Rama tallet me Albanën: Lëri kanalet ti, nuk të kemi për kanale ty, ty të kemi për det

14 Dhjetor 2017, 13:14Politika TEMA

Është shoqëruar me dabate të shumta senca e sotme e Kuvendit midis përfaqësueve të opozitës dhe kryeministrit Edi Rama.

Në debatin ku Rama po replikonte pas akuzave të opozitës për përmbytjet, ndërhyri nga karrigia e saj deputetja demokrate Albana Vokshi.

Mënjëherë Rama ka reaguar ndaj saj duke i thurur disa vargje:

“Ja dhe kulla e vrojtimit, lëri kanalet ti, nuk të kemi për kanale ty, ty të kemi për det. ‘Det o det i gjerë plot me ëndrra e përjetime’,  nuk te kemi për kanale ty”– tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje