Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatën e së hënës në fshatin Goriçaj pranë Divjakës në Lushnje, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë.
Pronari i nje lokali ne fshatin Goriçaj, ka vrare me arme gjahu shtetasin A.Ll, 42 vjeç, banues në te njejtin fshat.
Policia ben me dije se 42-vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital.
Nderkohe, policia ka mundur te arrestoje autorin, shtetasin Petrit Toromëni, 42 vjeç, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.
Policia ben me dije se shkak ishte nje konflikt ne lokal.
Mesohet se viktima ishte problematik dhe kishte pirë në lokal.
Dyshohet se më pas kishte dashur të përdhunonte gruan e pronarit të lokalit dhe ky fundit e ka vrarë me armë gjahu tip karabinë.
Njoftimi i policise:
Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje.
Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se:
Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.
Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Viktima kishte 2 identitete dhe ishte dënuar për prostitucion
Klienti i një lokali në fshatin Goriçaj të Divjakës, i cili u vra nga pronari i lokalit, rezulton i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.
42-vjeçari, i cili u qëllua me çifte nga Petrit Toromani, ishte person me precedentë penalë.
Ai kishte dalë nga burgu në fillim të këtij viti.
Mësohet se viktima kishte ndërruar identitet, bën me dije Klan.
Ai përdorte edhe emrin Eduart Stambolliu.
Almir Llupo ka qenë i dënuar në mungesë në vitin 2006 me vendim të formës së prerë për trafik të femrave për prostitucion dhe falsifikim të dokumenteve.
Për herë të fundit, Llupo është arrestuar në muajin korrik të këtij viti.
42-vjeçari u vu në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Almir Llupo alias Eduart Stamolliu ndërroi jetë dje rreth mesnatës pasi u qëllua me çifte nga pronari i lokalit në fshatin Goriçaj.
Policia thotë se mes tyre pati një sherr për motive të dobëta.
Dyshohet se viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e pronarit të lokalit.
(TemA)
I lumte dora…!!!!..nuk ka pse te denohet asnje dite..!!!
Ka nje “difekt” te madh te ligjet, jane te dobeta, viktima disa here denuar penalisht? ,po te ishte denuar siç duhej, nje 15 vjeçar te mire mbrapa hekurave apo 20 vjet per perdhunim, ndoshta “viktima ” do ishte gjalle sote dhe Njeri, dhe familjes qe i ra halli e qete ne pune te saj, po kush na ka udhehequr mbas 1990, ka qene i interesuar per ta shkaterruar Shqiperine
Të lirohet menjehere!
E ka mbrojt nderin! Ka treguar se eshte shqiptar.
Per motive te dobeta…donte t’i perdhunonte gruan !?-Po motive te forta cilat quajne keta …perfaqesues te ligjit ?