PD vs ambasadorë, nga piramidat tek zgjedhjet, këto janë sulmet më skandaloze ndër vite

12 Dhjetor 2017, 18:21Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, aludoi ditën e djeshme se ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë janë në një pjesë të madhe të blerë nga qeveria, çka bën që ata t’i shërbejnë interesave të Ramës dhe jo atyre të shteteve të tyre.

“Ju mendoni se korrupsioni ka lindur në Shqipëri?! Edi Rama blen me çdo monedhë”, ju përgjigj në emisionin “7 pa 5”, Paloka një pyetje mbi qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Një qëndrim i tillë i PD nuk është në fakt i pari. Që prej themelimit të saj, si sot 27 vite më parë, demokratët janë konfliktuar shpesh me trupin diplomatik apo organizmat ndërkombëtare të akredituara në Tiranë. Këto janë disa prej rasteve më flagrante…

Zgjedhjet lokale të vitit 1996

Zgjedhjet e majit 1996 u karakterizuan nga manipulime skandaloze, duke mos u njohur nga OSBE dhe as nga opinioni ndërkombëtar. Ish-Ambasadori Amerikan, Rajerson, kujton në një intervistë të dhënë disa vite më parë se si Berisha injoroi qëllimisht kërkesat e ambasadës për një proces të rregullt zgjedhor. “Unë mendoj se ishte një gabim politik që zgjedhjet nuk u përsëritën në shumë zona – jo sepse ishte këshilla SHBA-së, por thjesht se duhej bërë ajo gjë”, kujton Rajerson. Ajo përplasje ndodhi pak kohë pas përjashtimit nga partia të Eduart Selamit, një tjetër ngjarje që shkaktoi një përplasje ballore midis PD-së dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Firmat piramidale

Në shtator 1996, në muajin kur ambasadat jepnin sinjale alarmi për falimentimin e skemave piramidale, ish-Presidenti Berisha u bënte karshi ndërkombëtarëve duke deklaruar publikisht: “Paratë e shqiptarëve janë më të sigurtat në botë”. Berisha sulmoi në atë kohë ashpër edhe FMN-në e Bankën Botërore, të cilat gjithashtu paralajmëruan krizën. Deklaratat e Berishës kontribuan për krijimin e një qetësie të rreme edhe për 3-4 muaj më shumë, mjaftueshëm për të rritur dëmin ekonomik me disa qindra milionë euro më shumë.

Gërdeci dhe 21 janari

Përplasje të ashpra mes PD dhe opinionit ndërkombëtar krijoi edhe rasti i Gërdecit. Shumë nga këto shkëmbime të tensionuara midis Berishës dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë u raportuan edhe në publikimet e fshehta të “Wikileaks”. Në 21 janar, dy vjet më vonë, demokratët sërish shpërfillën ofertën e FBI-së për ndihmë. Si rrjedhojë qëndrimeve ndërkombëtare, dy ambasadorë amerikanë, Arvizu dhe Withers u vendosën në shënjestrën e sulmit të PD-së. Në 2014-n, deputeti Strazimiri deklaronte publikisht: “Na duhet urgjent një ambasador i SHBA në Tiranë në mënyrë që dikush të mbrojë interesat strategjike dhe lidhjet mes dy vendeve”.

Reforma në drejtësi

Pavarësisht përplasjeve të ashpra në të shkuarën, konflikti më i rëndë, të paktën publikisht mes palëve është ai për reformën në drejtësi. Një seri përplasjesh disa mujore me SHBA-të dhe BE-në, kulmoi me thirrjen e Ambasadën Amerikane në 22 korrik 2016, për “votimin e reformës ose përballjen me pasoja personale që të nesërmen për ata që refuzojnë të votojnë”. Po atë ditë, reforma u votua në mënyrë unanime. Tre muaj më vonë, kur ndërkombëtarët shprehën shqetësim për një tentativë të re të Bashës për të bllokuar reformën përmes ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, Basha u përgjigj: “Nuk pres që asnjë ambasador të më tregojë detyrën. Unë kam detyrën time, ambasadorët kanë punën e tyre. Unë e kam kryer me ndërgjegje të plotë”.

Çadra dhe kërcënimi për bojkot

“Ngujimi” në çadër për tre muaj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, kërcënimi për akte dhune dhe për bojkot, ndeshën një reagim të ashpër kundërshtues nga ambasadorët e huaj në Tiranë, të cilët në bllok dënuan qëndrimet e PD. Nga çadra, por edhe në disa reagime publike e më vonë gjatë fushatës zgjedhore, Basha dhe një numër deputetësh vazhdimisht lëshuan sulme ndaj ambasadorëve, duke i konsideruara ata nga të paaftë, e deri në të blerë.

2 komente në “PD vs ambasadorë, nga piramidat tek zgjedhjet, këto janë sulmet më skandaloze ndër vite”

  1. Alban Dega says:

    Opinione mbi fakte

    CILET JANE PUSHTUESIT ATDHESHITESIT E SHQIPERISE SOT !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pushtuesit e atdheshitesit e vetem te Shqiperise sot jane korrupsioni, kusaria, pandeshkueshmeria e Saliqit te 14 – te “Ligji jam une” Luli e Gita, Medihoxha e Xeni, Pollo e Likja, Sllobodanka e Kryemadhja… “ Banda e Gangstereve “ .
    Pushtuesi e atdheshitesit e sotem kryesore r Shqiperise eshte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e qe kontrollon cdo gje !
    Pushtuesit e atdheshitesit e vetem te Shqiperise jane Kucedrat qe i ka kapluar paniku i Shtetit Ligjor dhe Vetingut, Reforma ne Drejtesi e nuk po lene gje pa bere per te shpetuar koken dhe plackitjen e Shqiperise !
    Cili pushtues e atdheshites i Shqiperise e rrenoi, e shkretoi, e sakatoi… e zhberi te pakten shtate here ne me pak se 25 vjet Shqioerine si keto kucedra !?
    As Cezari, as Pompei, as Cincizkhanit, as kryqtaret e as otomanet, as cetniket e Pashicit e as nazifashistet, as terroristet e Aleksander Rankovicit e as paramilitaret e Arkan Milloshevicit… askush si kjo Kuceder krimi e atdherrenimi, atdheshitjeje e atdhezhberjeje deri nen “ Kuoten Zero “ !
    Drejtesi! Ligj !
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Meqe pushtues e atdhebleres banda juaj e gansgstereve quani pikerisht BE-ne dhe SHBA -ne… kjo eshte zgjedhja e sovranit !
    Vetem sovrani dhe jo ju Kucedrat e korrupsionit dhe Krimit percakton sovranitetin e shtetit shqiptar !
    Mbi vullnetin e sovranit nuk eshte askush !
    Ne populli, me Popullin e per Popullin eshte shtylla e demokracise dhe cdo shteti demokratik !
    Vox Populi Vox Deux !
    Zeri i Popullit…. Zeri i Zotit !

  2. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti Flamur Noka Stanishici…. I teti Like Floriri… I teti ne bronx ala serbo- rus eshte Edi Palokari. I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr fryme jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetare per te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Klodiana Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje