Rama thumbon Metën: Merreni me qetësi dhe dashuri. Mirë groshët dhe orizin, po çizmet pse i vodhët?

14 Dhjetor 2017, 12:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë replikave me deputetët e opozitës, ka thumbuar presidentin Ilir Meta.

Merreni me qetësi dhe dashuri, siç thotë edhe presidenti ynë i dashur, që nuk e kemi më këtu.

Megjithatë e kemi me frymë dhe ide mes jush”, tha Rama, duke iu drejtuar deputetëve demokratë.

Rama ndërkohë ka replikuar edhe me Berishën, që tha se qytetarët përveç situatës së përmbytjeve, duhet të përballen dhe me arrogancën qeveritare.

Ata s’kanë kothere se i mbyti Vjosa, ju rrihni gjoksin”, tha Berisha.

Por Rama tha se në kohën e qeverisjes së Berishës, u vodhën ndihmat për të përmbyturit.

“Shqiptarët as firmato nuk kanë qenë, por kurrë nuk kanë ndërtuar në lumë.

Ndërtimin në lumë dhe për lumë e sollët ju dhe tani kërkoni llogari, a thua se ishit në hënë dhe këto ndodhën pa bekimin tuaj.

Flisni këtu për ndihma, po ju hëngrët gjithë groshët dhe orizin, vodhët edhe cizmet.

Pse i morët?

Pa pilaf nuk jetonit dot, po çizmet ca ju deshën”, tha Rama.(TemA)

6 komente në “Rama thumbon Metën: Merreni me qetësi dhe dashuri. Mirë groshët dhe orizin, po çizmet pse i vodhët?”

  1. spartaku says:

    Mire ke bere zoti Rama,qe, j’ua ke perplasur ne fytyre maskarenjeve te pd-ke,Berishes dhe kompanise se tij.Ata horra ku ta gjenin nje tragjedi te till siç jane permbytjet per te vjedhur gjoja ne emer te ndihmave.

  2. toni says:

    Ke gati 5 vjet ne qeveri mor tutkun. Prape Berisha ta ka fajin o i paafte!! Te gjithe ke shpia pa qera do shkoni. eshte thjesht ceshtje kohe!

    1. ben says:

      toni-shtepite ne lume nuk u ndertuan ne 5 vjetet e fundit. Harrove se ne kohen e Berishes, Tirana dhe gjithe qytetet tona u kioskezuan. Cdo njeri qe kishte dy para hapte themele e ndertonte shtepi ku i donte qejfi, mjafton qe te hidhete voten ne kutine e Saliut dhe sigurist edhe ndonje lek ke “shefi”-polici zones. Shko e nderto sot po ta mbajti prapanica. Ky eshte shtet, jo ai i Berishes me te cilin “fitonin te gjithe”.

  3. Tao Tao says:

    parlamenti eshte shume i bukur,thuhet e cnuk thuhet aty ,antologjia e te gjithe krimeve permendet regullisht n e foltore, harrojne te fshehin keshtu pafytyresine e tyre duke u vetportretizuar si specia me e ndyre e barkut qe ka pjelle kjo shoqeri, dhe duke u tallur me popullin qe i ka zgjedhur aty te cilit i thone , RRi aty degjo horlliqet tona, dhe pas kater vitesh na voto prape ne, Zoteri ti qe ke marre me qera celsat e shtetit shqiptar keto kater vite mos dil aty te tregosh perralla me groshe e me cizme, por pregatit dosjet me fakte dhe coji ne organin e akuzes, keshtu e ruan ndergjegjen e paster para publikut, dhe krijon standarttin e pastertise ne administrate, kushdo qe VJEDH DUHET TE PERGJIGJET PENALISHT, pergjegjesia politike eshte fare e paperfillshme, ajo po nuk u shoqerua nga pergjegjesia penale, eshte thjesht nje show i peshtire ne kurriz te popullit shqiptar

  4. naltmedhnea says:

    Ta them une pse i morren cizmet.Per te dale malit si Zogu qe do mbathte opingat per lufte por qe ne fakt i mbathi per tia mbathur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje