PD: Ndërkombëtarët na kërcënuan, na thanë se do të keni punë me ne!

13 Dhjetor 2017, 09:16Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha opozita u kërcënua nga ndërkombëtarët në periudhën kur deklaronte se nuk do të futej në zgjedhje.

“Na kërcënuan!

Na thanë nëse nuk bëni marrëveshje, nëse ndërmerrni ditën e zgjedhjeve ato që keni deklaruar për të mos lejuar zgjedhjet, atëherë do të keni punë me ne”, tha Paloka në “Top Story”.

Paloka ndërkohë akuzoi për hipokrizi kritikët e Bashës:

Ata që thonë sot pse Lulzim Basha bëri marrëveshje, para marrëveshjes thoshin të gjithë “bëj marrëveshje, pse nuk bën marrëveshje” e kështu me radhë”.

Paloka përmendi se Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi e kanë pranuar këtë.

Paloka thotë se vetë personalisht ka qenë kundër marrëveshjes me Edi Ramën, ndërsa shton se edhe mënyra sesi u hartua lista ndikoi në rezultat.

“I kam thënë që nuk mund të hyjmë në këto zgjedhje kështu. Mënyra si u bë lista ishte gabim dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Lulzim Basha”, deklaroi Paloka.(TemA)

1 komente në “PD: Ndërkombëtarët na kërcënuan, na thanë se do të keni punë me ne!”

  1. shqip says:

    Me kete pohim te Palokokes , vertetohet linja e drejte e Rames . Kur te ” kercenon ” edhe bota , do te thote qe vendet e civilizuara paskan gjetur njeriun e duhur per ta bere kete vend . Ne fakt tribute ( shqupasit ) , nuk njohin gjuhe tjeter komunikimi . Kam bindjen, se kercenimi ka qene p.sh , heqje vizash per lugatet e pedes . Hapje dosjesh para kohe . Para se vetingu te hyje ne fuqi . Tjetra ka qene qe Lesh e Lija do behej opozita kryesore . Plus qe vendet vakante do ti zinin parti te tjera . Nuk eshte thjeshte marreveshje . Eshte kalkolim . Mos futja ne zgjedhje do e nxirrte peden perfundimishte nga skena . Dhe sikur kjo te ndodhte , Shqiperia do shikonte me ne fund nje rreze shprese ne fund te tunelit ku e futen Biberistet dhe Berishistet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje