Bushati drekë pune me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së: Me rëndësi rezultatet e reformës në drejtësi

12 Dhjetor 2017, 15:15Politika TEMA
Bushati drekë pune me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së

Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare dhe nënvizoi se ‘arritjet e deritanishme të Shqipërisë  në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian përbëjnë një bazë të shëndoshë për punën e mëtejshme në kuadrin e negociatave të anëtarësimit’.

Shqipëria, tha ministri, e konsideron vitin 2018 si një vit të rëndësishëm për ne dhe rajonin dhe ne  kemi treguar vazhdimisht vendosmëri dhe konsistencë në orientimin tonë Euro-Atlantik.

Ministrat e Jashtëm vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave dhe nënvizuan rëndësinë e rezultateve në reformën në drejtësi për ecurinë e integrimit evropian të vendit.

Një vlerësim i lartë u shpreh për rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv. Gjithashtu, gjatë takimit u vlerësua edhe qëndrimi i Shqipërisë në kuadër të nismave rajonale si dhe marrëdhëniet konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë në rajon. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje