Sali Berisha kundër kritikëve të Bashës: I ftoj bashkëpunëtorët e mi të mendohen mirë…

12 Dhjetor 2017, 21:00Politika TEMA

Sali Berisha thotë se platformat që i janë dorëzuar Lulzim Bashës nga kritikët e tij për ndryshime në statut kanë për qëllim largimin e tij.

Sipas Berishës, qëllimi duhet të jetë fitorja e Partisë Demokratike dhe jo largimi i kryetarit.

Berisha shtoi se në këtë mënyrë krijohet një precedent që çdo katër vite, grupe të caktura brenda partisë të kërkojnë largimin e kryetarit.

Propozimet kanë për qëllim largimin e kryetarit. Këto propozime nuk duhet të kenë për qëllim largimin e tij, por fitoren e Partisë Demokratike”, u shpreh Sali Berisha në studion e “ABC News”.

Ai ndërkohë ka komentuar edhe mundësinë e çarjes së PD-së, pas përplasjes së Lulzim Bashës me disa nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, të cilët i mënjanoi dhe nga kandidimi për deputetë.

“Fjala e zotit Basha në ceremoninë e 27-vjetorit iu referua kontributorëve, bashkëpunëtorëve, themeluesve, etj. Jam i bindur se çdo njeri mund të krijojë parti.

Çdo njeri mund të krijojë një parti dhe të lërë kontributin e tij në partinë që ka qenë sepse kjo ka ndodhur. Gjetja e mirëkuptimit është e mundshme.

Basha ka marrë përgjegjësitë me vete. Nëse ne themi që kjo ka përgjegjës vetëm zotin Basha bëjmë gabim. Kjo nuk e zgjidh problemin.

Ai i ka pranuar përgjegjësitë e tij të cilat i ka pranuar.

Ishte i natyrshëm zemërimi fillestar. Reagimet e para ishin të zakonshme.

Tani me qetësi të gjithë duhet të pyesin veten: Cila është rrugëdalja. Kam bindjen se instikti i tyre dhe përvoja e këtyre bashkëpunëtorëve të mi do ti çojë në një zgjidhje praktike”, tha Berisha. (TemA)

2 komente në “Sali Berisha kundër kritikëve të Bashës: I ftoj bashkëpunëtorët e mi të mendohen mirë…”

  1. Aureli says:

    O gerdalle nukn dot basha dhe vjedhjet! Basha e ka ne bythe per vete.

  2. Fatosi-kosove says:

    O aman o sali berisha perdore pushtetin tend dhe mos lejo shkarkimin e lulit se keshtu do i merr ne qafe shqipatret pasi mund te krijohet nje huti dhe do kete te atille qe do mendojne ta votojne PD-n dhe keshtu edhe te kthehuni ne pushtet,mbaje qofte edhe me jete njerezish siq ke bere deri tash,me Olldashin pashkon apo edhe vet azemin,edhe pse patozi,selami e disa te tjere vertet mendojne per PD-n e jo per familjet si ti e luli,prandaj edhe ne i lutemi zotit tju fale jete ty e lulit sepse keshtu PD do jete perjet opozite edhe pse çdo vit e me evogel,por ama te siguroi se nese sdo e kaloni pragun zgjedhor ne zgjedhjet e ardhshme,do ti lutem Rames qe ta heqe pragun veqmas per ju-PD edhe pse presidenti meta do te perdor evton por ne fund te fundit Rama nuk e pyet kur behet fjale per ju te dy,vetem se edhe ju duhet plotesuar nje kusht:
    qe dulen mos ta fusni ne listat e PD-s,dhe grupi i juaj te perbehet nga ju dy,fazlliqi,shkop noka,salijani,alibeaj,paloka,strazimiri,e aty mund te shtoni edhe ndonje nga republika e lazaratit se ju duhen per tju financuar pasi pas VETINGut sali sdo guxoni te plaqkisni bankat siq keni bere deri me tash,shnet sali e mos ju pafshim surratin tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje