Partia Demokratike ka komentuar vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda për pezullimin e pasaportës së ish-ministrit Saimir Tahiri.
Përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, selia blu shprehet se Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias dhe se ka qenë mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.
Ndër të tjera në akuzat e renditura, Alibeaj shfrytëzon edhe dekomentet e publikuara në media.
DEKLARATA E PLOTË
Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.
Çdo ditë që kalon provon:
Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,
Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës
Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.
se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.
Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.
Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.
Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali.
Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit.
Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama! (TemA)
E thene nga ju te PD eshte genjeshter. As guret sju besojne me.
A ju jeni engjejt? Rropte ku ti keni. .