Është një nga destinacionet kryesore të kryeqytetasve, në çdo stinë por sidomos në dimër kur temperaturat e ulëta e zbardhin herë pas here me ndonjë shtresë të lehtë bore.
Por parku Kombëtar i Dajtit menaxhohet sot me një plan që daton në vitin 2004. Duke qenë se nga ajo kohë e deri më sot janë një seri faktorësh që kanë ndikuar në ndryshime thelbësore Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur të hartojë një plan të ri menaxhimi.
Referuar argumenteve që jep kjo agjenci nevoja e këtij plani vjen në kushtet kur në këtë zonë ka pasur ndërtime, ndryshime në përdorimin e tokës, mbulesën pyjore, dëmtime të florës dhe faunës, zjarre, duke paraqitur kështu një situatë të vështirë për integritetin e parkut. Po kështu vlerësohet se ka ndryshime edhe tak aktorët vendorë që lidhen direkt me reformën territoriale.
Por cilat do të jenë detyrat e subjektit që do të hartojë planin e ri të menaxhimit. Do të jenë plot 12 të tilla që nisin nga një inventar i specieve dhe pasurive natyrore tek diskutimi i draftit të ri me palët e interesit.
Koha e ekzekutimit të kontratës do të jetë për 4 muaj çka do të thotë se në pranverën e vitit tjetër do të kemi një plan të ri menaxhimi për Parkun Kombëtar të Dajtit.
Detyrat e konsulentit