Reforma administrative në Shqipëri, ka qenë pjesë e një samiti Europian mbi modernizimin e shërbimit publik që po mbahet në Paris.
Franca është një nga vendet më të rëndësishme që njihet për administratën publike nga më të kualifikuarat.
Në këtë samit është folur për ta përshtatur shërbimin publik në zhvillimet e reja teknologjike.
Përfaqësuese e Shqipërisë, ka qenë Zv.kryeminisrtja Senida Mesi, e cila deklaroi se reforma e thellë në administratën publike ka nisur duke pasur qytetarin në qendër të saj.
Zonja Mesi tha se “Shqipëria po punon për ofrimin e shërbimeve më të shpejta, eviçente dhe të standartizuara për qytatarët shqiptarë”.
Lehtësimi i burokracive në aspektet e klancelarisë së administratës përbën një imperative edhe brenda BE-së, pasi ka vende ku dixhatilizimi nuk ka hyrë kudo, edhe prej frikës së hakerimit, por edhe kujdesit që bëjnë vendet tradicionale për të mos larguar menjëherë njerëzit, punën e të cilëve e ka zëvendësuar kompjuteri.
Qeveria shqiptare pritet që të ndërmarrë një reformë në administratën shtetërore për të implementuar strukturën e re të qeverisë aktuale.
Reforma administrative pritet të marrë jetë pas janarit ur dhe hyn në fuqi buxheti i ri. (TemA)
Kush eshte kjo? Ku di kjo cfare eshte administrata? Me skandal se administrata ne shqiperi s!esoj te kete kund ne bote