Kush tha se PDIU është kundër Ramës?! Bashkojnë votat deputetet Lala e Xhina për aktin normativ, 76 vota pro

14 Dhjetor 2017, 20:27Politika TEMA

U njoftua se tre deputetet e PDIU nuk do te japin voten per mazhorancen e drejtuyar nga kryeministri Edi Rama.

U tha dje, por vetem nje dite me pas, ne seancen e sotme parlamentare eshte vertetuar e kunderta.

Keshtu, eshte votuar me 76 vota pro dhe 32 kundër Akti Normativ për disa shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2017.

Dy vota pro i përkasin deputeteve të partisë PDIU, Reme Lala e Dibrës dhe deputetja më e ere e Elbasanit, Elena Xhina.

Dy partitë e mëdha opozitare, PD dhe LSI kanë votuar kundër këtij akti normativ.

Ndërsa votimi për anëtarët e bordit të Autoritetit të Konkurencës për shkak se nga 4 kandidatë të nevojshëm kanë qenë vetëm dy.

Ky akt normativ rialokohen fonde për garantimin e ofrimit të shërbimeve publike, rritjen e eficencës të burimeve publike, dhe rritjen e sigurisë në realizimin e normës së buxhetit shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të këtij viti, ndërkohë që janë ruajtur të gjithë parametrat e treguesve fiskalë të buxhetit.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje