Partia Demokratike ka rinisur sulmet ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus, Edi Paloka ka folur për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Ai ka hedhur aludime se qeveria po manipulon ambasadorët.
Duke folur për mundësinë që Rama të blejë votat në Parlament, Paloka ka thënë se veçoria e kryeministrit është që të paguajë në të gjitha monedhat, duke nënkuptuar korruptimin e diplomatëve të huaj.
“Nuk ka nevojë Rama të bëjë kërkesë për konsensus.
Nëse do të zgjedhë një kryeprokuror, të zbatojë Kushtetutën.
Më pas mund të ulemi që të zgjedhim kryeprokurorin e përhershëm jo me 84 vota, por edhe me më shumë”, tha Paloka.
Ja dialogu i zhvilluar në studio:
Edi Paloka: Mund të blejë një e dy langaraqë, por ta harrojë se bën 85 vota në Parlament. Ju keni të drejtë, se ky është imazhi i Edi Ramës. Edi Rama paguan me të gjitha monedhat. Mund të paguajë në lek, euro, edhe në dollarë…
Gazetari: Po ambasadori amerikan dhe ajo e BE-së kanë thënë se…
Edi Paloka: Ore, a dëgjoni se çfarë thashë? Edi Rama paguan në të gjitha monedhat.
Nuk e ka problem. Ju mendoni se korrupsioni ka lindur në Shqipëri?
Edi Paloka ka akuzuar edhe shoqërinë civile, duke thënë se po përdoret nga Edi Rama duke mos çuar emrat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e duke krijuar këtë vakuum ligjor.
“Si veprohet me kryeprokurorin kur KLP nuk është ngritur ende? Duhet gjetur një zgjidhje tjetër. Nuk mund ta gjejë Ulsiu zgjidhjen.
Nuk është ndërprerë mandati. KLP nuk është ngritur sepse nuk do Edi Rama, ai do një kryeprokuror që të mbyllë dosjet. Prokurori ka gjithçka në dorë.
I ka dhënë urdhër shoqërisë civile që të mos dorëzojë propozimet. E mbani mend shoqërinë civile që bënte protesta, që po e vononte PD reformën? Sot ajo shoqëri nuk çon kandidatë për në KLP”, është shprehur Edi Paloka.
Deri më tani PD, ose më saktë Berisha, kishte përdorur portalet dhe gazetarët që paguhen nga i biri, për të sulmuar ambasadorët, veçanërisht Donald Lu.
Por, tashmë Berisha po fut edhe PD-në zyrtare, në përplasje me Perëndimin.
Njësoj siç ndodhi edhe gjatë betejës për votimin e reformës në drejtësi.(TemA)
O Paloqe po Llalla po mbyll dosjet(21 janarin,çez etj) dhe eshteper t’u habitur se te gjithe folesit e PD-se jane Paloqe sikur kane dale ne seri dhe recitojne permendesh ate qe ju kane diktuar.
i ka ardhur ngordhja paloqe thuthuqes
O Paluk Paloke per cdo gje keni thene ta harroje se Edi Rama ben kete ose ate dhe i ka bere . Per cdo gje qe keni bere ju ja vishni Rames do beje kete dhe ate . Sala i juaj ka kap prokurorine drejtesine shikun presidentat e cdo gje tashti paragjykoni edhe Edi Ramen do beje kete dhe ate etj . dhe ju miboll e shihni qe ai nuk nderhyn hic ne organet e drejtesise sa qe ju disa here i beni thirrje pse nuk del e flet ne televizor per kete ose ate pse hesht Edi Rama ai thot ja kam lane drejtesise ju prap thoni fol . Jeni mesuar me Salen qe ai vete bente prokurorin vete gjykaten vete cdo gje dhe tashti paragjykoni Edi Ramen..Tjeter gje qe desha tju thonja eshte qe Edi Rama e ka ne program reformen ne drejtesi dhe ai i nxiti nderkombetaret me e mbeshtet pra me e ndihmu dhe ju prrallisni qe Edi Rama nuk e do reformen sa qe edhe avokat Ngjela e ka mesuar permendesh edheai rrin duke e perserit perdite .Pra duke perfunduar o Paloke qe ne kete vend do behet ashtu si thot Edi Rama dhe harroje se do behet ndryshe .
Ne PD diskotojne se si ta perdorin popullin per budalla per ti shpetuar drejtesise.
Palu (o)k harrova me ta thene edhe ty se shokeve tuaj ju kam thene qe keni kritikuar Enver Hoxhen qe ka ndej tu sha prendimoret e na ka prish me to me gjithe se ti nuk merrvesh se ke qene kolopush po ju qe po i shani tashti mos doni te beni kerkesa me u pranu ne P .K .SH .se po jeni dakort me ato cka ka thene Enveri por ju nuk jeni as sa gishtii kembes i Enverit .
Pd-ke me keto qe bene,koken e saj do haj.Te akuzosh qe Edi Rama blene ambasadoret e perendimit,kjo eshte t’ja japesh vehtes bam.Saliu dhe Bashes,siç duket po i mbaron benzina, dhe nuk po le gure pa perdorur,dhe pa levizur.Por ta dije mire se keta gure do bjen ne kokat e tyre.Amerika dhe evropa jane fuqi te medha,kurse Saliu dhe Basha me partine e tyre,jane pleshta.Amerika,Europa,apo te gjithe ambasadoret e perendimit kerkojne te vendosin ne shqiperi nje demokraci te vertetet,te shpetoi popullin shqipetaret nga shtypja barbare i Sali Berishes.Mirepo,Saliu po e ndjen,se po i vjen zjari te bytha e tij,dhe kerkon ti verin zjarr shqiperise per te shpetuar vete ai.Pra jeta e tij na qenka me e shtrenjet se e nje populli te tere.Jo kesaj tragjedie qe mendon ai,nuk ka per t’ja arritur kurre.