Kreu i opozites i ben sfide SHBA dhe BE, teksa kryer nje vizite ne Londer me ftese ne konservatoreve britanike.
I gjendur nen trysnine e partnereve tane nderkombetare, kryesisht SHBA dhe vendeve te BE per te implementuar reformen ne drejtesi dhe Vettingun, si kusht per hapjen e negociatave me BE, Basha viziton pikerisht konservatoret britanike, vendi qe votoi daljen nga BE.
Duke u shfaqur ne kete rast, nje “sovranist” i thekur, nevoje kjo gjithnje per partite dhe lideret qe kane probleme me partneret dhe popullin e tyre.
Sipas njoftimit zyrtar te zyres se shtypit te PD, “kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May.
Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike.
Forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit janë disa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani.
Vizita e zotit Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër“.(Tema)