Mustafa Nano, pas një seri replikash me kolegun e tij serb, ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Danas”.
Mes të tjerave ai është pyetur edhe për marrëdhëniet Rama-Vuçiç dhe kë sheh më pozitiv.
“Këta të dy duket se kanë një kimi në marrëdhënien mes tyre. Por për të sjellë një erë të re në marrëdhëniet mes dy kombeve tona nuk mjaftojnë dy persona, të cilët pas ca vitesh nuk do të jenë më kryeministra e presidentë. Duhet një komunikim në stil e front të gjerë mes dy kulturave tona.
Lidhur me fundin e pyetjes suaj, nuk di ç’të them. Unë njoh mirë Ramën, i cili më duket ca si shumë over the top, dhe i dhënë më shumë pas formës e stilit sesa pas përmbajtjes, gjë që, sipas meje, nuk është cilësi e mirë për një politikan. Ndërsa Vuçiçi më duket një politikan më profesionist sesa Rama, më i vetëkontrolluar, më skrupuloz. Për ta mbyllur me një shaka, po them se, sikur t’i ndërronim, unë mendoj se ne shqiptarët do dilnim më të fituar”, thotë Nano.
Ndërsa i pyetur për “Shqipërinë e Madhe” dhe “Serbinë e Madhe”, ai thotë:
“Nuk e di se çfarë thuhet, mendohet e besohet në Serbi lidhur me Serbinë e Madhe. Më mungon informacioni. Ndërsa në Shqipëri, projekti i Shqipërisë së Madhe nuk është më një temë e debatit publik. Elita intelektuale e politike në Shqipëri, me pak përjashtime, nuk i kushton vëmendje një projekti të tillë.
Por nuk di të them nëse kjo ndodh ngaqë ky projekt e ka humbur momentum-in e vet, apo ngaqë thjesht e konsiderojnë si një projekt të pamundur për t’u realizuar në praktikë”.(TemA)
Ca thuj o Muco!!! Eshte fat i madh per Shqiperine qe ka nje lider me permasa boterore. Ne fakt eshte fatkeqesi e tij qe udheheq nje popull debil si populli shqiptar, ai e pakta duhej te ishte udheheqes i nje superfuqie si USA apo Rusia dhe me normalja duhet te ishte lider global i botes(n.q.s bota do te ishte e bashkuar). Natyrisht me keshlltar mendjendriturin Ymer Baze. Debil populli, karagjoz palla e gjate!
Nuk jam në dijeni nëse Muçi di të bëjë not. Kur je mes dy brigjeve dhe do të kalosh nga njëra tek tjetra anë e lumit me mundësinë e vetme “notin”, kuptohet që duhet që të përdoret noti. Sipas tektit muçi nukbdi not sepse thotë që Ramën e njeh kurse Vuçiçin jo sa Ramën. Mos njohja e dytë lidhet me madhësitë jo vetëm që nuk e di paçën serbe se çmendim ka por ngatërron dhe madhësinë me etninë. Pala shqiptare asnjëherë nuk flet për Shqipëri të madhe, sepse ai term kupton zaptim të trojeve të huaja, gjë për të cilën shqiptarët askush nuk i akuzon mbasi janë fqinjët që i kanë zaptuar asaj troje. Pra z. Muç është i pa atë për të kaluar me not brigjet. Ju do pyesni se si do bëjë nano për të.kaluar në bregun tjetër? Mos u bëni merak se ai dhe analistët si ai që shyqyr Zotit i kemi me shumicë, e kanë gjetur mënyrën e transportit ujor. Ai/ata/ato i hypin tradhëtisë e cila u jep para me bollëk për të pështyrë vendin e tyre dhe për të lëpirë bythët e të huajve.
Çapajevi
Po mire bejne serbet qe e shfrytezojne kete psikopatin per mbrockullat qe flete,Ca pret nga je njeri qe nuk do nenen e vete qe i ka bere koken jo me te flasi mire per bashkeatdhetaret e tij te shtypi i armiqeve tane qindra vjecar.