Nga Shpëtim Nazarko
Në një shkrim të para dy a tri ditëve, akademiku Artan Fuga bënte një konstatim therës mbi Shqipërinë. Na kanë grumbulluar afër Lanës si minjtë -shkruante. Mund të thoshte edhe rrojmë si të tillë. Ankesat dhe konstatimet e tij ishin të sakta, por vetëm se nuk kuptohet mirë kush e ka fajin. Dhe ca më shumë, si dilet nga kjo situatë?
Kush e ka fajin? Qeveria, së pari; opozita, së dyti, do të thoshte me të drejtë çdo njeri që lexon këto radhë. E drejtë, por problemi është më i ndërlikuar se kaq. Dy apo tri ditë më parë, një lexues i Konica.al brenda të drejtës së tij legjitime të të menduarit, më shkruante:
“Zotrote, edhe vetë je në radhën e gazetarucëve që nuk e hap gojën kur taksat po ngrihen përditë e ti me shokë nuk thua asgjë”
Pra, duhet shtuar në radhën e fajtorëve edhe raca ime, si edhe unë vetë. Në një gjykim të karakterit të drejtpërdrejtë, që nuk kam pasur turp ta them disa herë në median e shkruar apo në atë të folur, po e përsëris shkurt dhe shkoqur.
Po! Tani, mbas njëzet e shtatë vjetëve pluralizëm, mund të themi me plot gojën se klasa politike, e bashkë me atë dhe ajo mediatike e akademike, ka mbyllur një cikël apo më mirë të themi se nuk i duhet më njeriu. Kontributi i saj është kjo Shqipëri që shohim, që rënkon e po të shprehemi me gjuhën e Fugës, rënkon anës Lanës në formë analoge-si thoshte dikur Noli i madh, që nuk kishte zgjedhur përruan e Tiranës si shembull, por Drinin dhe Vjosën.
Po Fuga, ashtu si dhe unë apo çdo njeri normal, e di se çdo situatë aktuale është produkti një situate paraardhëse dhe nuk krijohet ashtu me një të rënë të lapsit.
Dhe për këtë situatë aktuale nuk mund të ankohet as klasa politike e të dyja krahëve, as media dhe as pjesa akademike. Ata janë të gjithë bashkëfajtorë.
A është ky konkluzion i rëndë dhe a e meriton këtë akuzë e gjithë kategoria e përmendur më lart?
E gjeta veten keq në një emision të para dy ditëve, kur një politikan i lartë, pa i bërë syri tërr, në vend të analizës për gjendjen, më rreshtoi në përkrahësit e Tahirit dhe me kaq u kënaq me diagnozën e dhënë, që realisht u përket apo e kanë zanat ta japin vetëm militantët qorra.
Përgjigjja e dhënë këtu, nuk është vetëm për të, por edhe për pjesën akademike të shoqërisë, edhe për median ku militoj edhe unë.
Ai që më bëri kritikën, në profesion është ekonomist dhe në politikë është i vjetër. E mban mend ashtu si dhe unë apo Fuga kaosin e krijuar në ’97-tën.
Të gjithë ia vëmë fajin Berishës dhe qeverisë së tij për tragjedinë e ndodhur, e natyrisht pjesën e fajit kryesor e ka ajo, sepse kishte shkopin në dorë për ta ndaluar këtë maskaradë. Po a ishte vetëm ajo pjesëtare në faj? Çfarë bëri opozita e asaj kohe kur në sytë e të gjithëve projektohej kjo katrahurë kombëtare. Çfarë bëri politikani i përmendur më sipër, që ishte ekonomist apo kolegët e tij në pozitë dhe opozitë për të ndaluar këtë katrahurë kombëtare?
U mungonte pena apo boja për të shkruar disa rreshta për të ndaluar këtë maskaradë?
Çfarë bëri media e shkruar, që mburret edhe sot se luftoi kundër qeverisë së Berishës së asaj kohe dhe kërkon edhe sot e kësaj dite meritat e një lufte që zor të quhet e ndritur.
Çfarë bëri pjesa akademike?
Kontrolli me një sy të lirë apo të kujdesshëm i asaj periudhe, të thotë se asnjë politikan, asnjë gazetar dhe asnjë akademik nuk shkruajti as dhe një radhë të vetme për katastrofën që po vinte. Dhe akuza, siç thashë më sipër, i përket të gjitha krahëve të politikës apo shoqërisë.
Ndodhi ajo që po shihet edhe tani. Pasi katastrofa bëri të vetën dhe Berisha u largua, të tërë dolën nga istikami dhe filluan të tregojnë dekoratat e një lufte që nuk e kishin bërë kurrë.
Më e thjeshta ishte të heshtnin. Më e drejta, të mos dukeshin më as në shtyp dhe as në poltikë, dhe as në kërkime shkencore apo sociologjike. Nuk mund t’u hedhësh faj njerëzve të thjeshtë. Ata i kanë dërguar djemtë në shkollë, apo për të bërë politikë duke shtruar vetë kurrizin në punë.
Deri në vitin ’91, kjo akuzë edhe mund të mos rëndonte mbi asnjë nga kjo pjesë e shoqërisë. E mbetur pa bukë apo në kushtet e mbijetesës, shtresa e intelektualëve nuk mund t’i bënte ballë një të keqe që zuri edhe kryet e vendit. Po pastaj, kjo sjellje e saj nuk lejohej më.
Një studim minimal i bërë për atë kohë, të tregonte thjesht se regjimi kishte rënë, po si bëhej më tej?
Nuk duhej shumë mend për të kuptuar se të tërë do grumbulloheshn anës Lanës. Regjimi I kishte lënë pa pronë të gjithë dhe të gjithë rronin me lekët e 15-ditëshit.
Ç’do të bëhej ditën e parë të fitores mbi komunizmin?
Ku do të shkonte kjo masë kolosale njerëzish, që rronte pa pronë për 50 vjet? Do merrte arratinë. Me tokë më së shumti dhe me det.
Mund të justifikohet atëherë, sepse shtypi nuk kishte akademikët si dhe pjesa tjetër e shoqërisë rronin po me lekët e 15-ditëshit dhe politika nuk ekzistonte realisht si e tillë.
Populli e ngriti me mundim mbijetesën e tij, siç kishte bërë dymijë vjet. E ngriti ngadalë me mundime dhe gabime. E ardhur nga veriu dhe jugu, ajo pagoi paratë e rrugës duke prerë pyjet, duke i shkatërruar dhe shitur ata, pastaj minierat apo pjesët e tyre, pastaj fabrikat, apo çdo gjë që i siguronte bukën dhe vendin e fjetjes në Atdheun e ri, që rrotullohej afër Lanës, pra duke bërë gjithçka për kushtet e mbijetesës.
Po çfarë bënë të tjerët? Ku është kontributi i politikanëve, medias dhe akademikëve? Kush do ta ndërtonte Shqipërinë e re?
Brenda 4 vjetëve e pësuam me piramidat. Kaq leksion duhet të na mësonte për gjëra të tjera. Si i bëhej me tokën dhe ligjin për ndarjen reale të saj? Si bëhej me shkollat profesionale që duhet të ndërtonin Shqipërinë tjetër?
Mirë piramidat që duhet t’i shpjegonin ekonomistët e të dyja palëve apo akademikët e fushës përkatëse, po me të tjerat, si i bëhej?
Kur Fuga dhe të tjerë ankohen sot e gjithë ditën për këto gjëra, ai edhe ne bashkë me të, duhet të kthejmë realisht kokën prapa dhe të vështrojnë katrahurën kombëtare që nuk është vetëm vepër e Berishës, Nanos apo Ramës.
Katrahura është vepër e të gjitha pjesëve të shoqërisë, politikës, medias dhe akademikëve tanë. Prandaj nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë mëdyshje kur shkruaj dhe them se e gjithë kjo skemë ka vdekur klinikisht bashkë me gjithë aktorët që kanë luajtur në të.
Kanë vdekur dhe duhet t’i lëmë në qetësinë e tyre?
Gjinushi, me ironinë e tij të njohur, thoshte dikur Ka vdekur, por ka zënë rrugën. Prandaj duhet hequr.
Pikërisht kësaj duket se i shërben xhebraili i tanishëm, që e quajnë Vetting të huajt. Duket se ata e kanë kuptuar më mirë se ne këtë të vërtetë. E kanë kuptuar se janë burra më të mirë se ne? Jo, besoj se e kanë kaluar më parë se ne katrahurën tonë dhe i kanë parë dëmet e saj.
Përse u duhemi?
U duhemi meqë kërkojmë të futemi në koperativën e tyre me rrugë të rregullta, me dogana të rregullta, me polici të rregullt dhe me system gjyqësor të rregullt. Pastaj me shkolla profesionale të mira që na shërbejnë së pari neve dhe atyre vetë.
Nuk besoj kanë iluzione të mëdha se do të bëjnë gjëra të mëdha. Kjo sepse sado ligje të mira të vihen, ato varen nga një qeverisje e mirë. Në të kundërt, ligjet nuk zbatohen apo në rastin më të keq, nuk pinë ujë.
T’i lëmë?
Po të kishim klasë politike të mirë, shtyp po të tillë dhe akademikë që shkruajnë pa rreshtur për plagët e vendit, pa u qurravtur, me siguri që pyetja më sipër nuk do të kishte kuptim. Kjo sepse secili do të ishte në vend të tij.
Po pyetja shtrohet, sepse siç thashë edhe në fillim; duhet të pranojmë se kjo klasë politike ka vdekur dhe bashkë me të edhe shtypi apo pjesa akademike e Shqipërisë. Në nuk ka ngordhur, përpëlitet duke qarë në shtratin e vdekjes.(Konica.al)
Fuga, xhebraili prapa derës dhe Shqipëria që rënkon!
Shume e sakte. Nje intelektual I vertete mund te flase ne kete menyre.
Ju lumte
Fajin e ka terapia e shockut dhe kthimi ne zero. Ne emer te antikomunizmit u shkaterrua gjithçka. Ndodhi nje permbysje e llahtarshme. Sikur vendi u kthye permbys. Dhe faji eshte kryesisht i atyre qe moren frenat e pushtetit ne ate kohe. Sidomos i Sahliqenit. Duhet te kishim kaluar me evolucion te bute nga ekonomia e centralizuar ne ekonomine e tregut. Nga monopartizmi ne pluripartizem. Ai qe ishte ne krye duhet te mendonte per fatet e populli dhe te vendit dhe jo te harxhonte te gjithe dufin e tij kunder komunizmit. Te cilit i kishte ardhur vdekja vet. Ne vend qe te merrej me ekonomine dhe zbatimin e ligjit ne nje shtet demokratik, demoni nga shpellat e Viçidolit e harxhonte kohen duke mallkuar dhe share opoziten nga frika se do i merrnin pushtetin. 5 vjet: 1992 – 1997, mjaftuan per te shkaterruar ekonomine, kulturen, arsimin, ushtrine, industrine, bujqesine dhe gjithçka tjeter.Diktatura u zevendesua nga ligji i xhungles, pra nga antishteti. Rame nga shiu ne bresher. Per Perendimin me me rendesi se gjithça tjeter ishte shkaterrimi i rendit komunist, kudo qe te ishte e mundur. Te tjerat ishin te dores se dyte. Para ketij rremeti nuk kishte çfare te bente as media dhe as shoqeria. Duhej te sigurohej buka e gojes per familjen. Dhe kush ishte edhe me i zgjuar perfitoi per te siguruar ekonomikisht edhe brezat e ardhshem. U krijua kasta zoteruese, me pasunare, politikane dhe media te korruptuara dhe antisociale. Secili per vete, Zoti per te gjithe. Shqiperia u çbe. Ne rast se ne krye te vendit nuk do te kishte ardhur nje i fandaksur, gjysem i çmendur, komunist fanatik por edhe antikomunist i terbuar brenda 24 oreve, Shqiperia do te kishte ndjekur rrjedhen e vendeve te tjera te Europes Lindore, ku transformimi u krye butesisht pa drame dhe tragjedi, si ne Shqiperi. Po aty ku sundoi sistemi me harbut komunist, po aty sundoi edhe sistemi me i degjeneruar demonkratik.
Sakte.
Fjale imzot,fjale!
Bile me shume se kaq :pordhe me rigon,o Shpetim!
Nuk ka deshtuar klasa politike ne Shqiperi keto 27 vjet,por ka deshtuar sistemi politik qe u instalua ketu me “pagese” nga jashte!
Ata qe e bene gjoksin grope keto 27 vjet,pra te dhjeret e dhjetorit,se gjoja rrezuan komunizmin dhe prune demokracine,brenda nje jave u zhduken te gjithe dhe e lane PD-ne dhe Shqiperine ne duart e spiuneve te huaj si Ramiz Alia,Sali Berisha,Fatos Nano ,Azem Hajdari etj,etj!
Kaluan 27 vjet dhe askush deri me sot nuk eshte kujtuar t’i beje nje analize shkencore gjithckaje qe ndodhi ne Shqiperi!
Kalojne vitet dhe ne vend qe t’i behet gjyqi sundimtareve qe shkaterruan Shqiperine,grabiten te gjitha pasurite,shkallmuan historine,heronjte i bene kriminele dhe kriminelet heronj!
Perdhosen Luften Antifashiste,me te lavdishmen e popullit shqiptar nder shekuj,mohuan 29 nentorin e clirimit,na i nxorren kolaboracionistet ballisto-zogiste si heronj e jo si tradhetare,tradhetarin e kombit,Ahmet Zogolli e ngriten me shtsatore ne mes te Tiranes,perdhosen Skenderbeun,Ismail Qemalin,Avni Rustemin etj,percane popullin ne 100 parti,Sali Berisha furnizonte vrasesit e shqiptareve serbe me nafte per tanket e avionet e tyre per te gjakosur boshnjaket dhe kosovaret,i fali 370 km/2 nga deti Jon pjese e Shqiperise,Greqise,shperthyen Gerdecin me 26 te vrare,dhjetra te plagosur dhe qindra miliona euro deme ne bizneset aty rrotull,pushkatuan ne 21 janar 4 protestues paqesore,shkallmuan drejtesine,arsimin,shendetesine,bujqesine,minierat,bregdetin etj,etj!
Edhe perendimi ka deshtuar me Shqiperine,sepse para syve te tyre Sali Berisha shkelte Kushtetuten,rrihte opoziten,grabiste pasurite kombetare,ndertoi shtetin kriminal te Lazaratit etj dhge tani leshojne lote krokodili per drejtesine e rrenuar!
Prap nuk do reformohet drejtesia,as me Vetingun,perderisa nuk hetohen te gjitha krimet e gjyqtareve vdhe prokuroreve qe gjenden ne dosjet gjyqesore te ketyre 27 viteve!
Kerkojne korrupsionin tek gjyqtaret,por tallen me ne kur e kujtojne zgjidhjen tek verifikimi i pasurive te tyre!
Korrupsioni nuk gjendet me verifikimin e pasurive te raportuara nga keta bandite,por gjendet ne dosjet gjyqesore,ne vendimet e marra ne favor te krimineleve dhe hajduteve,se nje vendim ne favor te fajtorit u mbush llogarite me miliona e jo me drejtesi!
Por kete nuk duan ta bejne,se u prishet skenari!
E mjera Shqiperi sa po tallen me ty!
Ky vend nuk eshte vetqeverisur kurre dhe prandaj nuk e njeh kete fushe, qeverisjen te ne e kane bere turqit, shqiptaret Jane marre me muhabete, kane shkuar ne kurbet dhe kane kullotur dhente. Kjo eshte kultura jone nuk eshte kritika, meraku per administrimin, formulimet e ligjit apo bizneset e medha, lidhja me boten, aleancat apo metodat analitike per te ardhmen. Keto nuk bejne pjese ne kulturen tone. Prandaj mos u habit e mos kerko perse jemi mbledhur te lana. Jemi mbledhurr se deri aty shkojme ne nuk mendojme dot per gjithe vendin. Na duhet kohe te arrijme atje ku eshte bota.
Pervecse ato shkaqe qe ka analizuar autori, une do thosha se duhet shtuar dhe vete populli shqiptar qe historikisht ka qene “stani qe prodhon kete bulmet”. Prandaj po e perseris per te disaten here, se ky vend do shume kohe qe te behet me “forcat e veta”. Ndoshta mbi 100 vjet. Ne kemi nevoje pervec Drejtesise edhe per nje “Rend” te komanduar nga te huajt, te cilet i kane kapercyer me kohe keto faza dhe dine shume me mire se ne, se si ndertohet shteti. Thene ndryshe, Shqiperia e Kosova (se bashku), per te pakten 25 vjet duhet te qeverisen nga nje Protektorat Nderkombetar.
Pervecse ato shkaqe qe ka analizuar autori, une do thosha se duhet shtuar dhe vete populli shqiptar qe historikisht ka qene “stani qe prodhon kete bulmet”. Prandaj po e perseris per te disaten here, se ky vend do shume kohe qe te behet me “forcat e veta”. Ndoshta mbi 100 vjet. Ne kemi nevoje pervec Drejtesise edhe per nje “Rend” te komanduar nga te huajt, te cilet i kane kapercyer me kohe keto faza dhe dine shume me mire se ne, se si ndertohet shteti. Thene ndryshe, Shqiperia e Kosova (se bashku), per te pakten 25 vjet duhet te qeverisen nga nje Protektorat Nderkombetar
Kane ngordhur,
dhe era e qelbur mbledhur vitesh ka hipnotezuar shpirtrat,mendjen e te gjitheve,
duke perjetuar amulline, vegjetimin deri ne mundim.
Historia perseritet deri ne asimilim.
Shpetim, megjithese te admiroj shpesh per qendrimet dhe fjalet qe shpreh, kesaj here nuk mundem te bie dakort per nje çeshtje; ti ben pergjegjes, poziten, opoziten dhe te tjere per 1997. Por a e mban mend opoziten e asaj kohe ne ç’gjendje ishte dhe çfare beri shteti me te? Jo vetem opozita, por dhe atyre qe u theu dhembet Sali Berisha, me mbrapa i mori dhe u a rregulloi se i duheshin; detyrimisht qe ata jane burrat me te dhier sot si Neritan Ceka, Genc Pollo, Arben Imami etj dhe nga pseudointelektualet si Aleksander Frangaj, Frrok Cubi, Nikolle Lesi, Artur Zheji e te tjere plot. Me duket se keta jane dhe gazep-tare, anal-iste apo dhe llafollog. Por nga ata qe rrahu Saliu ishte dhe Edi Rama, bile keq. Sot, ja Saliu, e degjove ne parlament, po Gencin, po Neritani ku eshte, po Aleksandri, po Frroku, Po Nikolla ect ect. Dhe nje gje te keshilloj Shpetim: asnjehere mos i barazo njerezit e opozites me te pozites, ose me mire mos u a ndaj fajin ne mes ne menyre oportune. Jo te gjithe jane kriminela si Saliu, Lulezimi dhe Fatmir Mehdiu…, jo te gjithe jane hajdute si keta, jo te gjithe jane tradhetare si keta. Jepu haken gjitheseicilit per ate qe kane bere se keshtu shendosh opinionin shoqeror dhe u ben mire atyre per te mbajtur syte hapur. Megjithate une te respektoj per qendrimet e tua objektive.