Ka nje keqkuptim te madh ne lidhje me zgjedhjen me 36 vota te Prokurit te Pergjithshem te perkohshem qe e kerkon SHBA, BE, OSBE dhe kryeministri Edi rama bashke me mazhorancen.
Zgjedhje qe po kundershtoohet fort nga opozita dhe konkretisht, Basha, Kryemadhi dhe tere lidershipi i LSI dhe tashme se fundmi dhe PDIU.
Tere opozita eshte hedhur ne sulm kunder ambasadoreve Donald Lu, Vlahutin dhe Borchard, pa perjashtuar sulmin ndaj Rames.
Keqkuptim qendron ne faktin se mazhoranca, pra PS ka 74 vota vetem, nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia e votave te tjera.
Por ka dale dhe PDIU, e cila ka tre deputete ne Kuvend qe kundershton zgjedhjen me 36 vota.
Deklarata e plote e PDIU:
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet qysh në fillim ka dhënë mbështetje pa kushte për Reformën në Drejtësi duke besuar dhe shpresuar, se do të ishte një fillim i ri për rivendosjen e shtetit ligjor në shërbim të qytetarëve.
Pas kaq muajsh vërejmë zvarritje pa asnjë shkak të reformës dhe akoma më keq, sot po tentohen të zëvëndësohen organet e rëndësishme që kemi miratuar me Kushtetutë, me arrogancë dhe vullnet të njëanshëm nëpërmjet miratimit me vota minimale me një kuorum qesharak prej 36 votash të postit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Theksojme se Prokurori i Përkohshëm i cili mund të zjidhet sipas interpretimeve të maxhorancës edhe me 36 vota, nuk ka asnjë referencë në ndryshimin që kemi bërë bashkërisht në nenin themeltar të shtetit në Kushtetutë. Ndaj sot përtej arrogancës personale do duhet të jemi të gjithë bashkë për të gjetur një zgjidhje.
Theksojmë se zgjidhja nuk janë marrëveshjet e pista të natës që e kanë çuar vendin në këtë klimë armiqësore e varfërie të skajshme, por ndryshimet ligjore që i celin rrugë një drejtësie të lirë dhe që nuk është peng i politikës. PDIU nuk do të marrë pjesë në asnjë komision apo votim ku shkelet Kushtetuta e vendit.(TemA)
Ja na dolën më të zgjuar se ambasadorët dhe juristët e opdat edhe këta të PDIU-SË. Mos u merrni me interpretime të ligjeve themelore kur mundësitë intelektuale i keni deri sa arrini të merrni vota me presione, ryshfete apo edhe gënjeshtra. Shkoni merrni pjesë dhe jepjani votën atij që e meriton. Nesër të mos kemi njerëz në poste që nuk dinë nga lidhet gomari.
Spartak konak
PDIU eshte nje parti sa kuptimplote per aspiratat e saj per te drejtat came por eshte ne te njejten kohe po aq mjerane ne konceptin e ndertimit dhe bazen se ku e ka kerkuar mbeshtetjen nga element qe vetem idelist me ceshtjen came nuk kane lidhje fare FARE PO FARE FARE .. !!!