Kastriot Islami deliron për burgun: I pari rumuni, i dyti kroati, i treti kryeministri shqiptar?!

12 Dhjetor 2017, 21:49Politika TEMA

Ish kryetari i Kuvendit dhe minister i PS, ish deputeti i PD Kastriot Islami ka gjetur momentin per te folur dhe ai per Prokurorine dhe denimin e njerezve te korruptuar”

“Në vendet që kanë aspirata për tu bërë anëtar të NATO dhe BE, Brukseli së bashku me SHBA kanë bërë një “presion” pozitiv për të krijuar një sistem drejtësie ku gjykatësit dhe prokurorët të jenë të pavarur nga politika dhe peshqit e mëdhenj të politikës të largohen nga politika si të korruptuar. Po ti referohemi ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore një gjë e tillë është evidente në Kushtetutat dhe legjislacionin e Rumanisë dhe Kroacisë. Por edhe në aspektin praktik në këto dy ënde anëtare të BE, gjykatësit dhe prokurorët, 10-15 vjet pas fillimit të kësaj reforme janë pothuajse të pavarur nga politika ose thënë ndryshe politika nuk ka as guximin dhe as mundësinë të ndërhyjë në vendimet e tyre. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur disa ngjarje që sot duket të pabesueshme për shqiptarët. Janë arrestuar dy ish-kryeministra dhe shumë ministra, dhe mbi 200 politikanë të rëndësishëm.

Kryeministrat që kanë nisur të parët dhe mbështetur reformën në drejtësi janë arrestuar të parët, janë dënuar me burg dhe janë larguar nga politika më akuza të rënda për korrupsion dhe si të dënuar nga gjykatësit e pavarur, pasuria i është konfiskuar. Në Rumani, ish kryeminstri Adrian Nastase, kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka nisur në 2003 reformën në drejtësi dhe është dënuar i pari për korrupsion duke ju konfiskuar edhe pasuria. Në Kroaci, ish kryeministri Ivo Sanader, kryetar i partisë HDZ, nisi reformën në drejtësi dhe do të ishte i pari që do të ndëshkohej me burg në 2012 për korrupsion dhe të largohej nga politika për të mos u kthyer më. Pas tyre, një numër shumë i madh ministrash, deputetësh e politikanësh të rëndësishëm janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion.

Edi Rama fillimisht e “kundërshtoi” reformën në drejtësi që iu propozua Shqipërisë pasi ishte bërë anëtare e NATO dhe fill pasi u pranua me statusin e vëndit kandidat në BE. U desh ti kujtohej Ramës, përmes një informacioni të “rrjedhur konfidencialisht” se “kundështuesi i reformës në drejtësi” ishte “zotëruesi i 200 milion eurove të fshehura në një llogari off shore në emër të vëllait…” që ai të pranonte të mbështeste reformën në drejtësi. Njëlloj si Nastase në Rumani. Por edhe si Sanader në Kroaci. Rama u detyrua të mbështeste reformën në drejtësi dhe mbetet të shikohet nëse ai do të ketë të njëjtin fat pasi reforma të nisë të veprojë?

Akuzat për korrupsion, për lidhje të krimit me qeverinë, për rol kryesor në kultivimin e kanabisit dhe narkotrafikun janë akuza shumë më të rënda që janë drejtuar ndaj Ramës se çfarë ekzistonin në mjedisin politik të Rumanisë për Adrian Nastase dhe në Kroaci për Ivo Sanader. Në sytë e publikut rumun Nastase dukej një lider i suksesshëm dhe i fuqishëm që kishte krijuar stabilitet ekonomik për Rumaninë dhe ishte ai që e kishte futur Rumaninë në NATO e BE. Po ashtu edhe Ivo Sanader konsiderohej një lider shumë i fuqishëm në Kroaci, që kontrollonte më dorë të fortë partinë e tij dhe që ka qëndruar më gjatë në postin e kryeministrit. Por prapë se pra do të ishin të dy “viktimat e para” të reformës në drejtësi, të cilën e nisën po vetë.

Pavarësisht se Rama mund të duket në këtë fazë kur duhet të përmbyllet reforma në drejtësi, “i fortë” me 74 votat e blera në 2017, dhe “i sigurt” nga paratë e korrupsionit dhe forca e klaneve mafioze, si dhe i mbështetur nga disa qarqe ndërkombëtare, precedentët e Rumanisë dhe të Kroacisë, këtyre dy vendeve ballkanike të korruptuara, të drejtuara nga lider-peshq të mëdhenj janë simptota drejt të cilave drejtohet edhe fati i Edi Ramës.

Shqipëria vendi më i korruptuar i NATO dhe kandidat për në BE, vendi më tipik i lidhjes së qeverisë me klanet mafioze dhe vendi më i kanabizuar i Europës, në periudhën që drejtohet nga Edi Rama, është detyruar të realizojë një reformë në drejtësi për të përcaktuar gjykatës e prokurorë të pavarur. Dhe kjo me siguri do të ndodhë duke ndjekur rrugën e Rumanisë, Kroacisë….Kjo duket ngjarje e sigurt… Pavarësisht se ndokujt i duket ndryshe për momentin, pavarësisht iluzionit se sikur Rama ka mbështetje ndërkombëtare, reforma do të kryhet si në Rumani, Kroaci e gjetiu dhe pasojat ndaj “peshqve të mëdhenj” dhe veçanërisht ndaj “peshkut më të madh” do të jenë të njëjta. Sepse në realitet mbështetje është për reformën në drejtësi që garanton gjykatës e prokurorë të pavarur dhe që vendimin e parë ndëshkues këta gjykatës e prokurorë të pavarur ta marrin pikërisht ndaj atij/atyre që gjatë të gjithë kësaj kohe janë përpjekur për ta vënë nën kontroll drejtësinë dhe publiku i percepton tejet të korruptuar… Ky do të jetë mesazhi i parë dhe i fortë për të gjithë politikanët e tjerë pas ndëshkimit të “peshkut të madh” që askujt pas tij të mos i shkojë mendja të ndërhyjë për të dhunuar pavarësinë e gjyqësorit… Mbajeni mënd!”, deklaroi Islami.

11 komente në “Kastriot Islami deliron për burgun: I pari rumuni, i dyti kroati, i treti kryeministri shqiptar?!”

  1. Shkelcim Miri says:

    Ik er jevk

  2. doni says:

    Edhe ky shtome qenefi mbeti pa dhene opinionine tij! Si nuk ju han mortja te gjitheve me radhe.

  3. shkodra says:

    Neqoftese duhet shpikur nje njesi matëse per ligësinë, atehere ajo do te quhet “Kastriot Islami”.

  4. DALLTON says:

    Qre po te flase nji person qe ka bere 25 -vjet burg ja vlen ,por te flase nji person 24 k komunist , dhe me teste partie kjo nuk I falet popullit por keta persona se kane problem te medhaja dhe nuk dalin ne media, kurse “komunistat-24 karat dalin ne media dhe ofendjne ata persona qe e vuajten ate system.Ju lutemi mos I nxirrni keta MONSTRA-se na kane pire gjakun.

  5. Genti35 says:

    O xhuxh muti, ty do te te fusin ne ndonje banjo qelie se sdo harxhoje leke shteti te te bejne nje qeli per ty. Sa i peshtire je. Je nje kryekurve.

  6. tir says:

    Po Kaci i Zi pse e luan bishtin sa te ps te pd? Kujt do i ngjitet tani qe eshte pa mandat? Ik mor thes me lesh , shtypes hudhrash se i pari drejt burgut je ti si ish kryeparlamentar, qe kerkon te fshehesh pislleqet e tua pas partive qe i nderron si horrat. Vetem ti nuk ke goje te flasesh se kot nuk te quajti Berisha Kac i Zi.

  7. Grida Suma says:

    Hahaha ky ta mbush mendjen.

  8. loni says:

    OOO KAQI ……..
    QE BEN AKOMA ENDERIME BURGU , KJO DIHET, SA THELLE TA KA FUTUR RAMA………
    ENDERO KAQI , ENDERO , POR ENDERA ME TE BUKURA SHIKON ……..AJO.
    PO KOQE NGELE , ORE QYQ , TERE JETEN………

  9. pas dimrit, vjen pranvera says:

    O Kastriot! Po thua me te vertete qe Rama e filloi korrupsionin , krimin dhe shitjen e vendit, se nuk te lexova asnje fjale? Po ai qe vodhi lopen, nuk ka asnje faj? Ti u bere mut burre qe kur u bere deputet i Sali Kermes. Ka mbaruar puna jote, pak turp kane dhe mallakastriotet trima e patriot, por mbase je i shartuar ne veri, s’i dihet, kohe te veshtira kane qene dhe atehere shartimet beheshin fshehurazi e kishin me lezet se sot qe shkerdhehen rrugeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje