nuk prononcohet per dinjitetin,qofte te nenes se tij ashtu dhe te babajt.Me sa duket se Liljana ja ka hedhur thonjet ne gryke Sokolit.Mendoje qe nje prononcim i sokolit per opinionin e gjere,do ishte i dodmodoshem,me qellim qe te mbyllen insinuatat qe po degjojme nga aktor te ndryshem.
Ne cilin vend te botes nje “doktor” del hapur ne shtyp dhe publikon diagnozen e
pacientit te tije per t’ju kundervene ? A ka pergjegjesine me te vogel morale si njeri ? Se per
dotor as qe behet fjale.Cudira Shqiptare !
Paturpesia arrin deri aty sa qe “doktori” kerkon ndihmen e te shoqit per te zhytur te shoqen,
Ate qe “doktori” e quan paciente mendore.
A ka ligj ne ate vend ? Liljana duhet ta hedhi ne gjyq dhe po te kete drejtesi,
ai humbet te drejten e profesionit licensen e doktorit, plus demshperblimin per shkelje ligji,
konfidencialitetit doktor-pacient,publikim diagnoze pa autorizim.
Po te ishte ne Amerike perfundonte brenda hekurave
Na plasi bytha se c`fare behej dhe thuhet per familjen Brambila.
LILIANA KA TE DREJTR
Ore Kryq ,qenke trap zoterote Cila eshte diagnoza qe mjeku oaska publikuar ?Ku e lexove ?
Apo e nxjerr nga mendja sic i nxjejrr ajo nusja armiq nga vrreri dhe fantazia ?
Po cpifja pa asnje fakt sa e si denohet ne ate Ameriken e mendjes tende ?
Apo kujton se e ben edhe ajo drejtesine me kursin e plepave te Saliut ?