Pellumb Kulla
Nuk mjaftonte Njëzeteteta me Njëzetenëntën e nëntorit, që kanë 27 vjet që e kanë zënë njëra tjetrën për leshrash dhe nuk po arrijnë ta ndajnë kur e kapërceu kufirin e vendit nazisti i fundit.
Kufiri ka rëndësi, kufiri!
Ja tani edhe dy data të dhjetorit! Është sherri për formimin e Partisë Demokratike! Nacionalistët, si Saliu me Tritanin, ata që bashkëpunuan me armikun (Ramiz Alinë, Hysni Kapon dhe Simon Stefanin me shokë) ngulin këmbë dhe festojnë 11 dhjetorin si datë themelimi. Grupi më progresiv, Meksi, Selami, Topalli, Bodja dhe të gjithë ata që përjashtoi Basha e festuan formimin e PD sot, më 12 dhjetor!
Po mirë, dreqi ta hajë, po përse e gjithë kjo mospërputhje?! Nuk kanë kaluar aq vjet sa të rrjedhë kujtesa!
Është pa dyshim një datë madhore, se formimi i PD shënon vërtet edhe ai një ditë çlirimtare, një kufi. Është një kufi i madh historik, sepse na solli kalimin nga diktatura në Demokraci, dhe një marrëveshje mes dy palëve duhet të arrihet. Le ta vendosin dhe le t’i lenë të qetë shqiptarët dhe sidomos demokratët e gjorë. Se do të ndahen më dysh dhe ata, dhe sherri do mbetet sherr, pastaj!
Hajde pra, ju përgjërohemi, vendoseni:
Kur e kaloi kufirin nga PPSh në PD komunisti i fundit?
Pyet Salih-un kur e kaloi kufirin, kur e rrembeu, kur e vodhi PD, pse na pyet neve. Ai e di te sakte. Vodhi e perjashtoi firmetaret e inisiatoret e vertete, per te grabitur tere Shqiperine, siç beri per 27 vjet. Pyet mallkimin e shqiperise, Salih-un e jo ne. E shkruaj Salih se dhe emrin e ka ndryshuar dhe datelindjen…
Si gjithmone fantastik Z. Kulla. Aman te na thone emrin e koministit te fundit qe la PPSH sepse emrin e te parit qe hyri ne PD e dime te gjithe.
Respekte te vecanta.
Ne akoma nuk dime ditlindjen e udheheqsit qe vodhi kryetarllekun e pd salikryekrimineli.
Duhen gjetur dhe thene gjithashtu edhe se ne c’date hyri ne PD spiuni i pare i Sigurimit dhe kur hyri i fundit?
Duhet pecaktuar e sakte pastaj nese keta spiune duhen quajtur “Heronj” apo “armiq”. E bene ate veprim per te miren
apo per te keqen e Shqiperise.
Autori i shkrimit besoj se i di mire keto fakte.
26 vjet qe PD dikreditohet,perderisa e pervetsoj nje komunist ekstremist,qe doli nga zyrat e errta te ramiz alise,fatkeqesia e dyte e Shqiperise,pas asaj mortaje te zeze qe pushtoj vendin 50 vjet,qe pati si mision deshtimin e demokracise dhe zbatimin e mareveshjes ogurzeze te Katovices gorbacoviane,ishte personi me i pershtatshem per ta realizuar gje qe deri tani ja ka arritur qellimit ,kali trojes ! Urime per fitoret sali !