Kandidati i parë për kryeprokuror tek Ligjet: Jam më i aftë se një magjistrat, sjell prova

13 Dhjetor 2017, 16:24Politika TEMA

Kandidati për Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Arqile Koça ka shpalosur platformën e tij sot përpara Komisionit të Ligjeve.

Në bazë të pyetjeve, ai foli edhe për arsyet se pse kandidon për këtë post.

Koça u pyet nga deputeti socialist Adnor Shameti, se si mund të kandidojë për këtë post kur nuk ka Shkollën e Magjistraturës, si një kriter për t’u zgjedhur kryeprokuror.

Ndërkohë ai ka befasuar me përgjigjen e tij, teksa tha se sjell prova që formimi i tij është më i madh se i një prokurori që ka mbaruar magjistraturën.

“Sjell prova se formimi im nuk është më i paktë se ai që ka mbaruar magjistraturën. Formimi akademik i imi është më i madh se i një studenti që ka mbaruar shkollën e magjistraturën”, tha Koça.

Ai iu është përgjigjur edhe pyetjeve provokuese të deputetëve të mazhorancës.

Koça është pyetur nga deputeti Bledi Çuçi nëse kishte ngrënë drekë me ndonjë politikan dhe a ka pasur presione nga politikanë gjatë karrierës së tij.

Arqile Koça: Nuk kam ngrënë drek me ndonjë politikan, as gjatë 10 viteve të fundit. As në karrierën time mbi 20-vjeçare. Ndërhyrje mund të konsiderohet çdo lloj shprehje, qëndrimi publik që mund të bëhet nga politika. Çdo prokuror e ndjen atë. Por unë nuk mund të them që më erdhi një politikan dhe më kapi prej xhakete…”

Jam kujdesur për dy shtylla kryesore integritetin profesional dhe moral. Në aspektin profesional në clësinë e prokurorit kam marrë pjesë në çështje serioze, si çështja e vrasjes së Hazem Hajdarit, apo edhe Gërdecin.(TemA)

9 komente në “Kandidati i parë për kryeprokuror tek Ligjet: Jam më i aftë se një magjistrat, sjell prova”

  1. LORA says:

    Ky kandidat m’u duk I rendomte,,,megjithese vet-fryhej me akademizem qe nuk perkonte hic me nivelin e artikulimit te tij.

  2. O koketul, kam dhe une nje pyetje – Adnor Shameti e Bledi Cuci pervecse kane qene shoke klase e dy studente medioker te juridikut a e kuptojne bashke me ty qe po shkelni Kushtetuten e ketij vendi dhe jeni bere qesharake per nje karrike qe do shpetoje tulet e thata te Tahir babashtase ☺☺☺

    1. ben says:

      shqiptarguximtar-c’lidhje ka Tahiri kety kur ky koktuli vjen nga garda e Berishes?

  3. SPQR says:

    Adnor tutkuni qe ke mbaruar per drejtesi, ligji per organizimin dhe funksionimin e prokurorise thote nder te tjera se kandidati per prokuror te perkohshem te pergjithshem duhet te kete mbaruar shkollen e magjistratures, ose te kete nje grade shkencore! Pra ka nje OSE Adnor tutkuni qe te ra bixha me u bo deputet! U ftof paçja te stadiumi dinamo Adnor, futja vrapit te kapesh ndonje racion! P.S: si do votoje Adnor pacja nese kandidati do ishte me diplomen e Uni Palo Piramides Justicia qe hape zotrote per te rrjepur njerezit??!!!

  4. ben says:

    A,ma paske qene prokuror I ceshtjes Hajdari dhe te Gerdecit? E morem vesh se qenke vertet shume me I mire se studentet e Magjistratures. Qe je me I mencur se gomari Nastradinit kete e morem vesh. Me siguri edhe shkollen e ke mbaruar ke Plepat e Durresit.

  5. Vladimir says:

    Prokuroret dhe gjyqtaret qe u moren me Gerdecin mendoj se jane te papershtatshem edhe per te vazhduar detyren me tej, jo me per tu promovuar. Ashtu sikunder ata qe mbyllen vrasjen e 21 Janarit, ata qe zvarriten dosjen e Rruges se Kombit, ata qe kishin detyre ndjekjen penale te “ortakeve” te Rapiscan etj. Nuk di ne se deputeteve ju vihet perpara nje dosje me arritjet dhe deshtimet e ketyre kandidateve? Deputetet nuk mund te nderhyjne ne hetime, por sot,si perfaqesues te sovranit, them se kane detyren dhe te drejte qe te rekomandojne kritere per selektimin e trupes nga ana e te perzgjedhurit prej tyre sapo te fillojne punen.

  6. freee says:

    ato ceshtjet serioz sikur nuk u zgjidhen apo ske gje per te thene si u harruan ….sepse kishte si puna jote qe mbyllen gojen per vendin e punes.

  7. T. Voda says:

    — Nuk e di kriterin e perzgjedhjes [ seleksionimit] te kandidateve qe vine deri ketu. Uroj te ken qene shum rigoroze. Besoj te kete dhe teste , direkte e indirekte , te cilat nxjerin ne pah aftesine profesionale, [ anen teorike e praktike] , vetite morale e te karakterit , ne vecani te jete kembngules , i drej e i pa kompromentushem nga kushdo. …..
    — Me gjith se nje mendimtar thot ;; – Karakteri [aftesia] e njeriut percaktohet nga ajo qe thote vet, nga ato qe thone te tjeret per ate, dhe NGA AJO QE ESHTE NE FAKT… Dy te parat , relativisht gjenden . Ndersa e treta [ AJO QE ESHTE NE FAKT … ] eshte e veshtire [ populli thote ”gjarperi” si tregon kollaj kembet eveta]. Ate e tregon [nxjer] jeta, praktika, PERVOJA [ por , sa keq…qe kjo e fundit … vjen me vones… ]
    — Ashtu si kan e ardhur punet , veshtitre te gjendt njeri pa mekate dhe i pa pergojushem , kushdo qe te zgjjidhet. Por urojme te kete sa me pak , qe te mos i zbulohen e perdoren me vone si mjet shterngus e presioni per leshim e korruptim.
    — NE KRYE TE CDO HALLKE, Gjeni me rigorozet, me te ndershmit e me te aftet , sepse vetem ata mun te ndertojne ATE PIRAMIDE SHTETRORE , QE FATKEQSUSHT DERI TANI KA MENGUAR..

  8. Ptuuuu,,, says:

    Dihet si shkojJ gjyqi i hajdarit,fakte te manipuluara nga prokuroria dhe denime pa baze nga gjykatesit,,,gjithashtu dhe gerdeci po’ ashtu,,,,hiq llallen ver djathin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje