VIDEO/ Basha në Londër, Rama batuta me Berishën: Se kemi as Lulin sot, do merrem me ju. Se di pse je lidhur me pisllëkun se je rritur edhe në natyrë

14 Dhjetor 2017, 12:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në mungesë të kryedemokratit Lulzim Basha ka shkëmbyer një sërë replikash me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e grupit parlamentar Edmond Spaho.

Rama nuk ka kursyer as batutat ndaj ish-kryeministrit i cili replikonte nga vendi duke treguar disa pamje në Ipodin e tij.

“Kur ju dëgjon juve po mos t’ju njohësh thua sot erdhën këta nga Hëna a thua se nuk ishit këtu kur ndërtohej në mes të lumit. Kur propagandohej mrekullia e 8-të e botës se kështu e keni quajtur.

‘Ndërtimi pa leje është mrekullia e 8-të e botës’. Jemi i vetmi vend thoshte Saliu që kemi ndërtuar një qytet pa leje.
Ndërtimin për lum dhe në lum e sollët ju dhe tani vini këtu kërkoni llogari thua se ishit në Hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake.

Vini flisni këtu për ndihma ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe orizin e rezervave të shtetit e bëtë pilaf për vete. Morët dhe çizmet.

Po çizmet ç’i deshët? Rezervat e shtetit trokë tani thoni çne këto ndihma. Profesor, Ne nuk i kemi kërkuar ndihma askujt sa për dijeninë tënde.

Nuk i kemi kërkuar ndihma askujt por kemi falënderuar çdo kënd që është ofruar të na ndihmojë. Jemi shumë mirënjohës dhe jemi prekur nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të na ndihmuar.” (TemA)

2 komente në “VIDEO/ Basha në Londër, Rama batuta me Berishën: Se kemi as Lulin sot, do merrem me ju. Se di pse je lidhur me pisllëkun se je rritur edhe në natyrë”

  1. Bobi says:

    NE SHQIPTARET THEMI; BRESHKEN COJE KU TE DUASH EDHE NE PARIS PRAP NE FERRE DO KTHEHET SE ASHTU ESHTE MESUAR NUK RRON DOT PA TE.

  2. Qytetari says:

    Ja kshu Edi, ketyre ndyresirave me Saliun ne krye duhet tja u thuash shkoqur, qe dhe Populli ose me mire ai qytetari i thjeshte atje ne fshat ta degjoje e kuptoje se me cfar qelbesirash ka pas bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje