Lideri historik dhe ish-kreu i PD, Sali Berisha në një intervistë për ABC News, është shprehur se nëse baza e partisë do të kërkonte shkarkimin e Lulzim Bashës, ai do të mbështeste kërkesën e tyre.
“Nëse baza kërkon largimin e Bashës, unë jam gjithmonë me bazën”, është shprehur Sali Berisha.
Por ka dy prova të pakontestueshme, të cilat vërtetojnë se në fakt baza e ka hequr Lulzim Bashën, në dy mënyra.
Së pari, janë dy peticione që kanë disa qindra firma ku përfshihen anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit Kombëtar, drejtues departamentesh, ish-deputetë, personalitete me reputacion dhe themelues të PD, të cilët në një mënyrë janë përfaqësues të shumicës së bazës së kësaj partie.
Së dyti, baza e Partisë Demokratike e ka shkarkuar Lulzim Bashën dhe e ka larguar atë, dhe për këtë mjafton të lexojmë rezultatin e zgjedhjeve për kreun e partisë me 22 korrik.
Në këtë garë, nga 120 mijë anëtarë të pretenduar, nga të cilët, sipas Lulit, votuan 60 mijë, në fakt pjesëmarrja në votim është rreth 4 herë më e ulët, pra në të gjithë Shqipërinë kanë votuar jo më shumë se 15 mijë demokratë, dhe ky është një fakt tjetër i pakontestueshëm.
Lulzim Basha e di mjaft mirë se demokratët e kanë braktisur dhe Sali Berisha ka të dyja provat të cilat tregojnë se baza kërkon largimin e Bashës.
Në rast se Berisha pret që të ketë protesta në selitë e Partisë Demokratike në degë, kjo mund të ndodhë që nesër, por ky do të ishte turp dhe fundi i partisë, e cila lindi në vitin ’90, si e para parti opozitare në Shqipëri.
Basha është i braktisur dhe po përpëlitet i vetmuar duke u lidhur pas karriges së kryetarit.
I gjithë ky teatër politik, pasojat i ka dhënë te PD, e cila megjithëse ka një përballje në qeveri të bëmave dhe gjëmave, nuk po mund të ringrihet për shkak të Lulit të vocërr në krye të saj.(Citynews.al)
Sali Bisha do te ribehet kryetar de jure sepse keshtu i nxit me lehte turmat e kamikazeve te tij.
Por…
Tring zilja, tring zilja…
Foli monstra.
More,me bejne syt mua apo eshte vertete Sali Berisha ky qe po flete?Po flete mire apo perçarte? Saliu te flas per Bashen qe mezi e vuri kryetar te pd-ke dhe tani na flete mbroçkulla,eshte e pabesueshme.Pd-ke mbaroi,do shkoi ne te semes.