Dekreti i presidentit, PS i përgjigjet Metës: Të mos paragjykojë Kuvendin, ndjehemi të fyer

12 Dhjetor 2017, 11:25Politika TEMA

Deputeti socialist Bashkim Fino ka reaguar pas dekretit të presidentit Ilir Meta lidhur me rishqyrtimin e ligjit për tarifat gjyqësore.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Fino tha se ndjehemi të fyer nga Kreu i Shtetit dhe se ai ka paragjykuar Kuvendin e Shqipërisë.

“Duhet ta rrëzojmë dekretin e Presidentit sepse është i pabazuar për të bërë ndryshime në projektligj. Si relator propozoj që ta rrëzojmë dekretin dhe të mbajmë atë variant që kemi paraqitur në Parlament”, shprehet Fino.

Në dekretin e kreut të shtetit thuhej  se vendimi për rritjen e tarifave nuk ka ardhur pas një studimi të thelluar në këtë fushë.

“Niveli i tarifave, i parashikuar në këtë ligj, është bërë në mungesë të një studimi të thelluar dhe, në krahasim me tarifat e sotme, ka një rritje drastikedhe të menjëhershme të tarifave, gjë e cila paraqet rrezik të lartë për vështirësimin e aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë”, thuhet në dekretin e presidentit Meta. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje