Berishën e tmerroi ambasadori amerikan Lu, ndaj u çthur mendërisht

13 Dhjetor 2017, 14:39Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Sa më afër fundit, aq më shumë gabojnë bandat.

Kështu është sot i gjithë korrupsioni shqiptar. Po flet me vetë.

Saliu sot ishte në makthini e tij maksimal.

E tmerroi ambasadori amerikan Lu dje kur i tha se nuk do ketë më prokuror që të mbrojë krimin.

Kurse Saliu pastaj iu thotë shqiptarëve se, meqë ambasadori amerikan ka shkuar te prokurori shqiptar për të mbrojtur interesin e një kompanie amerikane, është i krruptuar.

Kurse Saliu që ka shitur si kryeministër shqiptar interesin e Shqipërisë është i pakorruptuar.

Po pse po shkon, O Sali, në një rrugë pa krye?

Nuk ka dhe nuk do të ketë më prokuror në mbrojtjen tënde.

Dhe mos i sill më dëm shqiptarëve me gjithë hordhinë tënde, se nuk iu bën dot më asgjë.

Krimi shqiptar, në një spektër të përgjithshëm, është sot në dekadencë të plotë dhe drejt rrugës së asgjësimit.

Askush nuk e merr dot me mend sesi është bashkuar krimi më prokurorinë.

Konstatohet tani se ka pasur një ligjësi të brendshme në këtë çështje: prokuroria e korruptuar, pasi shpëton pushtetarët dhe i lejon që të vjedhin shtetin; marrin lejen nga pushtetarët që të paguhen nga krimi i rrugës ose krimi i organizuar, që edhe ky të vijojë rrugën e vet.

Ky quhet Krim i Përgjithshëm që sundon një shoqëri.

Dhe sigurisht që i gjithë faji historik bie mbi prokurorinë se nuk ngre asnjë akuzë për krimin që paguan. Domethënë që shteti nuk funksionon.

Kjo është Shqipëria e sotme: një shoqëri e drejtuar nga krimi ku Prokurori i Përgjithshëm ka qenë Kryetari i Krimit të Përgjithshëm.

Kjo është gjendja, dhe pikërisht këtë gjendje kërkon të mbajë ende në forcë Berisha.

Por dhe Ambasadori amerikan ia hoqi dje, me gjuhë të drejtpërdrejtë, thelbin e mbrojtjes për të fshehur antiamerikanizmin e tij me pretekstin e Ramës.

Kjo është arsyeja e çthurjes mendore të Saliut.

Po pse, o i mjerë! ende nuk e ke kuptuar që, të gjithë bashkë, duhet ta dorëzoni qetësisht dhe pa fare zhurmë gjënë e vjedhur?

8 komente në “Berishën e tmerroi ambasadori amerikan Lu, ndaj u çthur mendërisht”

  1. Kozm says:

    VETEM AVOKATI I VJEN HAKUT KETYRE LANGOVE . ATA QE I NXORREN UJIN E ZI SHQIPERISE , JANE KTHYER NGA AKUZUES NE AKUZONJES . PO PRES ME PADURIM TE SHIKOJ TE GJITHE ATA , TE PERLYERIT DERI NE KOKE ,NE BANKEN E TE AKUZUARVE . !!!

    1. Urime says:

      mesoni shqipen o idjotat e TEMES ju dhe ata qe lejojne shkrime analfabetike,o kafshe analbaneze

  2. Angjelini says:

    Shpresoj te ndodhe keshtu i nderuar Ngjela por dyshoj shum. Ne genin e shqiptarit mungon ndeshmeria, rrespekti ndaj ligjit dhe ndaj atdheut.

  3. Alphade says:

    Oh!
    Nenen,kryekriminelit!#!!!

  4. Koba says:

    Avokat Tashti na dole ne Hulline e Duhur.Bjeru qafirave mos u ler Kusur.Mezi po e presim Castin e MADH kur ti shohim te gjithe Zagaret qe kane perdhosur besimin e Popullit dhe jane pasuruar tej mase me grabitje te Pasurive dhe fondeve Publike

  5. Kryf says:

    Shqiperise i duhen profesionista te afet di Avokato,por qe politikanet medioker dhe te korruptuar ,nuke i duan ne gjygjesore.Z Ngjela eshte nder te rrallet qe nuk ka frike nga keta plehra te korruptuar.

  6. Alo says:

    Salla e ka rrashtin e forte. Po e pa keq fshihet ne shpellen e Dragobise dhe han vec trofta.

  7. Marshalli Sali i Trustit te geshtenjave says:

    Salush karabushi,agjenti i UDB,shitesi i interesave kombetare te shqiperise dhe kryekrimineli me patente i ketij vendi,pas vitit te ri te zere radhen ne prokurori.Duam ta shohim me byzylyke ne dore kete qafir te pandreqshem!Bravo avokat.Bravo zoti Lu!Ti shuhet pisha ketij kapobande,sic ia ka shuar ai per 27 vjet ketij vendi dhe ketij populli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje