Flet Nesti Vako, ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe shef i teknikës operative në Shtëpinë me Gjethe
– Z. Vako! Ju keni qënë për gati 4 dekada deri sa dolët në pension, punonjës i Sigurimit të Shtetit, e më vonë i atij të Shërbimit Informativ Kombëtar. Përse dëshironi të flisni?
– Faleminderit për intervistën. Shkaku që po flas janë disa emisione televizive si: FAX NEWS, i cili ka disa kohë që ka filluar një emision për të injoruar e denigruar disa figura të rëndësishme të ish-kupolës së lartë të PPSH, se gjoja u inkriminuan dhe eleminuan nga ish-regjimi i Enver Hoxhës.
Pikërisht në këtë periudhë për të cilën flitet, përmendet njëri prej anëtarëve të Byrosë Politike, ish-ministër i Mbrojtjes, Beqir Balluku, e disa të tjerë. Unë nuk e njoh gazetarin që intervistonte, por njoh një ish kolegun tim, ish punonjës e drejtues i lartë i Sigurimit të Shtetit z. Kristofor Martiro, i cili në disa cikle emisionesh televizive, çuditërisht shpreh keqardhje për dënimin, torturimin dhe eleminimin e grupit të fundit “puçist” në ushtri. Z. Martiro ka qënë hetues i besuar, i përzgjedhur, i posaçëm pë hulumtimin e veprimtarisë puçiste të Beqir Ballukut.
Në grupin e posaçëm të hetimit ishin caktuar edhe dy kolegë të tjerë të rangut si Elham Gjika dhe Pelivan Luçi, që kishin edhe një përvojë të madhe në hetuesi në çështje shumë delikate! Sipas deklaratave z. Martiro, me aq sa kuptova unë, pashë se ai po përpiqet të shfajësojë punën dhe rolin e tij në hetimin ndaj ministrit të Mbrojtjes Beqir Balluku, ku u mundua të shfajësohej duke deklaruar se: ”Beqir Balluku, s’ka qënë armik, ai e ka dashur Partinë dhe shokun Enver Hoxha, se ai e donte kauzën socialiste-komuniste dhe pushtetin popullor, paçka se ishte një diktaturë e një lloji të veçantë.
Beqir Balluku ka qënë Ministër i Mbrojtjes afro 12 vjet, mjaft i suksesshëm. Ai ishte burrëror, operacional, ushtarak, i aftë që vinte nga radhët e luftës dhe që kishte drejtuar njësitet guerrile në Kryeqytet, por që në fund të karierës së vet ndryshoi qëndrimin!
-Të dalim direkt e në temë. Pse të bëri përshtypje deklarata e Kristofor Martiros?
– Unë si koleg e kam pasur afër në profesion dhe e di pse u caktua pikërisht ai për hetimin në detaje të kësaj çështjeje kaq delikate të Beqir Ballukut! Ai nuk u caktua ashtu kot, por u caktua sepse ishte i devotshëm dhe i besuari Nr 1 i Enver Hoxhës për këtë çështje delikate. Shtoj se ai s’ishte i besuar kot nga udhëheqësi, por sepse ishte i sprovuar në punën dhe rolin e tij.
Po të dali e të deklarojë se paska qenë i detyruar të veprojë në atë mënyrë , se Beqir Balluku nuk ka pasur asnjë faj, në atë kohë e në ato vite. Pse e pranoj rolin? Tani ai është bërë për rahmet, sepse ka pak kohë që ka vdekur (Kristofor Martiro), por kujtoj shikueseve të emisionit në TV dhe lexuesve se ai kishte leje të posaçme, i vetmi që mundet të kryente hetime, provokime, biseda, gjykime si dhe në fund të bënte konkluzione për ish-ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku.
A thua e kishin vënë rastësisht pikërisht Kristofor Martiron dhe jo një tjetër? Nuk po flas se lexuesi është në gjëndje të kuptojë logjikën e domethënies time…! Gjërat duhet thënë ashtu siç kanë ndodhur dhe të analizohen me objektivitet. Atë që ai ka përjetuar vetë në atë rol më të besuar të hierarkisë partiake dhe shtetërore por që populli poshtë e ka përjetuar me shumë trauma dhe shumë pasoja.
–Njerëzit si Kristofor Martiro e të tjerë, a ishin më të besuarit e sistemit për atë kohë, që duhet t’i bënin sintezën ish njeriut më të besuar të PPSH, ish anëtar i Byrosë Politike, ish- ministrit të Mbrojtjes, një nga njerëzit më të fuqishëm e më të afërt të Enver Hoxhës?
– Padyshim që po! Njëshi më kryesori në atë çështje, ku nga hetimi dhe konkluzionet e tij u përcaktua edhe fati i Beqirit në gjykimin që i bëri Partia dhe Enveri kësaj çështjeje, ishin materialet e Matiros që iu servirën Enver Hoxhës dhe udhëheqjes kryesore të PPSH që ishin të interesuar direkt për të zbardhur çdo gjë edhe më intime në punën, rolin dhe veprimtarinë e Beqir Ballukut.
Martiro ishte i vetmi që që ia transmetonte çdo gjë, edhe letrat, Enver Hoxhës. Kush hetues ishte më lart e më i besuar se Kristofor Martiro për Enver Hoxhën? Për ne si kolegë dhe padyshim edhe për udhëheqësin e Partisë ai ishte i besuari! U çudita kur e dëgjova pak javë më parë se si foli, krejt kundra asaj që vetë kishte përpiluar e konkluduar dhe që ia kish përcjellë udhëheqësit në lidhje me hetimin që i kishte bërë vetë Beqir Ballukut!
Tani po na shfaqen disa jo vetëm Martira, që shtiren si burra të mirë që dinë sekrete, të tjera veç atyre që kanë raportuar e sajuar vetë me ndërgjegjen e tyre dhe këta janë shumë. Ku dihet se nga manipulimet e tyre janë marrë shumë veta më qafë, duke u marrë edhe jetën! Ata para se të luajnë rolin e “shenjtorit” duhet të thonë të vërtetën.
Z. Martiro e disa të tjerë si ai çfarë i shtyn që të mos jenë të besueshëm, por abuziv në përpilimin e informacioneve, fakteve, dëshmive etj? E bënin nga presioni e dhuna që u bënte Partia apo për të justifikuar vetveten? Apo djallëzi?
– Të kuptosh të tjerët është mençuri, të kuptosh veten tënde është ndriçim. Gjyqi i ndërgjegjes është më i pamshirshëm, sepse ata kanë marrë më qafë shumë veta! E ndjej obligim të shfaq mendimet e mia për këtë çështje! Nesot kemi shumë nevojë për drejtësi e dinjitet moral nga çthurja e madhe që kemi pësuar keto vite. Kudo në çdo shoqëri njerëzit nuk janë njëlloj, domosdo edhe këtu tek ne.
Por ata qofshin! Dinjiteti, karakteri, burrëria nuk provohen me fjalë por maten e peshohen me vepra dhe gjykohen në dritën e diellit, në mejdan! Për ata që nuk i duan e nuk i njohin unë them: Mjerë ata vetë si persona, që i kujtonim si dinjitozë sepse role të tilla kanë të bëjnë me koka njerëzish. Justifikimi i vetes pa pikë dinjiteti mua më irriton, ashtu si edhe shumë shqiptarë të tjerë. Tek ne ndershmëria dhe dinjiteti duhej të ishin të parat ndryshe nuk pranoheshe te punoje ne këtë sektor!
– Ju keni punuar në shtëpinë e famshme misterioze “Shtëpia e gjetheve” siç e thërrasin sot , ose kryeqendra e dokumenteve të spiunazhit shqiptar. Si është e vërteta, ka patur shumë dosje, enigma, kontradikta, gjykime të vërteta, të sajuara, të manipuluara në ato letra që përbënin dhe sekretet më të mëdha të Shqipërisë dhe shqiptarëve?
– Domosdo çdo gjë e qartë, e mirëstudiuar, emërtuar, paketuar, e vulosur, e mbyllur, e siguruar me vite e dekada. Një punë e përpiktë, shumë rigoroze, shumë strikte, po aq e heshtur e kontrolluar në imtësinë më të vogël. Janë rregulla dhe forma pune të llojeve të veçanta, brenda ligjeve të shtetit. Nuk është abuzuar kurrë në dokumente, por dihet shteti “monist” të ndëshkonte për sabotim dhe e kishte të ndaluar kategorikisht agjitacionin e propagandën borgjeze e revizioniste.
Ishte e ndaluar futja e grindjes në gjirin e popullit, u luftua ndarja në gegë-toskë. Librat shkruheshin në gjuhën letrare kombëtare. Këto arritje ishin halë në sy asaj kohe për fqinjët që na rrethojnë. Kjo ishte e shpallur botërisht me ligj dhe dënoheshe maksimalisht po qe se do t’i kundërviheshe ose do të fusje përçarje në popull. Këto mendoj se nuk ishin gjëra të keqija!
– A je i penduar për punën, veprimtarinë e kategorisë suaj në vite në organet e sigurimit të shtetit!?
-Ti shërbesh Atdheut në kohën tonë ishte krenari. Të punoje në këto organe ishte privilegj dhe përgjegjësi shumë e madhe . Jo kushdo mundet të punojë në këtë sherbim. Që të pranoheshe këtu duhej të plotësoje disa kritere fizike, psikike, morale, politike dhe intelektuale që t’u përgjigjeshe rrethanave dhe kushteve në përputhje me Kushtetutën! Çdo njeri në jetë e zgjedh rolin, profesionin e tij! Unë i plotësoja kushtet dhe m’u dha mundësia të kem një rol në këto organe dhe e pranova me dëshirën time.
Në sigurimin e shtetit punonin njerëz të zgjedhur, duke sakrifikuar edhe jetën për mbrojtjen e Atdheut. Unë në pozicionin tim kam punuar me përkushtim dhe jam krenar se punova me ndershmëri pa iu përkulur askujt dhe pa i kthyer kurrizin askujt! Ashtu siç do ta bënte çdo bir i këtij populli për Atdheun. Dikush duhet ta bënte dhe ky të ishte bir i këtij populli jo të huajt.
Çdo shtet kështu e ka të organizuar këtë lloj shërbimi dhe pothuajse të njëjtat metoda e forma pune përdorin të gjithë, ndërsa sukseset varen nga shkalla e inteligjencës, përvoja, trashëgimia, teknika dhe njeriu mbi të gjitha. Kështu e kanë të organizuar edhe shtetet më të fuqishme si Amerika, e jo më një vend i vogël si Shqipëria i rrethuar nga fqinjë… Si thotë një fjalë e urtë popullore: ”Trimëria merr kala, vigjilenca fort e mba”!
– Flitet se shumë nga ish “sigurimsat” me ndryshimet demokratike kanë ndërruar rolin, janë kthyer brënda natës në “blu”, madje jo pak kanë braktisur vendin! Ç’mund të na thuash? A ka qarqe dhe individë brenda ose jashtë që duan hakmarrje ose të kenë ushtruar dhunë ndaj jush?
– Unë dua të jem vetvetja, ky që jam para jush! Padyshim që ka patur raste ku individë të veçantë kanë tentuar të hakmerren dhe të tillë do të ketë! Të jesh i qartë se po qe se ke bërë vetëm detyrën, pa tendencë e pa paramendim e qëllim të keq nuk të ngacmon kush! Këto i thonë edhe shumë të dënuar për faje ose gabime të cilat edhe vetë i kanë pranuar se i kanë merituar.
Secili i bënë gjyqin vetes! Domosdo do të ketë edhe dashakeqës, por shumica dinë të vlerësojnë dhe dinë të ndajnë gënjeshtrën nga e verteta, kjo ka të bëjë me karakterin e secilit! Unë dhe shumica e shokëve të mij kemi punuar me përkushtim me qëllim t’i ndihmojmë njerëzit që të mos gabonin.
T’u dilnim përpara e të parandalonim të keqen jo të rrinim sehirxhinj, apo të linim njerëzit të binin në kurthin e të këqijve! Askujt nuk i kam bërë keq me tendencë apo pa dashje! Prandaj zgjidheshin njerëzit që punonin në këtë organ! Ishim në mbrojtje të popullit dhe Atdheut për kohën (regjimin)!
– Para pak kohësh ndërroi jetë edhe një ish-lider i njohur i Sigurimit të Shtetit, Mark Dodani. Si e gjykoni sot, pas 27 vjetësh të ndryshimit të sistemit, a duhen respektuar apo denigruar figura të tilla?
-Për mua dhe çdo shqiptar, patriot e atdhetar, ky shërbim ka shumë rëndësi, po ashtu edhe njerëzit që punojnë në këtë shërbim. Nuk mundet t’u mohohet puna dhe kontributi atyre njerëzve që shërbyen me besnikëri e përkushtim në atë kohë. Edhe sot pse kohët kanë ndryshuar, kuptohet se në kushte e rrethanat e reja ky lloj shërbimi, ka rol tjetër. Atëhere… Dy sisteme të kundërta, ndërsa sot ne jemi vend anëtar të NATO-s, dhe jemi integruar në strukturat e NATO-s dhe BE.
Bota ka ndryshuar shumë dhe po ndryshon! Dikur SHBA dhe BS ishin cilesuar si dy armiqtë më të mëdhenj të popujve në botë, ndërsa sot SHBA është aelati ynë më i madh! Në rrethanat e kushtet e reja ka ndryshuar vlerësimi! Çdo gjë vlerësohet në kohë e në hapësirë.
Sot na duket absurditet qëndrimi i asaj kohe, por nga dokumentat që po zbulohen nga arkivat e huaja, qëndrimi i shtetit tonë atëhere ishte shumë i drejtë e i motivuar, pasi ka ruajtur pavarësine politike, ekonomike dhe Atdheun!
– Po sot në demokraci, qeveritë tona të majta e të djathta, ç’qëndrim mbajnë me ju? Ju denigrojnë, ju harrojnë, ju keqpërdorin për qëllime të tyre?
– Më keni vënë në një gjëndje emocionale shumë të fuqishme dhe sytë sikur duan të më lotojnë, por jo, kurrë zemra nuk më lëshon! Ne bëmë atë që kishim për detyrë, bëmë më të mirën e mundëshme për Atdheun, për popullin. Në punë ka edhe gabime të cilat vinin nga mungesa e eksperiencës dhe nga metodat e stërholluara që përdornin kundra vendit tonë agjenturat e huaja.
Këto janë gabime të rritjes dhe kanë shërbyer si mësim. Sot anatemohen këto punë nga naiviteti i kohës! Sa për qeveritë dua të përgëzoj këto dy të fundit të kryesuara nga Z. Rama që “shtëpinë e gjetheve” e kthyen në “Muze” të hapur për të gjithë publikun shqiptar dhe atë të huaj dhe secili mundet ta vizitojë shtëpinë misterioze të sekretit shtetëror mbi 50 vjeçar!
Besoj se është një gjë e rrallë. Shtëpia e gjetheve është atje ku ka qënë por ngjyrimet që duan t’i japin është punë e tyre. Individë të veçantë kërkojnë hakmarrje, dhunë por pa asnjë shkak ndaj nesh, madje dhe nga pozicionesh ngjyrash nxiten, thjesht kaos. Por gabimet e vogla nuk mundet ta errësojnë gjithë atë punë vetëmohuese të Sigurimit të Shtetit.
Do të ishte mirë sikur të arrihej të botohej një histori e plotë që nga fillimi, duke i rivlerësuar disa gjëra dhe duke theksuar disa dobësi, por sidomos të përshkruheshin përpjekjet e mëdha të njerzëve të sigurimit të shtetit që sot urrehen nga disa antishqiptarë! Do të ishte mirë që t’u bëhet anatomi e plotë e gjërave.
– Ke ndonjë peng, brerje ndërgjegje për vete si dhe të kolegëve të tu, për punën gjysmë shekullore në këtë institucion kaq të rëndësishëm!?
– Po burrërisht e them, flas edhe në emër të atyre shokëve që kemi punuar bashkë. Sot ndjehem disi i vrarë në shpirt, për një punë aq të mundimshme për vite e dekada e që sot duket si qesharake për ne. Mund, njerëz, fonde, orë, muaj, vite të humbura.
Ç’të bësh, po do të dëshiroja që qeveria e sotme, personalisht vetë kryeministri Z. Rama të na krijonte mundësinë e një takimi të madh e të gjerë që t’i shtrinim dorën denjësisht ambasadorëve të shteteve mike, ambasadorit amerikan Zotit Lu, Zonjës Vllahutin etj, etj, që të vënë në plan të parë integrimin e Shqipërisë për të mirën e kombit shqiptar, për nipat e mbesat tanë. Sot e kërkon jeta, e kërkon koha, zhvillimi dhe çelja e jetës nga kornizat është domosdoshmëri.
Intervistoi: Bujar Ferhati-DITA
C’jane leto more, ne perputhje me kushgtetuten thote.Pashe edhe nje dokumentar te ri per Muntaz Dhramin qete cilit sigurisht nuk i vjen miore kur shkaterohet puna e vet, dy a tre ENVERE, por te tjeret gati qanin dhe mbeshtetin idene e vandalizmit per rrezimin e monumentetit te Enverit.,qe ishte dicka simbolike ne shperthimin e popullit per ati ato qe kishte pesuar qofte edhe kur nuk e linin te levizte nga fshati.Sikur vetem kete te kishte bere regjimi ishte mjaft.Nga dalin keta njerezsi ky si ai tjetri ,si kane guxim te mbrojne ate qe u be.
Jane dy gjera te ndryshme, Atdheu dhe Diktatori. Kur diktatori perfaqson shtetin, te metat e diktatorit po te permenden ne veshin e spiunit, shpalleshe armik i atdheutv socialist. Hetues s’ behet vete ndonjeri. Beqir Balluku u hetua i arrestuar. Kush mund ta arestonte? Urdheri i Enverit dhe jo vetem per Beqirin. Ata qe s’u vrane ne lufte, i vra ne pas torturash me urdher te Enverit dhe brohoritjet e pkpullit per Shpetimtarin Env er. Kjo eshte tragjedia e pabesueshme e nje dimgatori me gjekftohtesi sadisti qe eshte bere Atdheu, e sot kerkohet te poshtrohen ata qe kujtonin se i sherbenin Atdheut, i sherbenin popullit me ne krye Shokun Enver. Se po te mos qe ne krye shoku Enver, s’do kish popull Shqiptar. C’ jane keto idiltizmaqe nxjerre sigurimipe=sonal i Enverit tani qe eshte matufjepsur, bashke me Berishen?
Rregjimi komunist I enver hoxhes dhe bandes se tije kriminale te perbere nga mehmet shehu, beqir balluku,Kadri
hazbiu dhe shume te tjere I dorezuan kosoven Titos.
Keta komuniste shqipetare s’ishin asgje tjeter vecse vegla te ekspansionizmit sllav ne ballkan. Ato se bashku me ruset dhe serbet eliminuan ajken e nacionalizmit shqipetare .
Ashtu si shumica e qeverive shqipetare edhe komunistet antikombetare erdhen ne pushtet me ndihmen e fashisteve ruse dhe serbe.
Te paska ik truni fare. Nese ke pasur ndonjehere tru. Kosova nuk ka qene pjese e Shqiperise qe nga viti 1913 o i lehtuar. Prandaj Enveri as e blinte dhe as e shiste dot. Por eshte gjynah te diskutosh me njerez qe nuk kane me shume tru se nje peshk.
Rregjimi enverist me antishqiptar qe ka njohur historia jone,kane mbetur akoma ca dostalgjike si puna e ketij torollakut qe mundohen te na e paraqesin ate qe ishte e zeze katran te bardhe,kujtojne se ka budallej sot si dikur kur genjyen popullin me premtime absurde per te mare pushtetin dhe ja nxine jeten per 50 vjet mjerim,terrorr vrasje e burgime ,lufte kllasash etj idiotizmash,jo ore jo se vajti e shkoj koha e turpit koha e partis koha e krimineleve
Ti je nje nga BUDALLENJTE ? ? ?
RRENIMI I PARE I SHTETIT SHQIPTAR NGA BANDA E
E GANGSTEREVE TE SALI MILLOSH ZERVA PUTINIT
DHE FATOS XURXULL NANOS
Me gjeni nje shtet ish-komunist te Evropes Lindore qe filloi demokracine duke goditur syrin, veshin dhe shpaten e sigurimit te tij si Shqiperia.
Asnje ! Perkundrazi e ruajten, e forcuan dhe perdoren si armen kryesore per mbrojtjen e demokracise dhe lirise se shtetit dhe popullit te vet.
Pse !?
Me gjeni nje shtet nga Kina mbi 5 500 vjecare e deri tek shteti me i ri i pavarur e i lire i Kosoves qe nuk ka pase Sigurimin e tij.
Pse !? Hapi dhe detyra paresore e nJe shteti eshte sigurimi i vetvetes dhe popullit te vet kunder armiq eve te brendshem e te jashte te tij.
Nese Shqiperia fitoi mbi nazifashizmin dhe i mbijetoi per gati gjysem shekulli intrigave, komploteve, terrorizmit shteteror serb, grek, rus … bandave te agjenteve dhe spiune e te tyre brenda e jashte Shqiperise, nje merite e madhe i perket pa dyshim Sigurimit te Shtetit Shqiptar .
Sigurimi i Shtetit Shqiptar nuk quhej Sigurimi i Partise Komuniste as i Partise se Punes se Shqiperise. Quhej dhe mbeti Sigurimi i Shtetit Shqiptar deri diten kur Sali Rame Berisha ne emer e nen masken e demokracise ia vuri kazmen e pare Shtetit Shqiptar.
Nuk ishte vetem! Ne krah pati edhe Fatos Nanon dhe sigurisht ambasadorin makartist te aleatit dhe mikut strategjik te shqiptareve si komb e Shqiperise si shtet, SHBA-se, William Rajerson…
Shihni antiamerikanin, sigurimsin, si sulmon SHBA-ne do hidhen banda e gangstereve te Sali Karaxhicit !
Jo zoterinj te hurit e te litarit, jo hafije te Beogradit, Athines e Putinit !
Jam me proamerikan se te gjithe banda juaj e atdheshitesve dhe atdherrenuesve te marre se bashku. Jane me qindra e pse jo mijera, komente, analiza qysh ne 87 qe deshmojne per kete.
Por Mckarti ishte amerikan por asnje amerikan nuk eshte SHBA-ja. SHBA-ja ashtu si dhe Shqiperia jane shume me teper se cdo amerikan e se cdo shqiptar, kushdo. Ishte kjo SHBA dhe demokracia e saj qe e ndeshkoi dhe cilesoi makartizmin nje nga periudhat me te erreta ne historine e saj.
Aq me pak mund te jete Amerika, William Rajersoni qe u katapultua si ambasadori i pare i SHBA-se ne Tirane mbasi gati 55 vjetesh.
Si zevendesambasadori i proserbit te korruptuar Igellberger dhe shefi i Qendres kryesore te CIA-s amerikane me seli ne Beograd ai erdhi dhe veproi me syzet UDB-se se Milloshevicit dhe Stanishicit dhe lidhjet agjenturore te tyre ne Tirane pa harruar edhe fijet e veta te vjetra e te reja .
Ishte Rajersoni qe edhe me garancite e UDB-es, te Stanishicit zgjodhi Sali Berishen si liderin e PDSH-se fillimisht dhe te mbare Shqiperise me pak se 15 muaj me pas.
Marreveshja e pare midis Berishes dhe Nanos xurxull ishte zhberja e Sigurimit te Shtetit Shqiptar duke hedhur ne mes te kater rrugeve qindra e ose jo mijera specialiste, profesioniste te tij .
Per hir se vertetes nuk duhet lene ne harrese edhe roli I dores se zeze strategjike te KGB-se sovjetike Ramiz Ali’s, i rekrutuar nga kurvat ruse te saj qysh kur studionte ne BRSS…. Ishte dora kryesore e saj qe ia vuri minat e para Shqiperise qe me antiamerikanizmin e prishjen me Kinen per aresye gjoja ideologjike, qe me eleminimin e cdo pengese ne rrugen e tij per te kapur majat e shtetit dhe PPSH -se si Beqir Balluku, Petrit Dume, Abdyl Kellezi, Koco Theodhosi e deri tek Hyseni Kapo, Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu duke zbatuar taktiken e dominos …….
Shumica dermuese e tyre ishin nga bijte e bijat ne te mira e me atdhetare, me nje pergatitje fizike dhe profesionale qe kishin bere hajgare jo vetem me CIA-n e Intellixhens Servisin, me KGB-ne e UDB-en serbe e Asfaline greke duke filluar sidomos nga 49 e jeten kur ai u shkeput nga tutela e Rankovicit dhe kontrbuoi ne deshtimin e provokacioneve greke, qe me Radiolojen e famshme e shpartalkimin e dhjetra bandave terroriste serbo- greke, qe me agjentet serbo-ruse Panajot Plaku e Temo Sejko…
Jo vetem dokumentet e deklasifikuara te CIA -s e Intellixhens Servisit britanik, por edhe lider historike si Tony Blair, Xhulio Andreoti … kane pohuar dhe deshmuar disfatat e tyre perballe Sigurimit te Shtetit Shqiptar , sic e pohon edhe Zoti Nesti Vako ne intervisten sa atdhetare edhe realiste.
Krahas atyre mijera bijve e bijave nga me te mirat te popullit shqiptar, ne Sigurimin e Shtetit Shqiptar ka pasur edhe kriminele, terroriste, te degjeneruar te hurit e te litarit si Koci Xoxe e Kristo Themelko, Pandi Kristo, Fecor Shehu e Kristofor Martiro… xhelate e terroriste si Ilir Kumbaro e plehra te tjere .
Po a nuk ishte Sali Berisha dhe Banda e tij e Gangstereve qe ndersa spastroi shumicen e profesionisteve dhe soecialisteve te mirefillte te tyre mbajti ne detyre e gradoi xhelate si Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, hajdutin, burgaxhi te hurit e te litarit, vrases e agjente te Beogradit e Athines, te dreqit e te birit qe rrenuan jo nje por tebpakten shtate here shtetin shqiptar ne me pak se 25 vjet !
E filloi me rrenimin dhe zhberjen e Sigurimit te Shtetit Shqiptar….
E vazhdoi me kuoten zero qe e coi nen zero Shqiperine dhe shqiptaret duke rrenuar qindra vjet pune e djerse te shqiptareve.
Me pas doli Ceku i Bardhe i tij dhe Gramoz Pashkos we vrau shpirtin e punes si bazen e perparimtare e zhvillimit te vendit.
Se katerti shkelja e embargo’s se naftes dhe armeve ndaj Kasapit te Ballkanit S. Milloshevic dhe makines se tij te luftes dhe terrorizmit shteteror ne Bosnje, Kosove rrenoi diplomacine dhe gati ne perjashtimin e Shqiperise nga OKB-ja.
Se pesti rrenoi voten e lire dhe te barabarte si arma kryesore e demokracise jo vetem ne gjirin e PDSH-se por edhe ne shkalle kombetare duke ua vjedhur masivisht ate duke filluar nda 26 maji 1996 e deri sot.
Se pesti, rrenoi e zhberi nje shtet te tere, vrau dhe sakatoi mbi 10 000 shqiptare te pafajshem, dogji dhe graviti mbi 3 miliarde te shqiptareve kudo me piramidat e tij
vdekjeprurese.
Se gjashti, ia vuri minat shtetit shqiptar me arkivolin e Azem Hajdarit qe e perdori si jeniceret topuzat per te shqyer dyert e Kryeministrise e permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me grushtin klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998 ne bashkepunim me cetniket e Milloshevicit e UDB-en e tij e duke i futur nje thike tjeter mbas shpine Kosoves dhe shqiptareve te saj.
Se shtati, duke sterkorruptuar edhe vete korrupsionin me nepotizmin, kusarine, vrastarine dhe pandeshkueshmerine per vete dhe Banden e tij te gangstereve, duke filluar me 500 milione eurot e Autostrades se Kusarise se Kombit, Gerdecin, Rapiscanin, Ngjyrosjen e Naftes, ARMO-n e Albpetrolin, interkoneksionin, CEZ-in, Hidrocentralet e vrasjes se Valbones, pas te cilave fshihet Mafia e tij dhe ajo serbo -ruse
Ka edhe me e me…. e me deri ne pafundesi.
i kerkoj falje lexuesit se i rashe pak gjate.
Nuk pata kohe ti bija shkurt!
Zollumet e Salikracise jane pafund e pa ane !
Alban Dega aka Hamdi Dega aka mashtrues i klasit te pare. Ish perkthyes i KQPPSH qe sot na bën idealistin dhe patriotin. Je prototipi me i qelbur i nje mashtruesi gjenetik, manipulatori dhe sahanlepirsi tipik. Sa shqiptaret i ke mashtruar e marre ne qafe gjithe keto vite? O mashtrues ordine e genjeshtar patologjik
Edhe une do isha krenar po te degjoja nje personelitet te kesaj fushe te fliste si ky person per perkushtimin ndaj atdheut.Kjo eshte cfare kemi humbur dhe duhet nje kohe e gjate qe te vihet.Qe te gjithe ne perfshi dhe mua qe lexoj keto komente dhe marr mundimun te shkruaj dicka nuk jam ne Shqiperi.Ne ate kohe Shqiperia ishte nje nga Konispoli ne Vermosh .Po tani ku eshte kufiri shqiptar Fillon ne Alaska dhe ku mbaron?Nuk i dihet se u shperndame ne gjithe boten dhe e vetmja gje qe bejme vetem shajme kush e ka fajin.Me pelqeu ky shkrim per sinqeritetin dhe perkushtimin ndaj atdheut se keshtu e kam ndjere dhe une qe ne rinine time megjithese isha nga Jugu punova ne Diber dhe me merr malli ti takoj ato njerez njesoj si zonen time.Na duhet me shume dashuri dhe mirenjohje per njeri tjetrin.Faleminderit
Nje vegim nostalgjik i njerit nga shume ata qe ishin vegla, mekanizma ne maqinerine me groteske te nje regjimi me gjakatar qe bota ka pasur.
Pasi te rrenohet edhe regjimi i Kimit ne Korene Veriore do te dalin edhe atje shume bashkepuntore qe do te qajne per sherbimet qe i bene atedheut te vet te rrethuar nga armiqet e tere botes.
Ore debile matufa, diktatura, terrori, kriminelet kurr nuk behen patriot e mbrojtes te atedheut.
Ai qe ka marre ne qafe njerezit atehere ai i merr edhe sot dhe per fat te keq ata jane shume ta poshter kan qene atehere te poshter jane sot duke u bere keq te tjereve kan bere karrjer atehere edhe sot te tille jane Sali Berisha me shumicen e P .D istave .Ty brava te qofte e zoti te zgjate jeten ty me gjithe familjen tende se je tu fol realitetin dhe te lumte se je tu fol me zemer te hapur qe i ben ndere gjithe popullit shqipetare sepse tash 27 vjete vetem shpifje dhe trillime jane bere dhe se askush dhe asnjehere nuk eshte tregu realiteti vetem shpifje shpifje dhe te rinjt e shkrete jane coroditur .Shpif politikanet shpif medjat e shkruara dhe ato vizive per interesa te fitimeve se vetem lekun vene mbi moralin dhe ndershmerine .Kan arritur gjere aty sa njerezit e ndershem e besnike ti quajne njerez jasht kohe po jashte kohe i qujne sepse te poshter ne te gjitha kohrat kan qene ato vete .Fjala juaj zen vend dhe jeni i besushem per njerezit . Ja ju e pate vete se si ka vepru i ndjeri Kristofor duke i bere gjemen te tjereve ne ate kohe per ti hy ne qefe udheheqes dhe sot me paturpesi kritikon udheheqen duke dite qe kushtu poshtron vehten por aq u ben ketyre tipave Tipa si ju eshte dasht me fol kahere se ju jeni te besushem .
bla, bla, bla-keta duan te pastrojne ndergjegjen e tyre para se te shkojne ne ate bote dhe po flasin sot si burra te mire. Ne fakt ato benin sic donte udheheqja duke pregatitur dokumente me “fakte” qe njerezit te denoheshin “sic donte partia”
Taraboshi ka te drejt
Pergezime Nesti. I sinqerte dhe i ndershem, punetor e specialist i mirfillte, i ndergjegjshem per punen e bere ne menyre perfekte. Te lumte. Te tille duhen edhe sot po ku t’i gjesh. Sot ka ndryshuar edhe patriotizmi e dashuria per njeri-tjetrin. Prandaj antishqiptarizmi eshte hapur edhe tek njerzit e politikes. Kerkohet integrimi europisn dhe luftohet hapur nga “baballaret” e kombit. Shteti e populli vetem zhvatet nga keta njerez, prandaj dhe e shajne shtepine me gjethe qe nuk te linte te shisje vendin, te vidhje shtetin e sa e sa poshtersira te tjera.
Te jeni krenare per punen qe keni bere.
Ju lumte.
Gazetari e quan te ashtuquajturen shtepia e “gjetheve” si “kryeqendra e dokumentave sekrete te spiunazhit shqiptar”.E cjane keto budalleqe more gazetar.Edhe pse kane kaluar kaq vite akoma nuk del e verteta ose egzagjerohet ajo.Po kush ishte shtepia me “gjethe” ne te vertete?Se pari ajo ishte nje qender ku sherbente per te pergjuar telefonatat qe beheshin ne ambasadat e huaja ne Tirane,ose telefonatat e personave qe ndiqeshin nga sigurimi me lejen e prokurorise.Kjo ishte nje nga format e punes qe aplikojne te gjitha sherbimet operative ne bote.Perse u zgjodh kjo godine?Kjo godine u zgjodh per arsyen se ishte shume afer postes qendrore te Tiranes.Shtepia e “gjetheve” ishte nje pike pergjimi e renuar ne kuptimin teknik sepse nga gjashte kanale qe ishte menduar te sherbenin per te pergjuar,gjithe kohes kan qene ne funksionim vetem dy prej tyre.Se dyti ne kete ndertese kishte zyrat e saj njera nga deget e ministrise puneve te brendeshme,ajo dege qe merej me pergjimet apo riparimet e mjeteve t nga veprimtaria e pergjimit.Punonjesit e kesaj dege ishin teknike,atyre ju punonte truri vetem ne menyrat e vendosjes te ketyre paisjeve(ne terminologjine e brendeshme quhej teknike operative)dhe pa i ofenduar,nuk mernin shume vesh nga format e tjera qe aplikonte punonjesi i sigurimit te shtetit.Me shkoqur shtepia e “gjetheve” qe hiperbolizohet nga gazetaret i ngjante nje reparti te riparim radiotelevizoreve.
Sigurimi i Shtetit ishte vegla makabre e diktatorit Enver Hoxha per te mbajtur popullin zap. Njerezit me te poshter, pa shpirt dhe pa humanizem, ishin grumbulluar atje. ishte nje kohe kur Sigurimi te arrestonte dhe te denonte deri edhe per shprehjen e nje opinioni apo pakenaqesie. Nje regjim monstruoz, ku njerezit i hanin koken njeri-tjetrit, duke filluar nga ata te Byrose Politike. Ky fare Nesti na qenka zemeruar me Mertiron qe qenka shprehur se fundmi se Beqir Balluku nuk ishte tradhtar. Dhe e akuzon se e ka nderruar gjuhen dhe qendrimin pas permbysjes se komunizmit. Ndryshe nga ky Nesti, Martiro pohon te verteten. Qe Mehmeti, Beqiri, Kellezi e kompani nuk ishin tradhtare, por thjesht koka turku te atij regjimi te pameshirshem. Martiro thote te verteten. Pas denimit nga Byroja Politike prokuroreve u mbetej vetem qe te plotesonin dosjen me ato qe kishte shpifur dhe akuzuar kerma Enver. Vete prokurori, brenda vetes se tij, mund ta kuptonte, qe Beqir Balluku dhe kompani, nuk mund te ishin armiq, por ua donte detyra qe te permbushnin detyren e caktuar. Ndryshe i priste Spaçi ose Burreli. Prandaj them qe ky Nesti eshte thjesht nje neperke e atij regjimi.
Te gjithe punojësit e sigurimit nga ministri deri tek informatori me thjeshte,
ishin te gjithe kriminele,xhelate,bisha te deformuar shpirterisht,pa humanitet,
servile,pa dinjitet,sahanlepires karshi te forti te rradhes,degjenerata pa turp.
Edhe pse sot thone qe kemi kryper detyren karshi shtetit.JO ,ju keni kryer
krime ndaj popullit tuaj dhe mallkimi i atyre qe vrate dhe torturuar pa te drejte
do tju zere heet apo vone. Edhe xhelatët naziste ne Nurenberg thane te njejten fjale,
zbatuam urdherat.
Zoti vrafte jeten tuaj dhe kufomat e “Brankos” tju rrine mbi koke dhe ne ndergjegje pergjithmone.
MALLKUAR TË GJITHË SIGURIMSIT NGA I PARI TEK I FUNDIT,PER 10 BREZA.
paske ngel burre NESTI VAKO,
Per te gjithe ju gjarperinjte helmues ,armiq te Shqiperise!
Sigurimi i Shtetit,ashtu si Ushtria Popullore dhe Policia ishin arma heroike qe mbronin shtetin shqiptar nga armiqte e jashtem e te brendshem!
Personalisht Enver Hoxha ishte kujdesur qe keto arme besnike te shtetit,kurre te mos binin ne dore te armiqve dhe te punonin kunder interesave te popullit shqiptar!
Kuaj karroce te pa vlere,hamej qe merrnin qorrazi deren ne krahe per te
hir te komandantit.Sherbetoret patollogjik te monstres enver e legjitimojne si detyre patriotike dhe
sherbim ndaj atdheut.Shumica ishin te vetedishem per krimet,por simbas tyre ato i benin
“Ne te miren e partise dhe popullit “
Me pelqen qe keta kane filluar t’ja çjerrim maskat njeri – tjetrit. Ndersa sa per Beqir Ballukun ku zoteria e nisi shpjegimin por nuk e vazhdoje, thote se ndryshoje ne fund.pore nuk tregon qe ish ministri kur delegacioni jone ishte ne Moske, Beqirt ju propozua te merrte pushtetin dhe te eleminohej delegacioni ne kthim nga Moska. ndersa me sa kam lexuar une ai ju pergjigj ambasadorit Ruse ne Shqiperi : se po e gjeti gje delegacionin tone ne Moske te 4000 specialistet Ruse qe jane ne Shqiperi do ti vare ne sheshin Skenderbej.Pastaj, po kush nuk do te ndryshonte kur dilte jashte ATDHEUT dhe shikonte ndryshimin e jeteses, lirine e shprehjes dhe te tjerat. pse nuk thote ty zoteria qe para se specialistet te niseshin jashte thirreshin nga sigurimi dhe porositeshin ne detaje dhe kur te ktheheshin te mos tregonin ç’fare kane pare ne boten e armiqve.