Historia e të harruarit Klenti Bano, heroit të parë në post-komunizëm të luftës me bandat

14 Dhjetor 2017, 09:07Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Po flitet shumë për krimin e organizuar, mafian, bandat shqiptare apo edhe familjet mafioze. Por pak flitet për njerëzitqë e kanë luftuar këtë realitet; për shërbëtorët e vërtetë të shtetit që kanë treguar me jetën e tyre, e që janë dëshmia e mbrojtjes së jetës së bashëqytetarëve të vet.

Një nga dëshmitë më emblematiketë luftës ndaj krimit të organizuar, është Klenti Bano, oficeri i policisë që u vra nga një bandë në Lushnjë, por që askush nuk e kujton, askush nuk e trajton dhe askush nuk e nderon.

Klenti Bano, në vitin 1997 ishte oficer i policisë kriminale në Lushnjë dhe u vra në një atentat mafioz, pasi po hetonte veprimtarinë e bandës së Lushnjës.

Unë e kam njohur Klentin, madje e kam pasur shok të ngushtë kur ishin në një klasë në shkollën e mesme elektrike në Tiranë. Një djalë i superkupturuar, na shpërndante të rejat më të fundit të botimeve në Tiranë në vitin 1988 , siç ishte “Një tragjedi Amerikane” e Teodor Drajzer apo “Shtëpia e Shpirtrave” e Izabel Aljendes.

Një mundësi familjare i kishte siguruar Klentit të merrte i pari këto botime që na i shpërndau, dhe, si më i pjekur nga ne, na fliste për një shoqëri të re, më të lirë, ku njerëzit nuk arrestohen se kanë flokë të gjata apo pantallona jashtë normës zyrtare.

Një lushnjar krenar, Klenti nuk e pranonte tezën se myzeqarët janë frikacakë. Si më i lexuar nga të gjithë ne, na citonte libra të vjetër ku Skënderbeu, gardën e tij e kishte mbushur me djem nga Myzeqeja pasi ishin trima dhe besnikë.

Unë kam qëndruar pranë dhe me Klentin për shumë kohë. Madje më ka qëndruar pranë edhe në raste të vështira duke përjetuar nga afër trimërinë e tij të çartur. Por kurrë s’më shkonte mendja se ai një ditë do të bëhej polic. Ne studionim për elektronikë, por talleshim, duke parë 007-n e vjetër të Sean Connery-t se mund të thirreshim si agjentë sekretë.

Në vitin 1990 u ndamë secili në vendin e fatin e tij. Pas 8 viteh, kur punoja si gazetar në RTSH, kolegu dhe ish-shoku im i klasës, Kliton Nesturi më sjell të falat e Klenti Banos.

“Është bërë oficer i rreptë i policisë kriminale. Nuk fal. Si Klenti, s’ka ndryshuar”, thotë Klitoni, i cili shton se ishte fejuar dhe priste të bënte dasmën.

-“Po mirë, pse i rreptë, ça po bën Klenti?”, pyes Klitonin.

“Po përplaset i vetëm me Aldo Baren e tmerrshëm”, ma kthen kolegu.

Nuk kaloi as një javë pas kësaj bisede dhe lajmi merr dhenë. Klenti Bano u vra në një atentat nga eksponentë të bandës së Aldo Bares. Shokët i bënë një ceremoni zyrtare. Një drejtues i Ministrisë së Brendshme betohet se do t’ja marrë hakun.

Në vitin 2005, Aldo Bare arrestohet nga qeveria “Berisha”, kur ministër i Brendshëm është Sokol Olldashi. Bare dënohet me burgim të përjetshëm, por jo për vrasjen e oficerit të policisë Klenti Bano.

Prokuroria, kurrë nuk përfundoi një dosje ndaj vrasjes së Klentit. Bare u dënua për akuza të tjera.

Përveç kësaj, Klenti Bano, si një nga oficerët më emlematik të luftës ndaj mafies, apo një nga heronjtë e saj, sot mbahet në heshtje dhe nuk është kujtuar nga asnjë qeveri. Kujt nuk i është dhënë dekoratë, madje edhe gaztorëve më të mëdhenj, por jo një embleme që u vra vetëm se hetoi një bandë, kur e tërë Lushnja dridhej prej saj.

Klenti jo, bëri detyrën dhe thjesht hetoi me shkresa. Në emër të shtetit shqiptar.

E ndaluan, e vranë, dhe shteti shqiptar e ka harruar. E kujtova në emër të të sotmes, mes hamendjeve a bindjeve se mafia na ka ka vënë përpara!

12 komente në “Historia e të harruarit Klenti Bano, heroit të parë në post-komunizëm të luftës me bandat”

  1. ferdi says:

    KYesht sistemi qe nuk do te dij per floket e tu te gjat dhe pantallonat kauboj zotri , per kto gjera vertet si bie ne mend njeriu sot por esht nje difekt fare i vogel , qe vdes iken per dhjam qeni dhe askush nuk e di pse vdiqe , nuk ka heronj kunder shkelesve te ligjit zoti gazetar mos u trego naiv, se ky sistem themelet i ka ne padrejtesi , kurse ti kerkon te vesh drejtesin dhe do qe te bejn rrespekt se lufton padrejtesin , harroje mos u ushqe me iluzione , ne kte koh mbahet mend vetem ai njeri qe ndimon dhe mbron shkelsin e ligjit ai shperblehet , se dhe ata qe e drejtojn politiken ne kte sistem jan shkelsit me te mdhej te ligjeve te shtetit qe gjoja kan ngritur. por kte te vertet qe po te them un nuk e pelqejn shum njerez dhe nuk duan ta pranojn se sot te gjith vdesin pa then nje her te verteten ne jeten e tyre , se kan me frik se ne sistemin e shkuar , se ai sistem qe ishte na denonte dhe na thosh dhe arsyen se pse na denonte , por sot te hedhin doren ne qaf te lavderojn dhe te fusin plumbin mbas koke dhe ai qe vret gjithmon iken ne drejtim te pa ditur kjo esht çeshtja.

  2. Liri says:

    I paharruar kujtimi I deshmoreve te shtetit.

  3. Mesiese says:

    Te lumte qe e permend se kemi nevoje ta kujtojmete gjithe ate djale te guximshem e nenen e tij qe iu pervelua shpirt!

  4. muzeum says:

    Ylli te lumte per kete artikullin!

  5. taraboshi says:

    Ke te drejte more Ylli po kuj tja thuash se patem nje pseudo president qe ishte i prirur me dekoru vetem armiqte e vendit qe kan lyer duart me gjak dhe qe u kan sherbyer te huajve dhe ky quhet ……..jo nuk mundem me i permende emrin .

  6. joel shkodra says:

    Tamam hero! Vetem vitin e shkolles duhet ta shikosh. Duhet te jete 1988 dhe jo 1998.

  7. qytetar says:

    Nuk e njoh, as oficerin e policise te vrare ne atentat dhe as autorin e ketij shkrimi, por me zemer i them TE LUMTE, qe e kujton jo vetem si shok, por ne rradhe te pare si oficer policie qe ka dhene jeten per kete vend e per kete popull. RESPEKT e NDERIM per kete djale te ri, per kete bir te ketij vendi. Ndaj dhimbjen me familjen e ketij HEROI.

  8. Shefqet Cela says:

    Atij qe nuk do tja permendesh emrin, mjafton ta emerosh “njeriu me mustaqe te rruara”.
    Shkrimet e Ylli Papes ke endje ti lexosh. Une, per vehten time, sa shikoj kete firme,
    nuk e kaloj si te shume, e mjerisht shume , gazetaruceve te tjere, qe kane mbire si kerpudhat mbas shiut.
    Jam shum i kenaqur qe nuk ju dha ndonje palo dekorate ntga ai qe e kishte mendjen tek ballistat e diversantet se do kishte ndonje njolle si te tjeret.
    LAVDI HEROIT TE HESHTUR!

  9. Lani says:

    Flmd qe e permend me respekt dhe vleresim. E meritojne te gjithe ata qe punojne me ndershmeri dhe vetmohim per popullin e tyre?

  10. leone says:

    Ky po qe eshte hero dhe ja vlen te dekorohet.Problemi eshte se kush do ta dekoronte: Nishani,handikapati qe s’la me ballist pa dekoruar apo ky iu sotmi,dmth likja i floririt,qe do shoihim se sido veproje me dekorimet.Do ndjeki rrugen e Nishanigt pa nam apo do dekoroje kedo qe do i ngrihet.Klenti Bano eshte nje hero,i rene ne krye te detyres.E kupton deot kkete ti,Ilir Meta,qe te bene president,pavaresisht se nuk e meriton ate post,pas marifeteve qe perdor per te arritur qellimet e tua,si Urjah Hipi i Dikensit dhe pas videos qe kemi pare,apo ku e rruan ti per keto qe themi ne…Ku krahasohet puna me vetmohim e ketij heroi te heshtur e te harruar nga te gjithe me Azem kar kriminelin,te cilin e quajne hero,deshmor dhe i kane bere bust dhe likja dergoi dhe pershendetje me shkrim e te shoqen te marri pjese ne nderim te buastit te tij ne Tropoje?Turp! Nderim per Ylli Paten qe e sensibilizon me te drejte opinionin publik me kete shkrim.Ku eshte shoqeria civile,e lexon kete shkrim dhe pse nuk sensibilizohet qe te pakten tani,megjithese me vonese,qeverria dhe prersidenti te bejne detyren ndaj tij?

  11. leone says:

    Ky po qe eshte hero dhe ja vlen te dekorohet.Problemi eshte se kush do ta dekoronte: Nishani,handikapati qe s’la me ballist pa dekoruar apo ky i sotmi,dmth likja i floririt,qe do shohim se si do veproje me dekorimet.Do ndjeki rrugen e Nishanit pa nam, me dhe pa mustaqe dhe do dekoroje kedo qe do i ngrihet,apo do beje detyren si duhet,duke dekoruar ata qe jane me te vertete per te dekoruar?Klenti Bano eshte nje hero,i rene ne krye te detyres.E kupton det kete ti,Ilir Meta,qe te bene president,pavaresisht se nuk e meriton ate post,pas marifeteve qe perdor per te arritur qellimet e tua,si Urjah Hipi i Dikensit dhe pas videos qe kemi pare,apo ku e rruan ti per keto qe themi ne…Ku krahasohet puna me vetmohim e ketij heroi te heshtur e te harruar nga te gjithe me Azem kar kriminelin,te cilin e quajne hero,deshmor dhe i kane bere bust dhe likja dergoi dhe pershendetje me shkrim e te shoqen te marri pjese ne nderim te buastit te tij ne Tropoje?Turp! Nderim per Ylli Paten qe e sensibilizon me te drejte opinionin publik me kete shkrim.Ku eshte shoqeria civile,e lexon kete shkrim dhe pse nuk sensibilizohet qe te pakten tani,megjithese me vonese,qeverria dhe prersidenti te bejne detyren ndaj tij?

  12. Viroi says:

    Nje shkrim I merituar. Ishte djale I nje familje te thjeshte e te ndershme. Nena e tij e ka vuajtur shume humbjen e te birit. I njoh ata njerez te mire qe krimi u mori jeten e djalit ne moshen me te mire. Bravo qe e kujtove dhe I paharruar emri I tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje