Nënshkruhet marrëveshja në mbështetje të familjeve në nevojë.
Grupi Balfin dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi.
Nëpërmjet Fondit Balfin, të ngritur nën kujdesin e veçantë të Z. Mane, President i Grupit Balfin, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë familjet në nevojë në përmirësimin e kushteve të jetesës, dhe në kthimin e vlerave dhe rëndësisë që ka një jetë aktive për këtë kategori të shoqërisë shqiptare për familje të cilat do të jenë të identifikuara dhe referuara nga “Fundjavë Ndryshe”. Marrëveshja u nënshkrua sot me Presidentin e Grupit Balfin Z. Samir Mane, dhe drejtorin e fondacionit Z. Arbër Hajdari.
Grupi Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Grupi Balfin beson se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen sociale të komunitetit, e për këtë arsye ka vlerësuar maksimalisht përpjekjet dhe punën e bërë nga Fondacioni “Fundjava Ndryshe” duke u bërë një nga bashkëpunetorët e ngushtë dhe afagjatë të këtij fondacioni.