Zgjedhja e Bashës ne PD/ Berisha thotë se videoja e Korçës tregoi manipulimin e zgjedhjeve në PD

13 Dhjetor 2017, 21:30Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte i ftuar në studion e lajmeve të AbcNews, ku foli për situatën aktuale brenda Partisë Demokratike dhe rizgjedhjen e Bashës në krye të saj.

Teksa iu përgjigj pyetjes nëse e do baza e PD-së kreun aktual, Lulzim Basha, Berisha tha se, ndonëse kishte një proces zgjedhor dhe përballje reale, procesi kishte problemet e vetat. Lidhur me këtë, Berisha iu referua videos së Citynews.al, për votimet në Korçë, ku shihej qartë sesi po manipuloheshin votimet dhe parregullsitë e procesit. Më tej ai u shpreh se këto nuk ishin të vetmet manipulime të denoncuara nga mediat.

Ai tha më tej se nëse baza do të kërkojë largimin e Lulzim Bashës, do të mbështeste bazën.

2 komente në “Zgjedhja e Bashës ne PD/ Berisha thotë se videoja e Korçës tregoi manipulimin e zgjedhjeve në PD”

  1. shqip says:

    Tani Lyl-i duhet te tregon ca gjera . P.sh , kush i fshiu serveret e k.ministrise ne 21/01/2011 ? . Kush e mori thelen e madhe te tortes 220 milon $ ? Si ishte puna e asaj firmes per faljen e hapesires detare te R Sh ? Ka edhe te tjera . Po per momentin keto Jane mjaftushem per t’ja mbyllur gojen njeriut me jelek antiplumb . Kur Berisha ben keto deklarata , do te thote qe rreziku Po i afrohet . E kupton qe me “Q”unat e Lylit nuk i ka krahet e ngrohta . Ne grupin parlamentar vetem Flamur hajvani i ka mbetur si xhandar i gatshem . Keta te rinjte se Kane shume qef ti shkojne pas doktor panolines . Ah ! Pse çunat eshte me Q ? Ok . Se keshtu flasin ata Baftjaret e Shqupit .

  2. Haka Tekizoti says:

    Kur do, Berisha nuk i vë në dyshim si të manipuluara videot, vetëm te Meta e ndonjë tjetër afër tij e parandjente “saktë” që videot ku shpalosej hajdutlliku i tyre ishin të manipuluara ose të montuara. Pastaj, prandjenjën e Berishës e vërtetonte “eksperti” i pavarur, i cili rezultonte më i saktë se eksperti amerikan psh. Nënteksti i dy qëndrimeve të kundërta të Berishës nuk do koment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje