VIDEO/ Donald Lu thumbon mazhorancën: Ku janë, akoma do qëndrojnë në krevat?

13 Dhjetor 2017, 10:14Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka marrë pjesë paraditen e sotme, në konferencën për “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje”.

Ai ka qenë në krah të deputetëve të opozitës, pavarësisht se kjo e fundit ka nisur një sulm të egër ndaj tij.

Lu ndërkohë ka thumbuar deputetët e mazhorancës, pasi kanë qenë me vonesë.

“Fillimisht falënderoj opozitën që merr pjesë në këtë takim.

Pse duhet qëndrojnë akoma në krevat, sepse pak anëtarë të mazhorancës po marrin pjesë këtu.

A po e marrin me seriozitet këtë çështje?”, tha ai.

Nëse do të vendoset për votim elektronik në 2019-n, nuk duhet të prisni deri në verën e ardhshme, pasi më vonë do të jetë një dështim”, tha Donald Lu.

Ambasadori amerikan u shpreh se votuesit kanë më shumë besim te procesi me përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje.

Teknologjia në zgjedhje eliminon problemet me letrën. Jemi të gatshëm të mbështesim punën në çdo aspekt”, tha ambasadori.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje