Në orën 15:00 nis seanca dëgjimore me 7 kandidatët për Kryeprokuror, Manja thirrje opozitës: Bëhuni pjesë e procesit, pasi…

13 Dhjetor 2017, 13:37Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PS Ulsi Manja i bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të opozitës të bëhen pjesë e procesit të zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm të përkohshëm.

Përmes një deklarate për median Manja bëri me dije se sot në orën 15:00 nis seanca dëgjimore me 7 kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm.

“Kuvendi ka thirrur sot në orën 15:00 në seancë të jashtëzakonshme kandidatët për kryeprokuror. Dua të falënderoj kandidatët prokuror për Prokuror të Përgjithshëm dhe t’i siguroj për besueshmërinë dhe transparencën e këtij procesi.

Për ne si shumicë nuk ka rëndësi emri por procesi. Ftoj edhe kolegët e opozitës të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë zgjidhje dhe jo zgjedhje vakancës së krijuar.

Nuk është çështje vullneti politik por detyrim që buron nga Kushtetuta për të cilën ne deputetët jemi betuar se do ta zbatojmë. Kuvendi si organ i zgjedhur nga populli ka detyrim zbatimin e ligjit.

 Ftoj edhe mediat që t’i japin zë kësaj dëgjesë publike me kandidatët për Prokuror sepse prokurorët dalin pak ose aspak në media por që shqiptarët meritojnë t’i dëgjojnë sot”, deklaroi Manja. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje