Partisë Demokratike duket se nuk i intereson shumë e ardhmja e fshatarëve dhe fatit të tyre.
Ajo ka vendosur të braktisë interpelancën me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.
Interpelanca u thirr nga deputeti socialist Erjon Braçe, që kërkoi llogari nga Peleshi për gjendjen në fshat dhe prodhimet e fshatarëve.
Por PD e ka cilësuar si farsë këtë interpelancë të thirrur nga Braçe.
Ndaj ka vendosur të mos marrë pjesë fare në seancën ku mund t’i kërkonte llogari ministrit Peleshi.
Përkundrazi, PD ka vendosur të hyjë në sallë vetëm kur të nisi debatei (sherri) politik.
Me sa duket nuk kanë asnjë alternativë, përveç sherreve, ndaj dhe nuk marrin pjesë në interpelanca.(TemA)