Deputeti socialist Erjon Braçe, ka nxjerrë disa dokumente në parlament, të cilat tregojnë se Klement Balili ka përfituar 20 hektarë tokë në vitin 2016, nga Ministria e Bujqësisë.
Ato i janë dhënë gjatë kohës që Klement Balili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Braçe teksa nxorri dokumentin, tha se ajo ishte një kontratë e nënshkruar më 20.5.2016 mes Mnistrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë.
“Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin.
Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë”, tha Braçe.
Me tej, Braçe foli edhe per nje tjeter kontrate te dates 6.7.2016, kete radhe per nipin e Balilit.
Gjatë kohës që Braçe bënte denoncimin, opozita mungonte.
“Në datë 20 maj 2016, mbajeni mirë këtë datë, 20 maj 2016, mbi 20 hektarë tokë bujqësore iu dha Bashkim Balilit, i afërm i Kelmend Balilit.
Ky nuk është aktor dhe unë nuk bëj teatër. Kontrata u lidh kur partnrët tanë shpallën në kërkim Kelmend Balilin.
Shikoni këtë kontratë tjetër.
Në datë 6.7.2016, kontratë me Albuniversal.shpk e themeluar nga Albin Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit.
Dhënë nga partia e tyre, për këta njerëz.
90 hektarë tokë bujqësore për t’i mbjellë me arra dhe shegë” tha më tej Braçe.
Ndërkohë, ministri Niko Peleshi tha pas akuzave të kolegut të tij socialist, se ka nisur një proces auditimi për të parë të gjitha kontratat e tokave bujqësore.
“Këto kontrata janë një turp zoti ministër. Një tokë prej 90 hektarësh i është dhënë një 21-vjeçari, i cili ka lidhje me Klement Balilin dhe Balili nuk është një personazh teatri, por është një person i shpallur në kërkim dhe ju i jepni toka,” replikoi Braçe.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha me ironi “ku është partia e Balilit”, duke iu referuar LSI-së.
“Partia e Klemnt Balilit, LSI, duhet të vijë këtu dhe të japë llogari”, tha Balla.
“Falenderoj Braçen për të gjithë këto fakte të rënda publike.
Bëhet fjalë për dhënie toke bujqësore një personi të shpallur në kërkim.
Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të heshtë, edhe opozita nuk mund të mungojë në këtë sallë sepse në këtë sallë është një ish-ministër Bujqësie, i cili është firmëtar i kësaj kontrate, është partia e Klement Balilit, LSI, dhe ata duhet të jenë këtu bashkë me opozitën tjetër dhe të japin mendimin e tyre.
Nxis Ministrin e Bujqësisë që të nisë menjëherë procesin e auditit dhe kallzimet penale për të gjithë ata zyrtarë që kanë shpërblyer me toka bujqësore Klement Balilin dhe kriminelë të tjerë si ky,” tha Balla më tej.
Kjo, për shkak se kontrata është nënshkruar pikërisht nga ministri i LSI, Edmond Panariti.(TemA)
Filloj loja me sponde.
Braçe nga partia e Balilit Ti ke zgjedhur presidentin.
Tash jeni tuj vepru mire keshtu tju nxjerrni ne shesh te gjitha poshtersite qe kan bere P .D dhe L .S .I ne favor te bendave ne dem te popullit se i keni lene shume me lehe deri tani .
Do asimilohet ,do kaperxahet ,do shkerdhehet ,e do “haroet” si shum e shum te tjera ! Banditet marshojn triumfator mbi gjumashet ,indiferentet ,qe kur plasin “fishekzjar” te tilla, hapin gojen me habi dhe futen ne birucen qe ju tregon LSI ja ! Bordello ,bordello mbetet e kurvat e kurvaret sju djersit veshi e as u skuqet faqja, por do ju dalin e do ju tallin me argumenta se asgje sesht e vertet !Ktu do jemi e do shikoni ! Po kafshojn qelbesirat majtas e djethtas si qen i terbuar e po ulerijn qe te mbulojn horlliqet pa fund! Ne dor te saliqenit e bisht qeni do mbeteni po nuk e varet atje ku rezuan monumentin e Atij qe ju erdhi hakut !!!!BOOOOOOOORRRRRRRDDDDEEEEELLLLOOOOOO……………..
Shume bukur
Shyqyrvqe po flasin keta te ps. Ishalla ziheni dhe tja nxirni te gjitha njeri tjetrit dhe tju shofim pas hekurave
Po ky Balili sikur ishte I askujt. E paska ngjyer mire ky Panariti. Duhet te jete bere me bekimim e Metes dhe te Monikes, patjeter. Prandaj thote I gjati largoni LSI nga administrata, eshte familja mafioze qe brenda saj ka disa familje te tjera mafioze: familjet Balili, Meta dhe te ish ministrave e deputetve te kesaj partie.
Eshte kenaqesi ti shohesh hajdutet se si akuzojne njeri tjetrin kur dihet qe te gjithe jane njesoj Plehra!
O Brace , mire e ke ti , vecse akuzon , akuzon , akuzon , mer fjalen prap dhe akuzon …..gjithe kohen ne parlament kete ben . Une nuk kam asnje arsye qe te mos te te besoj , bile te pelqej se thua cdo pa sensin e frikes dhe te demtimit politik personal , deri ketu OK .Kam ca pyetje per ty z.Brace . Cbehet me ato akuza ?? Ku e kane fatin ?? A i kalojne prokurorise ?? Dhe po i kalojne , kush eshte fati i tyre ?? se akuzat qe ben ti zoteri se bashku me Taulantin jane teper serioze , cbehet me to ?? mos e hidh topin tek Adiatiku , dhe po e hodhe mire ben , por Llalla iku keshtu qe nuk ke me arsye te justifikohesh , pastaj ja dorezuat prokurorit te pergjithshem , dhe ai i futi ne sirtar , gabim fatal . Cdo behet me te ?? qe mbuloj skandalet e frikshme ?? a do beni gje me Llallen , se me teper leviz ambasadori amerikan se ju , dhe ajo europiane , ju jeni vetem te konsumoni fjale dhe beni sikur zien , kete pershtypje keni lene , populli yne ka nje fjale te urte popullore per rastin tend Erjon , pisqollen po nuk ke ndermend te qellosh , mos e nxir , mbaje ne brez , ama po e nxore duhet te qellosh ………… jo se deri tani ti Erjon jep pershtypjen se qellon ne ajer , i kerciti trapi Saliut se e akuzon ti , i kerciti trapi Lulit apo lsi-se se i akuzoni ju , mundoheni te kenaqni popullin me lug boshe , o Erjooooooooooon mos bej zhurme ne parlament, mer milionshin , fute ne xhep , bej ndonje kritik aty ketu te justifikosh milionshin dhe shko ne shtepi .Leri te tjerat , te tjerat duan bythe , dhe jo llafe , dhe me sa kuptoj une ju bythe nuk keni , si ju tha ambasadori amerikan ?? hahahahaha akoma flini ??? hahahahaha ……………………..