Edmond Panariti justifikohet për pronat që i dha Balilit: Nuk jam marrë personalisht, por kontratat janë të ligjshme

14 Dhjetor 2017, 12:25Politika TEMA

Ish-ministri i Bujqësisë, ka reaguar pas akuzave se iu ka dhënë dhjetra hektratë tokë Balilajve, ndërkohë që Klement Balili ishte shpallur në kërkim.

Panariti thotë se kontratat janë të ligjshme.

Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit.

Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi.

Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë.

Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe”, tha Edmond Panariti.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje