Berisha dhe Meta duan të mbajnë në jetë garantin

13 Dhjetor 2017, 08:58Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka një zyrë në këtë shtet, një institucion, madje më saktë një person në hierarkinë e lartë, i cili ka futur prej kohësh në sherr të gjithë klasën tonë politike. Është një person që kthen e rikthen në jetë në mënyrë të përsëritur aleancën e dikurshme Berisha-Meta të viteve 2009-2013.  Është prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, njeriu i emëruar me 72 vota në parlament nga PD dhe LSI, të cilin këto dy parti po përpiqen ta mbajnë sa më gjatë në post, edhe këto orë kur i ka mbaruar mandati. Një figurë që ka qenë aty që nga dita kur është zgjedhur, si garanti i një pushteti me dy koka, që vijon të përpiqet të mbajë peng me të gjitha mënyrat rënien e kastës së vjetër të drejtësisë shqiptare. Si një parakusht për të ruajtur të paprekur imunitetin personal aq të vënë në pikëpyetje muajt e fundit nga reforma në drëjtësi.

Adriatik Llalla po e sheh veten në syrin e një cikloni që po vonon ta japë goditjen por që tashmë ka vënë në lëvizje shumë ujra. Sidomos në ambjentin politik, aty ku rënia e “tapës” së organit të akuzës, mund t’i hapë rrugë hemoragjisë së hetimeve, që nuk dihet se deri ku mund të shtrihen më pas. PD dhe LSI kanë humbur shumicën qeverisëse, por po përpiqen të ruajnë çka të munden nga qendra tjetër e madhe e pushtetit: drejtësia. Kanë kthyer mbrapsht çdo ftesë të maxhorancës për të negociuar kryeprokurorin e ri, kanë sulmuar thusje çdo ditë ambasadorë të huaj e institucione ndërkombëtare, kanë vënë barrikada në komisionet parlamentare, podiume politike dhe media, në mbrojtje të një pozicioni të vetëm: zgjatjen e qëndrimit të Adriatik Llallës në zyrë.

Nga ana tjetër, të dyja partitë e mësipërme akuzojnë në kor Ramën se po kërkon të kapë drejtësinë. Një akuzë që të bën të shqyhesh gazit, kur sheh se nga cili drejtim vjen. A ka sadopak të drejtë Sali Berisha dhe Ilir Meta të flasin për kontroll mbi drejtësinë, kur kanë në duar, prej dy dekadash e gjysëm, skeptrin e pronarëve të vetëm dhe të padiskutueshëm të sistemit të kalbur dhe të superkorruptuar të drejtësisë shqiptare? A kanë sadopak të drejtë të thonë diçka për abuzim ndaj institucionit të akuzës, kur shkelën ligjin, në kohën kur ishin në pushtet, duke i ndaluar pikërisht kryeprokurorit të kohës, hetimet mbi 21 janarin?! A mund të mbrohet sot me kaq forcë dhe stoicizëm trashëgimia e paqenë e Adriatik Llallës në krye të prokurorisë, kur merita e tij e vetme ka qenë mbyllja, e jo hapja e çeshtjeve në ngarkim të politikës e biznesit.

Opozita e sotme po mbron veten duke mbrojtur në “kohë shtesë” Adriatik Llallën. Paneli që fillon në krahun e djathtë të sallës së Kuvendit e që mbaron në zyrat e Presidencës, po zhvillojnë betejën finale për t’i dhënë qysh në krye të herës një formë të shtrembër procesit të transformimit të drejtësisë shqiptare. Një procesi i cili, siç e kanë thënë qartë dhe prerë amerikanët dhe europianët, nuk mund të vijojë me Llallën në zyrë. Berisha dhe Meta po përdorin lidershipin e çoroditur të Lulzim Bashës, për të hedhur sa më shumë tym dhe për të krijuar sa më shumë destabilizim në rrugën ku po shkel reformimi i drejtësisë. Duke avancuar një axhendë thellësisht personale dhe krejt shpërfillëse ndaj nevojës urgjente të ndryshimeve të thella që duhen në drejtësinë shqiptare.

Kjo piskamë vaji që këndohet çdo ditë për fatin e Llallës është në fakt materializimi i frikës trevjeçare që PD e LSI kanë nga përmbysja e sistemit të vjetër klientelist të drejtësisë shqiptare. Prandaj Adriatik Llalla duhet të rrijë sa më gjatë në zyrë, edhe pse pa mandat dhe me një bilanc anonim që nuk i hyn në punë askujt. As atij vetë.

6 komente në “Berisha dhe Meta duan të mbajnë në jetë garantin”

  1. Shqiptari says:

    Kot e kane, i ka ardhur fundi padrejtesise.
    Saper pd dhe lsi; thuhet se kur qenit i vjen vdekja, shkon e permjer ne der te xhamis.

    1. Aleksander says:

      Sakte,vetem se …thuhet ngordhja .Per qente, per peshqit e vegjel e te medhenj,per peshkaqenet e sypeshkaqenet thuhet NGORDHJA .Fjala vdekje perdoret vetem per njerezoret .

  2. taraboshi says:

    O Minxhoz kam shume respekt per ju se jeni nje opinonist shume i afte dhe i ekuilibiruar por ne kete rast fajin e ka pozita qe e zvarrit vete vendosjen e prokurorit te ri te perkohshem qe i ka votat dyfish me shume dhe ju kerkon edhe atyre mendim por duke ditur qe ato vetem zvarritje kan bera dhe zvarritje duan biles edhe deri ne zgjedhje te tjera vetem reforma ne drejtesi te mos behet sepse e dine ku do perfundojne .

  3. Ato thjesht vetem kane frike ,por c’far do ndodhi me pas nuk dihet ne se do goditen,une jam shume skeptik

  4. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ATDHESHITES DHE ATDHERRENUES

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti Flamur Noka Stanishici…. I teti Like Floriri… I teti ne bronx ala serbo- rus eshte Edi Palokari. I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Palla gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim et tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Palla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Palla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambasadorit te superfuqise boterore qe di per Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr fryme jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetare per te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Flamur Stanishic Nokes e Fatos Lubonjes, te Blendi Fevziut e Ervin Salianjit, te Klodiana Lales e Adriatik Palles e co. per cadra e pushtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi te barabarte para Zotit dhe para Ligjit !
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !

  5. lul hollandezi says:

    Si gjithmone,goditje ne shenje: 12 pike! Ketij shkrimi nuk mjund t’i hiqet asnje pike.I ke thene te gjitha.Dyshja Berisha-Meta, fatkeqesia e ketij vendi perpiqen te mbahen me thonj per te mbajtur akoma llalle harapashin nga frika qe ata kane si per veten e tyre,ashtu dhe per te mos humbur kontrollin mbi institucionin e drejtesise dhe rendesine e madhe qe ai ka.Lyl poinoko-krimineli,po ashtu ka edhe hallin e padronit te tij por dhe te vetin,se ai i ka ikur drejtesise me raport mjekesor dhe eshte mbyllur syri nga llallushka,qe e pafshim pas qyngjeve.Dhe pas tyre vjen dhe muni-ka qe i bashkohet te tre musketjereve te mesiperm,si puna e Planshese se D’artanjanit…Vetem Donald Lu-ja po i shkul ata,qe jane bere ketu e disa vjet nje grusht kriminelo- mafjozesh dhe komandojne e bejne ligjin akoma ne kete vend.Te tjerat jane llafe kot.Esenca eshte kjo.Dhe likja i floririt dhe i presidences konkuron me padrinon dhe babain e krimit Salih Berisha nga vicidoli,se eshte si maliona e bute,qe te ha avash avash e pa u kuptuar,hedh gurin e fsheh doren,diten te nderon e naten te gropos.Kurse Salihu,marshalli i UDB-se ,i kalon permasat e nje krimineli te nje vendi,ai ka karakter nderballkanik e me gjere dhe nuk ja vlen te zgjatesh per te.Eshtre faji i amerikaneve qe e kane perkedhelur,ndihmuar e perdorur aq sa neve nuk na e merr mendja,prandaj dhe ai,duke e ditur kete trimerohet cdo dite e me shume dhe nuk do ta besoje qe nje “cope ambasador” (sipas tij) si i nderuari zoti Donald Lu, do i prishe pune dhe do e beje te paguaje per te gjitha krimet qe ka bere ne keto 27 vjet,kur ai me ambasadoret e meparshem amerikane ka bere si ka dashur dhe ja ka arritur ti heqe qafe.Dhjete familjet mafioze qe me te drejte permenden nga zoti Lu,po te mos kene mbeshtetjen e ketyre “mosketjereve” politikane jane pune e thejeshte poer organet e rendit,por si t’ua besh ketyre mafiozeve me imunitet parlanmentar e presidencial,qe ne njefare menyre per ndonjerin ka kontribuar dhe Edi
    Rame,sidomos per like sheikun e degjeneruar qe na e beri dhe president.Por president te kujt? te Leshelise? te PD-se? se per te gjithe shqiptaret jo e jo.Ai nuk mund te me perfaqesoje mua,qe e nxjerr buken e giojes me djerse dhe plot e plot te tjere si une e si shumica e shqiptareve te ndershem e punetore.Por nejse,te qerohet llallushka nje here dhe pastaj ka radhe dhe per te tjeret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje