Doug Jones është bërë demokrati e parë pas 25-vjetësh që fiton një vend në Senatin amerikan në Alabama, pas një fushate tepër të ashpër kundër republikanit Roy Moore.
Fitorja e tij e papritur është një goditje për presidentin Donald Trump, i cili mbështeste Moore në këtë garë dhe ngushton shumicën republikane në Senat 51-49.
Rezultati i garës shënon gjithashtu një plagë të re për Partinë Republikane tashmë të përçarë.
Republikani Moore nuk u tregua i gatshëm për ta pranuar rezultatin.
Bashkëpunëtorët e tij thanë se meqenëse rezultati ishte mjaft i ngushtë, me 0,5 për qind diferencë, ose rreth 21 mijë vota, ata do të veprojnë sipas rregullave dhe do të kërkojnë rinumërimin e votave.
Jones pas fitores mbajti një fjalim të shkurtër përpara mbështesëve në Alabama.
“Ne, treguam jo vetëm në shtetin e Alabamës, por edhe në të gjithë vendin rrugën sesi mund të qëndrojmë të bashkuar”, tha ai.
Moore me gjithë mbështetjen e kreut të Shtëpisë së Bardhë, nuk arriti të fitojë edhe pse pati një fushatë të ashpër për akuza për sjellje të pahijshme me vajzat adoleshente.
Presidenti Trump bëri një koment në “Twitter”, duke uruar fituesin demokrat Doug Jones.
“Republikanët do të kenë një rast tjetër për ta marrë këtë vend të Senatit brenda një periudhe të shkurtër kohe”, shkruajti Trump.
Ai humbi në një shtet si Alabama ku republikanët fitojnë prej 20 vjetësh. Humbi edhe mazhorancën në senat.
Teorikisht republikanët kanë një votë më shumë, por praktikisht kjo mazhorancë nuk ekziston: John Mcain ka votuar kundër presidentit në të gjitha iniciativat e tij kryesore dhe është kundërshtar politik i tij në parti.
Pra humbja e Trump ka disa dimensione dhe të gjitha mediat amerikane e cilësojnë si eveniment kombëtar.
Dhe kur këtë humbje e ka realizuar në Alabama, një bastion të tij, kjo është e dhënë e rëndësishme.
Dhe më e rëndësishme bëhet kur analizohen edhe të dhënat nga terreni: evangjelistët radikalë që janë pjesë thelbësore e bazës Trump kanë votuar kundër pasi kandidati i presidentit akuzohej për dhunë sesuale, racizëm dhe për dhunë ndaj minorenëve.(TemA TV)
Kujtova se i hodhi Kimi ndonje rrakete atomike.Kujdes me keta titujt se do pesojme ndonje infarkt!
Na bere me zemer o Mero i pa varuri..Ne kemi hallin e Rames dhe Metes te kemi mire ashtu si dhe ti,jo Trumpit.
Vizita e kryeministrit Izrelit në Europë.
Para pak ditëve, në Paris dhe Bruksel, bëri një vizitë kryeministri i Izraelit.Në takime dukej nervoz. I bindur në të tijën:”Po foli Amerika,Europa nuk ka pse bën gëk-mëk.”Urdhëronte pa etikë.”Bëni gati ambasadat ,që t’i transferoni në Jeruzalem!” Nuk pranon standarte të dyfishtë. Përfaqësuesit e Europës,me delikatesë,ia theksuan se më këto qendrime nuk e ka mirë.Kur të qetësojë palestinezët edhe arabët,derën e ka të hapur përsëri.
Pse ky nervozizëm i kryeministrit ?Nga mediat Izraelite,shpërndahen lajme , se drejtësia vëndase , e akuzon për korrupsion masiv.Nëse ka ,apo nuk ka të te drejtë ,këtë do ta shohim me vendimet e saja.Kohëzgjatja në pushtet,si për shumë lider, që tentojnë të qëndrojnë pambarimisht në krye,e hap fantazinë e shumë kujt ,se drejtësia Izraelite nuk bën akuza fare në erë.
Si gjithë politikanët,kur gjëndjen e brënshme të vëndit e bëjnë kaos, zgjidhjen e kërkojnë duke u mbështetur tek nacionalizmi, “shpëtimtar”. Ai, kinse po “ruan “ Izraelin,të gjithë fajin e politikave të veta, e hell mbi palestinezët. Amerikanëve ju ka mbushur mëndjen.Europianët,si rradhëherë,në këtë rast ,nuk janë të bindur nga veprimet e partnerëve përtej Atllantikut.Duket se kanë të drejtë. Arabët,me në krye palestinezët,por riorganizohen, për të rindezur gjakrat nacionalistë . Palët nuk merren vesh.Kërkojnë që konfliktet , t’i zgjidhin me luftë. Europianët nuk kanë pse anojnë në një krah.” Pa pasur pula,pse të bëjnë ish”- thotë plaku i urtë.
A ka përdorur Europa dy standarte për Izraelin?Më duket ,se këtu, kanë të drejtë izraelitet.Në aktivitetet kulturore e sportive,Europa,e ka aktivizuar Izraelin , me të drejta të barabarta ,si europianët.Për palestinezët,nuk bëhet fjalë të jetë i njëjti qëndrim.Edhe për ne shqiptarët,që jami në “ kërthizën” e saj, nuk na ka trajtuar si miqtë e largët.Pse europianët, e kanë përkëdhelur , prej shumë dekadash Izralenin, vjen mërzitja e kryeministrit aktual.Ai këkon mbështetje politike domosdoshmërisht.Ndryshe, i duhet të bëjë gati letrat ,dhe t’i vërë mbi tavolinë,për pasardhësin e tij.Nga nervozizmi,i shprehur qartë në mimikë, kuptohet se as nuk i shkon nëpërmend të japë dorëheqje,për zollumet që ka bërë mbi kurrizin e izraelitëve dhe palestinezëve.Historia e vjetër, edhe e re, jep raste maksimalisht, se kur një lider rri shumë në krye,e ka të vështirë të hapë krahun për pasardhësin e vet.
– Për ne shqiptarët, çfarë lidhje ka kjo vizitë?- mund të pyes dikush, me sinqeritet.
Ne shqiptarët jemi historikisht paqedashës.Këtë e tregon mëse miri historia e vjetër edhe e re ,e kombit tonë.Janë vetë, izraelitët,që e kanë dokumentuar ,se i vetmi kob, jemi ne shqiptarët,që i mbrojtëm në luftën e dytë botërore,duke vënë edhe veten në rrezik,prej ndëshkimeve të rrepta të nazistëve gjermanë.Si shqiptarët edhe kosovarët një komb jemi.Nëse “bukshkali” nuk e di,të pyesi historianët e shumtë, që ka për rreth.Asnjë izraelit dhe shqiptar i thjeshtë ,nuk e kupton qëndrimin e tij politik ,për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur!?
Media shqiptare po presin, se si do të veprojë qeveria e jonë,në rastin konkret!? Ky është një rast politik tipik sanduiç.Si nënshkrove,si nuk e nëshkrove kartën,në njërin krah merr urime,në krahun tjetër merr të kundërten.Hebrejt kanë një parim të lashtë: “Po nuk me dhe,nuk të jap.”Meqë i kemi miq të vjetër,mos t’u prishim traditën mitike.Edhe qeveria e jonë të dalë me një deklaratë:” Po e njohu qeveria e Izraelit- Kosovën, si shtet më vete,edhe në shqiptarët do ta njohim në çast Jeruzalemin për kryeqytet të tyre.”
Një këshillë nga ana ime është.Nëse qeverisë, së nderuar, nuk i pëlqen,nuk ka pse nxehet me mua,sepse nuk jam diplomat.Këmbëgul në këtë arsyetim , se me nënshkrimet respektive, do të gëzoheshin kosovarët të parët, dhe shqiptarët anëkënd botës.
Në këtë kompromis historik,politika kosovare duhet të jetë shumë energjike.Nuk duhet harruar as se; hebrejt ju a kanë mbushur mendjen amerikanëve; partnerët përtej Atlantikut janë miqtë strategjikë të shqiptarëve.Do të ketë pak hatërmbëtje në njerin krah,por do të justifikohemi, si rast veçante.Historia tregon, se asnjë pakt, nuk i ka kënaqur tëra palët.Fatkeqësisht, pragmatizmi nacionalist,po shpaloset edhe në fillimin e mijëvjeçari të ri.” Secili për vete,Perëndia për të gjithë.”
Fatmir Lohja