Debati për datën, Aleksandër Meksi: Më 12 dhjetor ’90 u themelua PD, mbetet një ditë e shënuar. Historia s’ndryshohet as i vjen kujt prapa

12 Dhjetor 2017, 11:39Politika TEMA

Ish themeluesi, ish anëtari i forumeve më të larta të PD dhe ish kryeministër i vendit Aleksandër Meksi vijon të këmbëngulë se Partia Demokratike është themeluar më 12 dhjetor dhe jo më 11 dhjetor 1990.

Meksi thotë se 12 dhjetori ’90 mbetet një ditë e shënuar për demokratët shqiptare. Për ish kryeministrin shqiptar, “Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mun ta ndryshosh, ajo nuk harrohet”.

Statusi i plotë i Meksit në rrjetin social:

Si sot 12 dhjetor 1990, studentë e intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosë dhe themeluan të parë Parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një Parti e të gjithëve që aspironin një Shqipëri të lirë, demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut,ekonomi e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës.

Parullat e mitingut ku u shpall Programi i saj minimal ishin dhe mbeten “Liri Demokraci” e “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratë shqiptar.

Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mun ta ndryshosh, ajo nuk harrohet.

I Uroj festën gjithë atyre, që ato ditë e kohë historike, u përpoqën për një Shqipëri Demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet.(TemA)

1 komente në “Debati për datën, Aleksandër Meksi: Më 12 dhjetor ’90 u themelua PD, mbetet një ditë e shënuar. Historia s’ndryshohet as i vjen kujt prapa”

  1. perlat spahiu says:

    ahhhhhhh ,ahhhhh ,historia e kryehajdutit aleksandri i meksit,ahhhhhhh ahhhhhhhh,*demokracia * shqi-pta-re,nese shqiptaret kane harruare e nuk mbajne mend, mund ti besojne perrallava te meksit,ne shqiperi nuk u krijua asnje parti*demokratike*,u krijua partia e hajdueve,e krimit dhe cimentimit, partia e bynkjeristeve u trasformua ne parti *demokratike*, *socialiste* dhe *republikania* e hajdutit sabriu i godos, pyetini keta kerma *demokrate*,sali -breke -skisha,edhiu-i -rames,idhjer -muti, fatoq-kerme-nanjo,sa pale breke kishin ne 1990.kjo eshte historia o aleksandri i ndihmave te pelikanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje